E premte, 26.04.2024, 11:54 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

“Thaçi”, tender vrasësit të këngëtares

E enjte, 03.03.2011, 08:12 PM


Aziz Kelmendi, që tri ditë më parë u mbajt në pranga për vrasjen e këngëtares “Emmy”, është njeri i njohur në qarqet e qeverisë së Kosovës. Emrit të tij, ndonëse i skeduar në kartelat e krimit ekonomik në Suedi, qeveria e Kosovës i ka besuar një vit më parë tenderin e një darke për përvjetorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ku del qartazi se biznesmeni i njohur i Mitrovicës, pronari i një prej hoteleve luksoze atje, ka mundur të përfitojë edhe nga “garimi” i këtij tenderi në Ministrinë e Ekonomisë të Kosovës. Tenderi ka vlerë 12 mijë euro dhe është për “furnizim me ushqim dhe pije me rastin e manifestimit të përvjetorit të ATK-së”.

47-vjeçari, mbi të cilin bie akuza e vrasjes me dashje në Tiranë, mësohet se jo vetëm njihet por edhe ka garuar në tenderimet e shpallura nga qeveria ‘Thaçi’, nën siglën e hotelit të tij në Mitrovicë. Ndërtesa luksoze e “Hotel Palace” ndodhet në qendër të qytetit verior, ndërsa mësohet se janë edhe një sërë aktivitetesh të tjera që njohin emrin e tij si pronar. Pavarësisht protagonizmit të tij në qarqe të caktuara të qeverisë së Kosovës, lidhjes së emrit të tij jo vetëm me probleme në Mitrovicë por edhe në Suedi, atje ku edhe ka vendbanimin e dytë të tij, aktit makabër të kryer me 21-vjeçaren, autoritetet zyrtare të Policisë së Shtetit të Kosovës nuk japin asnjë lloj të dhëne në lidhje me personin e tij, dhe aq më pak për skedën kriminale në të cilën ka të listuar emrin. Akti i kryer prej tij mesnatën e së shtunës me këngëtaren e njohur prej vitesh, të cilën e përplasi me makinë, nuk ka zënë vend as në mediat vendase. Të gjitha të dhënat që mediat kosovare kanë botuar prej tri ditësh në faqet e të përditshmeve të tyre si dhe në edicionet e lajmeve në televizione dhe radio, janë citime të mediave vendase, ndërsa heshtja ka vijuar në lidhje me personin që njihet jo pak në Kosovë dhe jashtë saj.

 

Po kush është Azis Kelmendi?

 

47-vjeçari mësohet se ka lindur në Mitrovicë dhe jetën e tij e bën mes Prishtinës, Mitrovicës, Suedisë dhe Gjermanisë. Nga të dhënat e pakta zyrtare mësohet se Kelmendi ka nënshtetësi suedeze, vend në të cilin ka të hapur edhe llogari me drejtësinë vendase, ndërkohë që gjithnjë sipas informacioneve që vijnë nga Kosova, ai ka tre fëmijë; një në Suedi dhe dy të tjerë në Gjermani, vend në të cilin rri edhe bashkëshortja e tij. Gjithashtu bëhet e ditur se ai ka mundur të jetë në tregun e biznesmenëve të fuqishëm në Kosovë prej shumë vitesh, duke fituar kështu edhe suportin e duhur politik. Biznesi me të cilin edhe identifikohet Kelmendi mësohet se është pikërisht “Hotel Palace” në Mitrovicë, ndërsa ka shumë aktivitete të tjera në Prishtinë dhe se viteve të fundit është shfaqur edhe krah talenteve të reja nën petkun e të qënurit sponsor i tyre. Ndërkohë qarqet muzikore e kanë mjaft të njohur biznesmenin e fuqishëm, i cili i fton nëpër darka dhe festa të cilat i organizon jo vetëm në ambientet e tij, por edhe nëpër pub-e e lokale të tjera të njohura edhe jashtë Kosovës.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora