E shtune, 27.04.2024, 05:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Ndihem mirë, midis njerzëve të mirë

E premte, 18.02.2011, 08:57 PM


Ndihem mirë, midis njerzëve të mirë.

 

Nga Vladimir Shyti, Durrës

 

  Mëhalla ime është e zhytur tashmë në qindra ndërtime,ku dhe ka marë një pamje të tjetërsuar pas ardhjes së demokracisë.Po rrugica ime mbeti po aty, ku rrezet e diellit bien mbi gurëzat e përkohshme,dhe e shndrrojnë udhën në një gjerdan perlash.Dikur e hijshme dhe gazmore aty buzë detit,si një zeshkane e lezetshme plot shpresa dhe ëndrra,tashmë duket si e zhytur në kujtime.Ashtu edhe unë, dikur një fëmijë gjysmë i zhveshur  vrapoja bregut të detit plot jetë e gjallëri,aty ku rosast e egëra ishin zot të qiellit mbi hapsirën detare,ku peshqit e shumllojshëm ishin zot të hapsirës ujore,ku edhe dielli  rrezeartë thyesh mbi të,e sëbashku i uronin qytetit dhe rrugës time:gëzuar ditën e re.E tashmë i sunduar e rëndon nën peshën e rëndë të hekurit e betonit.Jeshilonte dikur kodra brinjë rrugës time mbuluar me gjethe ulliri,ku shoqëri kishin zënë me vreshtat mbushur me veshuk të argjendë dhe si një kurorë mbi vellon e nusërisë i jepte qytetit,një bukuri magjepse plot hir.Kalaja shekullore buzë detit Adriatik,ku dhe romakët e vjetër shijuan këtë natyrë e dëfryen në amfiteatrin më të vjetër të ballkanit,ndërsa tani zotërojnë vetëm cataje,gurë,hekur e beton.E hirta dhe e kuqerremta e cative sundon  mbi ish kurorën e lulëzuar,mali dërgoi në mënyrë të parregullt banorët e tij.Gjithashtu edhe në rrugën time u ngulën shumë banorë të ardhur nga viset e Shqipërisë,ndoshta parregull,por gjithsesi atëdheu është i të gjithëve.

 

    Endem nëpër ca kupza lulesh që rrjeshtohen si ushtarë të disiplinuar anës rrugës,capitem ngeshëm në rrugicat e krijuar nga të ardhurit,ku dremisin koshat e tejmbushur me plehëra të ndryshme e ca pemë të sapo mbjellura.Rrugicat e krijuara nuk ishin dhe aq të errta sa dukeshin nga larg,kishin edhe ato hijeshinë e tyre,kur dielli lëshonte duke dredhur rrezet e tij të kuqerremt e të pjerrta ngjyrë portokalli,që rrëshqisnin ndër rrugica me shumë përdredha,ato bëheshin të shndritshme dhe humbisnin tutje si bishti i fustanëve të grave që ikin me nxitim. Por rruga ime ishte më rrëzëllyese,ose ashtu më dukej mua.Aty ishin njerzit e mi,aty ishin ëndrrat e mija fëminore,aty po piqem si njeri i denjë i kësaj shoqërie dhe kurrë nuk do e ndërroj me udhët e evropës.

 

  Në atë rrugë ndodhin shumë gjëra të mira e të këqija,të cuditshme dhe esenciale.Aty jetojnë njerëz të transformuar krejsisht,një brez i rritur me shumë problem që ende qëndrojnë pezull  akoma  të pazgjidhshme.Një shoqëri  ende e pamësuar në regjimin demokratik,një shoqëri e cila ka detyra e të drejta.Aty jehon himni fëminor që përshkon si telat e një vegle muzikore zemrat e banorëve,aty bashkohen dialektet dhe jeta zvarritet kokforte,naïve,qetsore,nostalgjike,zhgënjyese dhe me shpresa tek e ardhmja.

 

  Dhe kur shiu bie pa u ndalur,njerzit e rrugës time veten s’e  gjejnë kurrkund.Rruga humbet bukurinë,banorët i mbulon pikllimi madh,një grua grindavece në mes pellgjeve të krijuara zë e mallkon.Dhe jeta ndërpritet,duke ecur në terrin e ndricuar vetëm nga rrufe rrënqethëse,të trishtuar e gjysmë të verbër,kërkojnë me tahmi zgjidhje për hallin e tyre,shenja e shëmbllesa të kohërave të shkuara,kur një fëmijë jetim vraponte nën breshërinë e plumbave dhe rrugën ia preu një turmë njerzish të irrituar duke thirrur me tërë forcën:”Duam paret tona? Poshtë pushteti! Policia është me ne! Por polici nuk kishte kurrkund në rrugë,dhe jetimi s’kishte frikë nga policia,se sa nga turma e irrituar.Deti u bë shpëtimi i tij.Një anije si fron i ndritur që digjej në ujë nga qindra drita priste lundrimin drejt  të së panjohurës.Aty u gjend dhe jetimi pas shumë mundimesh.Pupat e artë të anijes,ngrehinat ngjyrë vjollcë,sa era bënte dashuri me to,të argjenda ishin dhe dallgët që e përcollën larg shumë larg nga atëdheu,nga rruga jonë,nga qyteti ynë.Dhe ai jetim do të jetë i vetëm në bashin e anijes,do të ketë pamjen e një njeriu që në bregun e lënë pas do të ketë varrosur të gjitha shpresat…por që në sytë e tij digjet flaka e këmbënguljes së madhe…ai ende nuk është kthyer nga bota e re e krijuar nga vet ai fëmijë jetim. E kërkuan të afërmit në cdo skutë të europës,por ai humbi i vetëm midis të vetëmve.

 

  Ulem në një trung të prerë anës rrugës time,kujtoj auditorin,mësuesit,shokët e shoqet shkollës time,bisedat e tyre,ankesat ,të qeshurat e mendimet për të ardhmen,skeptikët që e shohin të ardhmen të errët,ëndrrimtarët që shprehen plot optimizëm.Bëj me nge analizat,e gjej veten time kudo në bisedat e tyre.Mandej ngre zërin,le t’a dëgjojnë të gjithë:Nuk duam më shtrangata zotërinj,një anije e shndritshme po vjen,ndricojani udhët se ndricimi e vezullim do të sjell.Ky vend ka nevojë për kësisoj tablosh,ku të emërtohet me mbishkrimin”Drejt evropës,drejt diellit,drejt shkëlqimit dhe drejt rrugës së jetës”Dhe në ato tablo do të shihni ngjyrat e jetës,ngjyrat e këngës,një himn madhështor për dashurinë e lirine e jetës,i cili ka shumë nevojë ky vend i shumëvuajtur.

 

  Në një cep të rrugës shoh pleq e plaka të krrusur nga vitet e dertet,në krye e supe u ulen flutura krahëshkruar,dhe ata në hijen e tyre shohin ëndërrat diku të humbura. Midis tyre të mbuluar me ëndrra fëmijërie ndajnë vajin e viteve me të qara pleqërie.Unë mbledh librat,gëzimin që më fali rruga ime,dhe me duart ende të njomë,ujë mbush nën një prroskë e laj kujtimet e gjyshërve.

 

  Pas një baceje të mbushur me mollë të krimbur,ku ca të rinjë luajnë në kalceto rri e vështroj me një mellf të pakuptueshëm të fortin e rrugës që vila e pallate ngre pambarim në tërë qytetin.Ku në mes të varfërisë tret ushqimin me ujë të gazuar,dhe më tutje ca lypës ngren kupën e hidhërimit.Pastruesin që fshin mbetjet e fushatës dhe, makinën luksoze që mend shtypi fshesaxhiun e humbi tutje,duke rrëshqitur rrugës si ngjalë.Vazhdoj rrugtimin me mendje të trazuar.Kam ndjesi të vecanta,e shoh botën të pastër dhe harmonike,të mistershme dhe njëkohsisht të thjeshtë,të vockël,por dhe shumë madhështore,zhvendosem deri në thellsi të shpirtit hyjnor,në mes të ideve që pushtojnë eci vetëm me shpirtin e ndezur,duke urryer dramat.Qënroj midis figurave të krijuara,ndjehem midis vorbullës të një njeriu që shtyn dhe shtyhet,që fishkullon të tjerët e njëherazi është vet i përndezur.Për mua nuk ka dhe shumë rëndësi vezullimi,nuk kerkoj edhe aq shumë nga jeta:gjithcka është një;ky është ideali im si indivit i kësaj bote të moderuar.”Gjithcka edhe një” dua natyrën e shenjtë,ku mund të jem ndërmjetsi midis asaj që është jashtë nesh dhe asaj hyjnores që është brenda nesh.Kështu si ëndrrimtar ngrihem drejt besimit hyjnor dhe në shumë raste,ai që di të ngrihet kësisoj,duket se Zoti i plofuqishëm I’a realizon dëshirat me kënaqësi.

 

  Kjo është rruga ime me të mirat e këqijat e veta,ajo që përcakton natyrën dhe gjëndjen time aktuale.Eshtë natyra dhe fati im që do të më cojë drejt së ardhmes me forcat që do më jape në jetë.I paepur do të përkulem me zemërbutësi para fatit që do të më dhurojnë njerzit e mëhallës timeNuk do të njoh as edhe një formë heroizmi,unë do të mbetem një njeri I thjeshtë i panjollosur nga gjaku i lakmisë e i vrazhdë për pushtet.Do të jem kurdoherë i guximshëm e fisnik në guximin e mendimit dhe forcave për t’i shërbyer me devotshmëri qytetit tim dhe në vecanti rrugës time të shenjtë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora