E shtune, 27.04.2024, 10:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Bejtexhiu

E enjte, 17.02.2011, 06:09 PM


Bejtexhiu

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

                       Ka ca njerëz,të rrallë domsodo, që e kanë më

lehtë të flasin me vargje,se sa të bisedojnë siç bisedojnë të gjithë

njerëzit në botë.Kur them të rrallë,janë si të lindur enkas me këtë

predispozitë,si një lloj bekimi nga Zoti,se ndryshe nuk ke se si e

shpjegon këtë mënyrë të "foluri" të tyre.Dhe,sa i njeh,jo vetëm që

befasoshesh që të bëhen kaq intimë,por të vjen keq kur ndahesh prej

tyre.Se,kur ndahesh,ndjen një  boshësi dhe mëdyshesh se vallë a do t'i

shohësh më.Le t'ju kujtoj  për një çast veç njërin prej tyre:Babë Dudë

Karbunara,rilindasi i madh ka qenë njëri prej tyre.Babë Duda që si një

bjetexhi i lindur:edhe kur e torturpnin se përhapte mësimet e

shqipes,u drejtohej xhelatëve,me bejte plot humor:-Bini,o djemtë e

Skënderbeut,me shkopinjtë e mëmëdheut!

 

                                                      *       *      *

Dhe unë në tregimin tim do t'ju njoh me një bejtexhi të bukur,të cilin

e kam njohur qysh ngga viti '50-të kur isha nxënës në klasën e

pestë.Sapo dola në xhade,se vija në Fier,për të vazhduar klasën e

pestë unike (9-vjeçarja e sotme) ,se nuk kishim shkollë unike në

fshat,shoh një burrë,paksa të gjatë,që kish vënë përpara 5-6 lopë.

-Mirëmëngjes,xhaxha!-përshëndeta.-Mirëmëngjes,o trëndafil me

vesë.Katër pula e gjeli pesë..Unë po ia dhashë të qeshurit,se nuk më

kish ndodhur tjetër herë kështu.E pashë që qe me humor dhe,sado që

isha i vogël,sa,po të donte ky xhaxhai,mund të më fuste në një xhep të

potureve,se poture kish veshur,vura re se,tek u grahte lopëve,nuk

pushonte duke thënë bejte njëra pas tjetrës..Të dukej se sikur i

nxirte bejtet nga xhepat e mëdha të potureve.Sa soste njërën,tak

fillonte tjetrën dhe ,kështu,deri sa arrinim në Fier,gati dy orë

rrugë..Njerëzit,veç meje,e njihnin dhe fillonin ta gudulisnin.-Nga do

shkosh,xha Muço? Dreqi ta hajë!harrova që t'ju njihja me të:E quanin

Muço Kaja dhe qe nga Gjonasi,një fshat fare i vogël,aty ku ndanë

kufiri  i Fierit me Lushnjen.Sa e pyeti i pari :-Nga do vesh,xha

Muço?-Unë po shkoj sot nga Fieri/ku më pret

buzësheqeri/buzëshqeri-trëndelinë/prite-prite,Muço "zinë",se për

ty,harron shtëpinë.   Gjindja shkrehej së qeshuri,kurse unë që dëgjoja

për herë të parë,mënd kakarisja si ajo pula shiqirake,kur lë

furrikun.Se kish plot njerëz xhadesë se shkonin për pazar në Fier dhe

pazari,aso kohe,bëhej të martave.Pra,ka qenë e martë kur e kam njohur

xha Muçon.Dhe unë mezi prisja të martën tjetër.Duke parë se ç'bënin të

tjerët,edhe unë sikur ia mora dorën këtyre"gudulive" për ta kurdisur

xha Muçon.Qe njeri me shpirt të bardhë dhe nuk prishte qejf me njeri:i

kujtdo moshe të ishte.-Po nesër ku do vesh, - e shpova pasi e kisha

marrë atë urimin e parë.-Nesër unë do shkoj në Lushë dhe shikoj një

syrrrush/unë i fal flori për gushë/edhe bëhemi gushë për gushë.-Po

pasnesër?-Pasnesër, në Kavajë/kavajoten e përrlaj,se më kot nuk jam

ustaj.-Pas Kavajës,shkoi në Durrës/në Durrës,një arrëgungëz/po ç'më

ka,ç'më ka një gushëz/ka një gushëz,ka një sy/o Muço,pse s'vdes tani?

Dhe,pas Durrësit,në Tiranë.Në Tiranë kryeqytet/o Muço  çfarë të

gjetë/desh t'u bë kurrizi petë/qe një vajzë si sherbet/edhe dang

,mua,isharet/ishareti më -pëlqeu,por ç'e do,se erdhi"beu"/edhe tak

nxjerr kobure/desh më dhjeu mu në poture.Qe i çuditshëm.Nuk kish

nevojë që ta ngacmoje shumë.Fillonte dhe nuk donte lutje.

 

                                    *       *      *

Qe pajtuar si qeraxhi  (njëllloj punëtori me mëditje )   nga

tregëtarët dhe këtë punë e bënte aq mirë,sa kish grahur bagëti deri në

Shkodër.Dhe dikush që e njihte mirë,e pyeti:-Po në Shkodër?-Niset

Muçua për në Shkodër/edhe sos me këngë e lodër...Sos?E thashë

jangllësh!!!Sos një"punë" në Bahçallëk,se ndryshe më thonë:jazëk!  -A

ke qenë në Elbasan?-Elbasan,o vuna dorën/Muçua po e tund

këmborën/Elbasan me kumuria/lojti Muçua nga burgjia/Elbasania si

venusi/a s'këndoi Usta Isufi.Sa  Isufi,sa Budini/turru Muço nga

Peqini/Në Peqin  pazar i vogël/Muços i vjen mëndja rrotull/peqinsja

me ferexhe dhe bën sikur s'më sheh/mua dy lopë më duken tre.

Një herë tjetër në Berat/Aty po:hoqa adhap!Vjen beratsja tak me sy/o

Muço,oi-oi/epo kot nuk jam sojli/dhe i hip si kalëdori/sa i zbrita/tak

më hipi/ç'e do,m'u këput "rripi"/dhe m'u sul t'më hajë me dhëmbë/po

shyqyr që pata këmbë/se përndryshe Muçua vjati,veç nga çupa nga

Berati...

-Po kur shkoje në Vlorë?-Fier-Vlorë për dy orë/del një vajzë ma bën me

dorë/domethënë,a tund këmborë/mirë e tund,po ç'thotë vlonjati/mos

kujto se është Berati?/I bën bisht ky Muço Shkreti,por ç' e do se  e

zu deti/dhe hëngri dhe kur s'deshi,për vlonjakun as që pyeti...

 

                                        *      *     *

 

Natyrisht,bejtet janë,pothuaj,të "sakatuara"se unë aq i pëlqeja,sa i

kisha mësuar përmëndësh.Se jo pak,po ky avvaz për çdo të martë për

dy-tri vjet të mira.

Kisha vjete pa e parë,se,tanimë,po plakesha vet dhe pushteti i

"popullit" i preu pazaret,duke i marrë bagëtitë,se,siç thoshte Iliçi

nga kishim marrë "yrnekun",prona e vogël lind pronën e madhe dhe

kështu shkohet në kapitlaizëm.Kishin kaluar gati 20-vjet pa e parë

mikun tim,kur një mbasdite,prag viteve '80-të,e shoh xha Muçon.Ish

plakur mjaft,por unë thashë pa ta provoj,i ka lënë bejtet a jo?Se

fukarallëku ish ulur këmbëkryq në fshatra,se ndaj qe "kujdesur

pushteti popullor".I afrohem dhe i them:-Ç'kemi,xha Muço,si ia çon  me

dynjallëk? Dhe ai   (epo ku shteron shpirti i bardhë i një bejtexhiu?!

)  -Muçua mirë,po me gruan keq/s'e dëgjon Muçon pë dreq/-Hajde grua

tek dysheku!-Prit o Muço Kokëdybeku/se nuk jam ajo,e

para/Prit,Muço,kur të vijë radha?!!!E ka radhë birgadieri/Ik,o Muço

brekëpërmjerri!!!    -Se ta dish,të keqe xhixhai tyja,gratë e sotme e

kanë"dy herë nga hendeku/njëherë nga dysheku/...

Sado që qe plakur dhe mrulur,bejtet i kish në majë të

gjuhës.Ato,bejtet,qenë vet jeta e tij dhe ashtu dhe e ka sosur.Pra,jo

duke folur,por duke "kënduar".Tani që po e mbyll këtë rrëfim timin,më

vjen me të vërtet keq që po ndahem me të dhe bejtet e tij.Sa do më

pëlqente që dhe njehrë të rikthehej dhe të fillonte nga bejtet e

tij,që,mjerisht,unë i solla të "sakatuara,për ju.Nuk do më vinte keq

fare,përkundrazi do ndjeja lehtësim sikur të dilte dikush që e ka

njohur më mirë se sa unë dhe ta bënte të plotë portretin  e tij të

bukur të këtij bejtexhiu me zëmër të madhe.Se ai nuk kishte asnjë mik

të veçantë,por qe mik i të gjithëve.

I paharruar qoft emri i Muço Kajës nga Gjonasi i Lushnjes.

 

                                               23 tetor    2007



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora