Kulturë
Gazi Buxheli: Për Shtatë nga Rrënjët e Kombit
E enjte, 17.03.2011, 08:57 PM
Gazi Buxheli
PER SHTATE NGA RRENJET
(Cikël poezish, për konkursin e Kryengritjes së M. Madhe )
1-ABETARIA
Armaturë gërmash
Abetaria e Klasësë së parë,
Levë Arkimedi,
Me vlerëne syve në ballë…
2-SKENDERBEU
Edhe jeta, edhe vdekja
kishin vlerën e Lirisë,
veç të dyja dhënë asaj
si mbivlerë e Shqipërisë…
As jeta, as dhe vdekja,
s’kishin vlerë lirie
pa shpatën dorë rënduar,
e përkrenare përmbi krye…
Nuk ish shpata trimëria,
as hija mbitrimit,
thellë në zëmër që të dyja
kishin rrënjët e betimit…
3-NENE TEREZA
Në thellësitë oqeanike
botën për të shëruar
cektësia e çuditshme
e vetvetes së harruar,,,
…në cektinën e çuditshme
të vetves në harrë,
thellësia oqeanike
e mjrnjohjes si kujtesë.
4-KRYENGRITJA E MALESIA E MADHE
Mbi supe malesh robëria
hedhur mantele frike,
thellësive oqeanike liria
në lëvizje tektonike…
…që solli përplasjen e rëndë,
me tundje malesh e dridhje fushash,
në ditët pa diell, e netëvë pa hënë
flamur i përgjakur, në gryka hutash…
s’kish atje mbitrima dheu,
As Herkul mitologjie,
por malsor me ngjasi Anteu,
këmbëgulur, në ëndërra lirie.
5-ALI PASH TEPELENA
Barrë të rëndë pate mbi supe,
Ali Pash Tepelena,
Vet i parë në tavolinë,
vetë me shpatë nëpër bedena…
…erdhi fund i trimëruar,
kokë e trup prerë e ndar:
dor’ e shpatës në Janië,
në Stamboll mjekër e bardhë…
S’kish Pashai tjetër fund,
veç mbetur më shapatë në dorë
shpat’ e rëndë bedenash mprehur,
mjekër e bardhë lyer me borë.
6 -ISA BOLETINI
Përkulur në gjunjë,
me buzët mbi flamur,
përjetësisht në kujtesë
si gdhëndje mbi gur.
7-LUIGJ GURAKUQI
Pena vlente sa pushka,
mbase edhe më shumë,
kur Atdheu ish në rrezik
e i rrezikuar flinte gjumë.