E enjte, 23.05.2024, 01:05 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Personat me aftësi të kufizuar lëvdojnë PTK-në

E enjte, 03.03.2011, 09:51 PM


Prishtinë, 1 mars - Posta dhe Telekomi i Kosovës është i vetmi institucion publik që ka punësuar persona me aftësi të kufizuara. Për këtë arsye, Shoqata e Personave të Hendikepuar dhe me aftësi të kufizuara e Kosovës, ka nderuar me një mirënjohje drejtorin ekzekutiv të PTK-së, Shyqeri Haxha.

Agim Vatovci, kryetar i shoqatës dhe i punësuar në PTK, ka vlerësuar lart kontributin e kompanisë për këtë kategori të personave, ndërsa ka thënë se nuk po gjejnë trajtim të barabartë në kompanitë tjera. Sipas Vatovcit, kompanitë e tjera më të mëdha se PTK, injorojnë aplikacionet për punësim të personave nga kjo kategori. Haxha ndërkaq ka falënderuar shoqatën dhe ka shtuar se do të vazhdojë të japë kontributin e tij në këtë drejtim. Haxha shtoi se do të vazhdojnë me përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme për të lëvizur më lirshëm personat e kësaj kategorie.

Deri më tani, Posta dhe Telekomi i Kosovës, ka punësuar rreth 30 persona me aftësi të kufizuara.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora