E shtune, 27.04.2024, 05:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një turtull erdhi tek dritarja

E premte, 18.02.2011, 07:23 PM


Përparim Hysi

 

Një turtull erdhi tek dritarja

 

Një turtull erdhi sot tek dritarja

Me sqep trokiti mbi xham

Ç'kërkon të më thotë,shtegtarja?

Ç'kumt më sjell?Ç'lajm?

 

Dola që mysafiren ta takoj

Me vete mora ca thërrime

Sa më pa,iku,fluturoi

Dhe mbeta në mendime.

 

Fluturimin e saj e ndoqa me sy

Dhe mbeta rob i një misteri

Mos vinte vallë nga imja Shqipëri?

Mos vinte vallë nga Fieri?!    *

 

Ashtu humba në mendime

Dhe enigmën s'e  zgjidha dot

Ah,kohë e rëndë,me shtegëtime!

Sakaq,m'u var një lot...

 

Si ky zog shtegëtar jam edhe vet

S'jam vetëm,por janë mijëra e mijëra

Si jam?Vet loti im flet

Dhe vjershën,tash, e mbylla.

 

*Fieri-qyteti im

 

 17  shkurt     2011



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora