Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ali Podrimja: Mes dy gurëve

| E shtune, 19.02.2011, 08:07 PM |


Ali Podrimja

 

Mes dy gurëve

(Bllacë, 1999)     

 

Me Gjuhë Qeni tek merrem

më pak e ndjej

praninë e Njeriut

 

ndjekjet ekzode varre oh Zot

si na pakësohet dheu

 

Donkishoti ynë qeth e rruar në zero

në rroba femre vesh

në karro plehu kalon kufirin Shq-Shq

 

Maja e Sharrit seç i ngjan një molle dukagjini

po nuk mund e kafshon me dhëmbë të verdhë

Mbi dhe errësirën e shtrirë ndritë pika e gjakut

 

Kriposni trupat ju lutem

për kohë më të mira

Gjuhë e Qenit

na zgjon dhe n’ëndërr

 

A mjaftueka të jetosh

mes dy gurëve

 

(Marrë nga Sylejman Aliu: “FILOZOFIA E KRROKAMËS- Rexhep Qosja në Pasqyrë”-; vëllimi poetik i A. Podrimjes „Libri mbi të qenit“)