E diele, 28.04.2024, 04:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Rita Saliu: Me fat Kosovë

E merkure, 16.02.2011, 08:57 PM


Rita Saliu, William Walker, Adem Saliu 17 Shkut 2008
Rita Saliu, William Walker, Adem Saliu 17 Shkut 2008

 

Uroj që ky përvjetor te jëtë një raport besimi, bashkpunimi kombëtar, i mbështetur ne një qëndrushmëridhe përgjegjësi të lartë etike, atdhedashëse, egzistenciale e morale, që 100 vletori i pavarsisë të na gjejë të bashkuar së paku me një dëshire dhe një mendim për çështjen kombëtare.

Ne themelet e tua Kosove, po të gjurmosh më thell në shekuj janë njolla gjaku të pashlyeshme. Të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në mbrojtjen e megjës-kufirit. Ti perkulemi Kosovës, gjakut të njom, qe dhimbjet tona të jenë të fundit e turmës.

Dëshiroj dritë nga rezatimi qiellor se malli ma ka mare gojen Kosovë. Me frymën e fundit shtetësi, bardhësi.

 

Me fat Kosovë

 

Te ura për në Çameri

 

takova mretëreshën Teutë

tek priste delegatët e Pavarësisë

derisa Bilal Xhaferi i dhuronte lule

 

me Konstandinin me Doruntinën

te Ura e Shenjtë hidhte valle Rozafa

te Molla e Kuqe priste Nëna Terezë

 

në Kuvendin në Kala te Rozafës

Naimi Fishta Samiu Mjeda Dara 

Skiroi Noli Çabeji Ymeri Poradeci

Rugova

shkruanin ALFABETIN E Lirisë

 

në gjithë boten mblodha lule

në majat e Bjeshkëve te Nemuna

te Molla e Kuqe rruges Egnacia

arrita në Anadoll

 

kalova oqeanet deri në Amerikë  

u ktheva prapë, prapë shkova në Nish

në Kalabri e Sicili

dhe ktheva për në Çamëri

ku me thanë Zara ka mbetur jetime

 

vazhdova të ecja drejt nënës

që më priste buzë detit

për të më kthyer në Dardani

aty ku është ngulitur rrënja

 

 

MEMORIALI I JASHARËVE

 

Zëri i kambanave ushtonte në Prekaz

Ta degjonte bota memece

 

Një flamur, një valle,

një shqiponjë, një vatër

 

dhe gjaku në ballë

dhe plagët në gjoks

 

Dielli e retë

Dëshmitarë të lirisë

 

pranvera do të çelë lulet

në krenarinë e kujtimit

 

Memoriali i Jasharëve

Si Sfinks u bën roje varreve

 

Rita Saliu

Rhode Island, USA

12 Shkurt 2011

Ne Prekaz te Memoriali i Jashareve
Ne Prekaz te Memoriali i Jashareve



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora