Kulturë
Ali Podrimja: Mes dy gurëve
E shtune, 19.02.2011, 08:07 PM
Ali Podrimja
Mes dy gurëve
(Bllacë, 1999)
Me Gjuhë Qeni tek merrem
më pak e ndjej
praninë e Njeriut
ndjekjet ekzode varre oh Zot
si na pakësohet dheu
Donkishoti ynë qeth e rruar në zero
në rroba femre vesh
në karro plehu kalon kufirin Shq-Shq
Maja e Sharrit seç i ngjan një molle dukagjini
po nuk mund e kafshon me dhëmbë të verdhë
Mbi dhe errësirën e shtrirë ndritë pika e gjakut
Kriposni trupat ju lutem
për kohë më të mira
Gjuhë e Qenit
na zgjon dhe n’ëndërr
A mjaftueka të jetosh
mes dy gurëve
(Marrë nga Sylejman Aliu: “FILOZOFIA E KRROKAMËS- Rexhep Qosja në Pasqyrë”-; vëllimi poetik i A. Podrimjes „Libri mbi të qenit“)
Komentoni
Artikuj te tjere
Vullnet Mato: Ngatërresa e pandreqshme
Poezi nga Naim Aliaj
Edlira Dedja: Indiferentët...
Julia Gjika: Gëzimi i fitores
Dibran Demaku: Misërat e mësues Miftarit
Vladimir Shyti: Ndihem mirë, midis njerzëve të mirë
Demir Krasniqi: Malli i pashuar
Organizohet në Shqipëri “Java e kulturës japoneze”, 14-20 shkurt 2011
Besar Shkëmbi: Lakohet si të duash e kur të duash
Pëllumb Lamaj: Kosovës Martire
Përparim Hysi: Një turtull erdhi tek dritarja
Miradie Zymberi: Ty poet
Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XVII)
Albana Lifschin: Dhimbje dhe mall
Albert Zholi: Flet arkeologu, politikani Neritan Ceka
Vjollca Lisi: Statutet e Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469
Përparim Hysi: Bejtexhiu
Halit Bogaj: Clark Gable (1901–1960)
Dy poezi nga Hasan Qyqalla
Makfire Kosumi-Kaquri: Ty Kosovë