E shtune, 27.04.2024, 12:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Julia Gjika: Gëzimi i fitores

E premte, 18.02.2011, 08:58 PM


JULIA GJIKA

 

GEZIMI I FITORES

 

Mezi e pe ditën

Mezi e ndave nga nata e gjatë

Mezi erdhi  Fitorja

S’ishin pak tragjeditë

Humbjet, dhimbjet s’ishin pakë.

Kjo ditë Kosovë

I ngjan stinës së pranverës

Gëzimin sjell

Me kthimin e dallëndysheve

Me kthimin e yjeve në qiell.

 

Si një trup i vetëm ke dalë

Nuk të nxënë sheshet

Nëpër botë,

me kohë u shitën biletat

për të ardhur te ty,

rrugë të reja  gjejnë dasmorët.

 

Eshte e diel

Qielli është i kaltër

Fytyra jote shkëlqen

Pritja ishte gjatë, përtej durimit.

Me zë te plotë, me zë të fortë shpërthen

Me korrin e ëngjëjve

Me fuqinë e dallgëve të oqeanit

Rruga e gjatë e mundimeve

Mbeti pas.

 

Fitorja është ulur

Pranë sofrës së madhe

Buzëqesh me fytyrën e heronjve.

Eshtë e diel,

Shpirtrat gëzojnë

Toka dhe Qielli  ka festë

Në varrezat ,martirët shtrijnë eshtrat

të qetë janë tani

Asgjë nuk vajti dëm

As gjaku i derdhur.

 

Ata që e dinë se c’farë ndodhi dje

Nën këtë qiell

Ndoshta nuk dinë shumë,

Ndoshta pak ,shumë pak dinë.

Por ky qiell  i di të gjitha,

Ky qiell di shumë

Ndaj sot nuk mbahet

Derdh dritë, ngrohtësi

Të rritet bari i ri  me shpejtësi

Të gëzojë Fitoren

Kosova e pavarur

Shteti më i ri në Botë

Botë a e dëgjon?

Bota të njeh  KOSOVE.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora