E shtune, 27.04.2024, 10:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Misërat e mësues Miftarit

E premte, 18.02.2011, 08:58 PM


MISËRAT E MËSUES MIFTARIT

 

Nga Dibran Demaku

 

Në fillim të viteve të shtatëdhjeta të vitit të kaluar,“Zëri i rinisë“,revistë për të rinj që botohej në Prishtinë,herë pas here botonte intervista të shkurtëra me personalitete të njohura të kulturës si dhe me krijues të ndryshëm.Atëherë isha nxënës i shkollës së mesme dhe revistën“Zëri i rinisë“ që dilte njëherë në javë e lexoja me kënaqësi.Dhe jo vetëm unë.

Tash kur kanë kaluar afro dyzetë vite nga ajo kohë ende më kujtohet një intervistë e revistës në fjalë e bërë me shkrimtarin e njohur Rexhep Hoxha.Në atë intervistë të shkurtër ishte një pyetje e veçantë me titull:“Heroi i ditëve tona“.Në atë pyetje shkrimtari ishte përgjigjur:Mësuesi.Ajo mërgjigje e shkrimtarit atëherë më pat lënë një përshtypje të veçantë.Them kështu pasiqë shumë nga të intervistuarit e tjerë tek ajo pyetje do të jepnin përgjigje duke përmendur politikanë të ndryshëm,artistë filmash etj.Ndërkaq shkrimtari Rexhep Hoxha si hero të atyre ditëve e përcaktonte Mësuesin.

Dhe vërtetë Mësuesi në çdo vend dhe ë çdo shoqëri duhet të quhet:Hero!Sidomos në vendet e shtypura nga diktaturat e ndryshme,siç ishte e shtypur atëherë Kosova.Ose thënë shkurt e shqip:Mësuesi është Hero në çdo vend,sepse ai i edukon gjeneratat e reja.Andaj për Mësuesin si subjekt,duhet të tregojë interesim të veçantë çdo sistem shoqëror dhe shoqëri njerëzore.

Filozofi i njohur kinez Konfuqie në një rast kishte deklaruar:“Nëse një vend do që ta mbash një vit,atëherë atë vend mbille me grurë dhe të lashta të tjera; nëse një vend do që ta mbash njëqind vjet,atëherë arë vend mbille me me pemë e drunj të ndryshëm; nëse një vend do që ta mbash me shekuj,atëherë në atë vend mbille arsimin“. Këtyre mendimeve të filozofit të njohur kinez nuk ka çfarë t`u hiqet as çfarë t`u shtohet.

Që t`i shkruaj këto radhë më nxiti një ngjarje që e përjetova në pushimet verore të vitit që shkoi dhe atë në Plazhin e Durrësit.Kisha shkuar për pushime në Plazhin e Durrësit me familjen time dhe me disa të afërm të familjes sime.Pasi që siç thash ishim të një familjeje kishim marrë tri dhoma  në një shtëpi aty buzë plazhit.Dhe për çdo ditë  sa qëndruam në Durrës,natyrisht që kohën më të madhe do ta kalonim në Plazhin e mrekullueshëm të Durrësit.

Ishte fund qershori dhe ishte një qetësi,sepse ende nuk kishte ardhur ajo vala e madhe e pushuesëve.Sipas vendasëve,sezoni i pushimeve të vërteta fillonte në korrik.Megjithate edhe në ato ditë të fund qershorit plazhi ishte përplot me vizitorë.

Ne,siç thash dilnim për çdo ditë në plazh dhe kohën më të madhe e kalonim aty. Përveq pushuesëve,aty në plazh defilonin edhe shitës të ndryshëm ambulant,kryesisht pemësh e perimesh që ua odronin pushuesëve. Në këtë mënyrë ata fitonin ndonjë lekë.Në mesin e këtyre shitësve ishte edhe një shitës që më kishte  bërë një përshtypje të veçantë.Vinte me një karro të mbushur me misëra të njomë dhe pasi i piqte në një skarë me thëngjill,i shiste.Por,përkundër të tjerëve që thërrisnin me të madhe duke e reklamuar mallin e tyre,ai punën e vetë e kryente në heshtje.As therriste,as bërtiste.Ajo thjeshtësi dhe qetësi  e tij më kishte nxitur që të bisedoja me të. Ishte dita e tretë që blija misëra nga ai.Pasi  i mora misërat e pjekura dhe ia pagova lekët e pyeta:-Përse nuk thërret edhe ti si të tjerët?! Mbase duke thirrur me zë të lartë si të tjerët, do të keshë më shumë blerës!

Më mati gjatë me një shikim që të shponte dhe ma ktheu:Unë nuk jam i përgatitur në këtë punë si këta të tjerët!Këtë punë e bëj për herë të parë këtë vit dhe nga halli! Nga fjalët e tij e kuptova se ai nuk e bënte atë punë me qejf.Në moment ndjeva një keqardhje që sikur po më ngulfaste.Përgjigjja e tij më kishte lënë për ca çaste pat tekst,siç thuhet shpeshë. Pasi e mblodha vetën ia ktheva:-Nëse guxoj të ju pyes!-dhe po mundohesha që të gjeja fjalët më të përshtatshme  për atë moment,në mënyrë që mos ta lëndoja, vazhdova:-Cili është profesioni juaj dhe çfarë halli ju ka shtyrë që të shisni misëra këtu në plazh?!

Me një shikim të përqëndruar që nga thembrat e këmbëve e gjer tek flokët e kokës, si të donte të zbulonte se cili isha unë dhe përse më interesonte puna e tij, ma ktheu:-Unë jam Mësues me profesion! Në të vërtetë isha gjer në përfundimin e këtij viti shkollor!Nuk di se a do të jam sërish mësues në shtator?!-dhe  vazhdoi  me një pjesë kartoni t`i fryente prushit në skarë.

-Përse thoni se nuk e dini se a do të jeni mësues në shtator?! Apo kemi dalë në pension?!

-Ha,ha,ha!-i doli nga gjoksi një e qeshur që nuk dihej në ishte e qeshur e qiltër apo ironike!

-Jo more miku im i mirë,unë nuk e kam arritur ende moshën e pensionit! Qeveria,apo thënë më mirë Ministria e arsimit na ka paralajmëruar se nën pretekstin e reformave ka bërë shkurtimin e disa vendeve të punës! Thënë të drejtën në gjashtëmujorin e fundit unë kam punuar si Mësues  vetëm me gjysëm norme!Dhe kur punon me gjysëm norme,natyrisht që do të paguhesh edhe me gjysëm page! E këtu tek ne vështirë jetohet me pagë të plotë, e mos të flasim për ata si unë që marrin gjysëm page! Andaj isha i detyruar që gjatë këtyre pushimeve ta bëja këtë punë, duke shpresuar se do ta fitoj ndonjë lekë.

-Jetoni këtu në Durrës? -e pyeta.

-Jo more miku im i mirë! Ma ktheu dhe vazhdoi:-Unë Mësues Miftari(Miftar e kishte emrin) jetoj në Berat!

-Dhe udhëtoni për çdo ditë nga Berati për të ardhur këtu?!

-Jo gjatë kësaj kohe unë banoj tek motra ime që është e martuar këtu në Duurës dhe këtu e ka edhe shtëpinë! Ajo dhe familja e saj më mbajnë edhe me bukë,sepse nganjëherë nga kjo punë që bëj fitoj aq pak lekë,saqë nuk më mjaftojnë as për ushqime!

-Po misërat ku i merrni? – e pyeta në Vazhdim dhe thënë të drejtën u pendova në çast për pyetjen që mbase nuk duhej ta bëja.

-Misërat i blej tek fshatarët në Rogozhinë.Atje shkoj për çdo mëngjes herët me autobus dhe pasi i mbushi thasët me misëra të njoma kthehem këtu në Durrës po me autobus.

-Do të thotë ju misërat e njoma i blini me lekë?! Ju duhet të paguani për misërat e njoma që nuk e dini në do t`i shisni pastaj apo jo?!

-Në rastin më të mirë unë i shes afro dy të tretat e misërave! Në rastin më të keq, vetëm gjysmën! Kur më shiten vetëm gjysma atëherë puna ime shkon sipas asaj thënise popullore:“Më rrove , të rrova-brisku i Berberit!“- dhe një qeshje e lehtë ia përshkoi fytyrën.

Nuk dija se çfarë t`i thoja! Nuk dija si të vazhdoja bisedën! Dikur se si mu zgjidh gjuha:-Mësuesi Miftar,këto ditë sa do të jem unë këtu në plazh do t`i marr nga ti nga gjashtëmbëdhjetë misëra!

Më shikoi  si me habi dhe më pyeti: -Përse gjashtëmbëdhjetë?! Ti deri më sot i ke blerë nga tetë?! Përse që sot e tutje nga gjashëmbëdhjetë?!

-Sepse misërat i ke të mira dhe ata të mijtë( dhe bëra me duar nga vendi ku ishte familja ime) dëshirojnë që secili t`i hajë në ditë nga dy misëra!

-Të falemnderit që po i çmon misërat e mij!-ma ktheu Mësues Miftari.

Dy-tri ditët tjera unë vërtetë i mora nga gjashëmbëdhjetë misëra nga Mësues Miftari.Ndonjëri nga familjarët e mij nuk i donte nga dy misëra në ditë,por…

Mësues Miftarit nuk ia mësova mbiemrin.Më kishte premtuar dhe i kisha premtuar se di t`i ndërronim adresat.Por, adresat nuk i ndërruam.Dy ditët e fundit Mësues Miftari nuk erdh në Plazh me misërat e tij.Ditën tjetër për mua dhe familjen time përfundonin pushimet verore dhe ne duhej të ktheheshim nga kishim ardhur.

Mësues  Miftari, mbase gjatë tërë pushimeve verore ka shitur misëra.Mësues Miftari nga Berati! Nuk e di në  e  ka zënë me dorë Ditarin e mësimeve në shtatorin  që shkoi ! Apo reforma e Misistrisë së arsimit e ka lënë pa punë?! Mbase verën e sivjeme do ta takoj sërish.Shpresoj dhe uroj që Mësues Miftarin ta takoj në Plazhin e Durrësit si Mësues e jo si shitës misërash...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora