E hene, 28.11.2022, 01:34 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Dy prindër të veteranëve të Ilegales të 1981 u rivarrosën në Kosovë pas 17 viteve

E diele, 06.03.2011, 06:51 PM


(Shënim – marr nga Agron Çuni - Digjej në Radio Blue Sky - RTK)

________________________________

Me rastin e një rivarrimi të veçantë!

 

DY PRINDËR TË VETERANËVE TË ILEGALES TË 1981 U RIVARROSËN NË KOSOVË PAS 17 VITEVE

 

Më 23 Shkurt 2011 në varrezat e Prishtinës, nga Gjermania u sollën dhe u rivarrosen Zeqir dhe Ajshe Prapashtica, që kishin vdekur në Gjermani gjatë një vizite në vitin 1993 dhe 1994. Ata janë prindër të Adem Prapashticës, që u dënua me 11 vite burg si i burgosur politik, si dhe të Abdullah Prapashticës, që ishte për 18 vite i arratisur politik, sepse ishin në mesin e organizatorëve kryesor të demonstratave të vitit 1981. Me këtë rast para të pranishmëve foli Tahir Gecaj i dënuar politik me 12 vite burg për ngjarjet e vitit 1981, pastaj të pranishmit i falënderoi Abdullah Prapashtica, fjalën e të cilit po e japim në tërësi:

_____________________________________________________________________

 

Miq të nderuar!

 

Duke ju falënderuar për këtë pjesëmarrje në dhimbjen tonë, më lejoni me disa fjalë ta ndaj me ju atë që po e ndjej thellë në shpirtin tim.

 

Të ju tregoj se sot kur prindërit tanë u kthyen për tu preh në gjirin e tokës mëmë, më nuk po e ndjej pikëllimin e këtyre 17 viteve, që më ka rendua nga koha e vdekjes së tyre dhe as ato 18 vite që kaluan pa ardhur në vendlindje. Edhe pse kjo ditë e ftohtë dimri po më kujton atë zërin e rapsodit tonë të famshëm i cili thoshte;”..kur ta kthyem ty Kosovë shpinën e lamë borë e gjetëm dimër…“, prapë se prapë po e ndjej veten më të lumtur se kurrë ndonjëherë më parë, që prindërit tanë ju kthyen Atdheut të vet, për të cilin vuajtën aq shumë. Jam i lumtur sepse Besën që ua dhamë kur vdiqën, sot po e realizojmë bashkërisht të gjithë ne që jemi këtu dhe ata që kanë kontribuar për të ardhur kjo dite. Kjo me forcon bindjen se do të arrijmë që ta qojmë në vend edhe Besën që ia kemi dhënë Kosovës, se nuk kemi me u ndal pa e qua në vend amanetin e dëshmorëve tanë të rënë për liri.

 

Sot po ua tregoi një fshehtësi! Para vitit 1981, kur babai im e kuptoi se ne jemi duke vepruar ilegalisht për krijimin e Republikës së Kosovës, na e dha vetëm një porosi. Ai na tha; “...djem nëse keni hy në këtë rrugë, atëherë ose e ndërprene menjëherë ose mos u ndalni kurrë pa e qua deri në fund këtë punë, sepse me bë vaki me e nisë dhe me e u ndal për gjysmë, do të bëni ligësi”. Nga ajo kohe kanë kaluar mbi 30 vjet, ne nuk u ndamë kurrë nga kjo rruge, pavarësisht nga çmimi që paguam dhe që po e paguajmë. Andaj më lejoni që edhe një herë të ju kujtoj ato fjalët e zjarrta të rapsodit tonë të famshëm që thoshtë: “...hej Shqipin mos thuaj mbarova se djemtë tu janë hala gjallë...”!

Dhe edhe pse sot kur lojna të ndyra po luhen në kurriz të atdheu tonë, ne gjallë jemi, të fortë dhe se luftën për liri nuk e kemi ndërmend me ndal sikur lufta të zgjat edhe 300 vjet tjera.

 

Miq të nderuar!

 

Në emër të familjes sonë ju falënderoj juve dhe gjithë ata që ndihmuan prindërit tanë në ato kohëra shumë të vështira kur ne ishim nëpër burgje e në mërgim. Ju faleminderit edhe për pjesëmarrjen e sotme dhe dëshiroj që në herët e ardhshme të takohemi, jo në ditë pikëllime, por në ditë gëzime!

 

Faleminderit dhe mirupafshim!

 

Përgatiti për mjetet e informimit

 

Agron Çuni



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora