| E premte, 18.02.2011, 07:23 PM |
Përparim Hysi
Një turtull erdhi tek dritarja
Një turtull erdhi sot tek dritarja
Me sqep trokiti mbi xham
Ç'kërkon të më thotë,shtegtarja?
Ç'kumt më sjell?Ç'lajm?
Dola që mysafiren ta takoj
Me vete mora ca thërrime
Sa më pa,iku,fluturoi
Dhe mbeta në mendime.
Fluturimin e saj e ndoqa me sy
Dhe mbeta rob i një misteri
Mos vinte vallë nga imja Shqipëri?
Mos vinte vallë nga Fieri?! *
Ashtu humba në mendime
Dhe enigmën s'e zgjidha dot
Ah,kohë e rëndë,me shtegëtime!
Sakaq,m'u var një lot...
Si ky zog shtegëtar jam edhe vet
S'jam vetëm,por janë mijëra e mijëra
Si jam?Vet loti im flet
Dhe vjershën,tash, e mbylla.
*Fieri-qyteti im
17 shkurt 2011