Shtesë » Lajme
Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas: Deklaratë me rastin e sulmit antishqiptar në Frankfurt
E shtune, 05.03.2011, 08:56 PM
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
www.illyricumlibertas.org
illyricumlibertas@live.com
Deklaratë
Sh.m.a.i.k ILLYRICUM LIBERTAS –Tetovë, e pranoi me dhimbje të papërshkrueshme lajmin për aktin e tmershëm terrorist të vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjes së dy të tjerëve në Frankfurt të Gjermanisë.
Edhe më i tmershëm ishte lajmi kur e kuptuam se jetët njerëzore humbën nga dora e një qytetari të Kosovës tonë, me përkatësi etnike shqiptare.
Me këtë rast, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve, kombit vëlla dhe qeverisë mike amerikane.
Në këto momente të rënda për ju, gjithë shqiptarët janë me ju dhe pranë jush.
Kërkojmë nga MPB e Kosovës që të marë masa urgjente dhe në bashkëpunim me policinë gjermane dhe amerikane ta sqarojnë rastin në mënyrë që të mos lejohet manipulimi nga propagandat e fuqishme armiqësore në Ballkan.
Nga ana tjetër nuk mund të mos e potencojmë se qeveria e Kosovës ka dështuar plotësisht në luftimin e patologjive të ndryshme fundamentaliste që paradoksalisht e kanë përfshirë Kosovën pas çlirimit të saj.
Qeveria e Kosovës duhet te jetë e vetëdijshme se me vetë faktin e vendndodhjes së saj gjeografike në Europë, ajo e ka në dorë fatin e kombit dy milionësh europian shqiptar në Kosovë.
Ajo duhet të ndërpresë menjëherë disa projekte aspak të dobishme të bashkëpunimeve arsimore, kulturore dhe ekonomike me qeveritë teokratike të Azisë së vogël, Lindjes së mesme apo Afrikës dhe të koncentrohet në përafrimin dhe integrimin sa më të shpejtë dhe të plotë politik, ekonomik, social, arsimor dhe kulturor në Bashkimin Europian, aty ku shqiptarët e kanë vendin nga kohëra që smbahen mend.
Shpresojmë që këto akte që fyejnë vlerat dhe traditat e kombit shqiptar të mos përsëriten kurrë më.
Tetovë/Oaeneum
3.03.2011