E shtune, 27.04.2024, 10:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Miradie Zymberi: Ty poet

E enjte, 17.02.2011, 08:58 PM


Miradie Zymberi

 

 

Jetë misteresh  

 

(Motivuar me rastin e ndarjes nga jeta, te mikut tone te madh e te nderuar;

Gjakush Tana - Ferit Ramadani)

 

Hënë! E natës mbretëreshë,

yjeve ndirçimin mos ua ndalo,

të ndrisin errësirën mes nesh,

ëndrrat me mjegull,mos i mbulo.

 

Diell, ti i dritës mbret,

na kthe në zemër pak ngrohtësi,

acar mos e bën këtë jetë,

në damar gjakun mos na e ngri.

 

Me mister o jetë u mbulove,

shtigjet tua labirinth pa dalje,

vetëm ekranin qiell zbulove,

vdekjes shpirtin ia fale.

 

Nëse vargu tash i ngrir mbet,

ju mos gjykoni,

sa të papritura paska kjo jetë,

duhet të kuptoni!

 

 

Ty poet

 

(Gjakush Tanës, alias  Ferit Ramadani)

 

Në pafundësi të shpirtit-thellësi,

për ëndrrat e dhembjen bëre varr,

poet qëndrese, shprese e për dashuri,

këngët më të bukura, në vargje ke fal.

 

Me zjarr e llavë si një vullkan,

dhe nga lartësitë mbi ato re,

rreze mbi këtë tokë shpërndan,

me vargjet për vatan, kujtim që le.

 

Mbi varrin tënd çarshaf i butë të mbulon,

nga petale lulesh , me ngjyra ngritur,

emrin gdhendur mbi përkujtimore nderon,

para veprës sate, horizont diellor ndritur.

 

Në margjina kohësh, paraqet dashuri, besim,

Ulërim e dhimbjes, deri në qiell jehoi,

gjaku e vaji për Kombin, për Bashkim,

deri në muzgun e jetës të shoqëroi.

 

Veprat që le nuk do ti harrojmë,

janë bërë dritë,ndrisin rrugën në errësirë,

sipas dëshirës tënde, hapin do të vazhdojmë,

që vargu në poezi të mos ketë të ngrirë.

 

Me ty kur duam të bisedojmë,

hapim librat, aty je i gjallë,

nga mesvargjet, zërin ta ndëgjojmë,

Ti rilind, në çdo fjalë.



(Vota: 11 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora