E premte, 26.04.2024, 03:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Arkeologu, akademiku, Myzafer Korkuti flet rreth librit “Shekulli i Voskopojës” i Pëllumb Xhufit

E shtune, 19.02.2011, 08:20 PM


Voskopoja, vendi ku prodhohej leshi për perandorinë austro-hungareze

 

Nga Albert ZHOLI

 

Sipas jush cili ka qenë motivi i këtij libri për Xhufin?

Në hyrje të librit autori shkruan se: “Mendimi për të konkretizuar në një libër këtë studim, që kishte nisur të konceptohej prej kohësh, i lindi në pranverën e vitit 2008, kur debati në mediat shqiptare në debati për romanin e B.Blushit “Të jetosh në ishull”, shkuan në ekstrem, në faktin e rëndësishëm: “Provokim me historinë”. Dhe vërtetë, gjatë 20 viteve të tranzicionit historia është provokuar rëndë për arsye e shkaqe nga më të ndryshmet, veçanërisht kur është përzier politika, kur politikanët kanë tentuar të bëjnë historinë.

Përse thoni politikanët?

Shembulli i ditëve të fundit e më flagrant është deklarate Konsullit Grek të Korçës që korçarët e voskopojarët grekë, duke nxjerrë në treg tezat shoviniste për Vorio Epirin, i cili duke dashur të sjellë si argument faktin se shkrimet në varrezat e qytetit janë në gjuhën greke, zbulon injorancën e tij dhe fytyrën e pseudo-diplomatit. E bëra këtë rezyme për të veçuar e nënvizuar një të vërtetë jo shumë të këndshme, që vepra si “Shekulli i Voskopojës”, me vlerë të veçantë shkencore po edhe shumë aktuale, si edhe studime monografike që trajtojnë në mënyrë shteruese, çështje të historisë sonë, kalojnë pa marrë vlerësimin e duhur, pa u bërë të njohura nga publiku, se këto vepra nuk bëjnë sensacione për shtypin, si ajo e Shmidit, përkthyer e servirur në mënyrë tendencioze.

Cilat janë mendimet tuaja për Voskopojën dhe për këtë vepër?

Voskopoja në shumë studime e botime është konsideruar si qendër e rëndësishme për historinë shqiptare e atë ballkanike të shek.XVII, por si një “ishull i helenizmit” pa asnjë lidhje me kontekstin gjeografik e historik në të cilin lindi dhe u zhvillua. Pikërisht vepra e prof. Xhufit ndriçon në një mënyrë të re historinë një shekullore të Voskopojës, dhe në bazë të një dokumentacioni të pasur provon në mënyrë bindëse se Voskopoja ishte një produkt i një konjukture ekonomike të favorshme, por të përkohshme. Çelësin e këtij zhvillimi, lulëzimin e rënieve të qytetit, autori, e sheh te kërkesa e madhe për leshin e produktet e tij në tregun e Evropës qendrore, aty nga gjysma e dytë e shek. XVII, gjë që përcaktoi evidentimin e Voskopojës si qendër e rëndësishme e prodhimit, grumbullimit e tregtimit të këtij malli drejt perandorisë së Habsburgëve, nëpërmjet portit të Durrësit. Eksporti masiv i leshit, që shkonte kryesisht për përdorim të ushtrisë kufitare., solli një hop të madh në realitetin ekonomik, social e kulturor të Voskopojës. Në vepër, ngritja dhe rënia e Voskopojës, ndryshe nga ç’është parë deri tani, shihet nga autori si një dukuri që lidhet me vetë sistemin ekonomik mbizotërues në Perandorinë osmane. Fatet historike që ndryshuan Voskopojën kanë një shpjegim kryekëput ekonomik. Prof. Xhufi mbi analizën e fakteve provon se Voskopoja nuk u rënua për shkak të konflikteve inekzistente me bazë etnike, fetare e kulturore, siç është pohuar rregullisht deri tani në historiografinë e huaj për Voskopojën, veçanërisht në atë greke dhe se Voskopoja nuk ishte një rast i izoluar, edhe qendra të tjera fqinje, pësuan të njëjtin fat. Monografia “Voskopoja” (një histori e riparë sipas autorit), e shtjelluar në 14 çështje (kapitujt), në një vëllim prej 462 faqesh, e plotësuar me botimin e Kodikut të Manastirit të Shën Prodomit, ne greqishte me përkthim në shqip, e mbështetur në një literaturë të gjerë (mbi 200 botime) e shkruar me logjikën e një historiani të njohur dhe me stilin “Aleks Buda”, është një studim ezaurues për historinë një shekullore të qytetit mesjetarë të Voskopojës.

 

Libri Shekulli i Voskopojës

 

Pëllumb Xhufi

 

Nëse ka ndonjë diçka që sjell ky libër është një përpjekje shtesë që kam bërë në vazhdim të përpjekjeve që ka bërë historiografia shqiptare sidomos ajo e dekadave të fundit për të thyer këtë mjegull justifikimi. Justifikimi fillon me problemin aq të ndjeshëm përkatësisë etnike të Voskopojës e këtu ka pasur një ngulmim masiv nga ana historiografisë greke për ta paraqitur Voskopojën një qytet grek si një fanar të helenizmit, i rrethuar nga barbaria shqiptare, i cili pastaj u shkatërrua pikërisht nga myslimanët shqiptarë të rrethinave dhe ziliqar ndaj këtij qytetërimi që s’kishte të bënte fare me ta. Dhe në pikëpamjen historike ky është një anti-historizëm sepse historia nuk pranon shkrime të tilla. Historia është diçka, e cila lidh procese, faktorë dhe nuk njihen raste të ngjashme. Edhe kolonitë greke të antikitetit edhe ato shpesh paraqiten ishuj të izoluar në bregdetin shqiptar. Ky është një paragjykim që unë e kam pasur dhe më ka nxitur. Është lejuar paragjykimin në këtë rast dhe nuk përputhet me ato që janë normat e historisë. Kam sjellë shembuj flagrant, kam përmendur edhe autorë të historisë greke që është Kostandin Vagalopolos, i  cili arrin të thotë për përbërjen etnike të kësaj treve që këtu popullsia ishte tërësisht greke dhe artikulohet më tej duke thënë se këtu kishte grekë shqiptaro-fon, greko-fon (kjo ish çudi), grekëllahofon, grekësllavofon. Kjo arriti deri në absurd që thuhet se grekë-grekofon, duke përfshirë edhe Voskopojën. Ka edhe raste pastaj qëndrime intolerante nga ana e historiografisë greke që unë kam sjellë edhe shembullin e një linçimi që është bërë pikërisht një studiuesi të kishës greke. i cili është kategorizuar në listën e atyre grekomanëve. Ky ishte me origjinë shqiptare dhe ishte nga Koçishti i Korçës me origjinë, por ishte integruar dhe kishte fituar kulturën greke. Ai ishte historian i shquar, dhe kur bënte histori nuk ia lejonte vetes që të bënte shkarje. Ai thotë se Voskopoja është qytet e krijuar nga shqiptarët dhe u bë edhe qendër ku u formua me mish dhe me kocka edhe gjuha shqipe. Këtu është bërë edhe një gjyq në vitin 1942 në Athinë, ku morën pjese edhe emra të shquar. Të cilët në mënyrë jashtë shkencore e çuan guidën sepse kishin tradhtuar… dhe mbronte një kauzë tjetër, që ishte kauza e shqiptarizmit. Kjo ka qenë premisë, që unë e kam ndjerë të nevojshme ta vendos në fillim dhe pastaj ajo që unë kam ndjekur ka qenë, që unë ndoqa gjurmët e dokumentacionit. i jam përmbajtur në mënyrë rigoroze ndjekjes gjurmë pas gjurme të dokumentacionit historik. Kam përdorur dokumentacionin e njohur por dhe të pa shfrytëzuar. Siç është edhe një dokumente i rrallë që është i kishës së Shën Këndollit një dokument autentik Voskopojës i shkruar nga murgjit voskopojanë, i cili është një shprehje autentike, por edhe i pa interesuar sepse ishte një shkrim i bërë për përdorim të brendshëm. Kjo ngeli në memorien historike që murgjit t’ia linin atyre që do të vinin më mbrapa dhe nuk ka politizime. Kjo injorohet krejtësisht nga historiografia greke dhe për fat të keq nuk është përdorur as nga historia shqiptare. Këtu kam insistuar sepse është diçka që i hedh në erë të gjithë ato teza që janë ngritur mbi paragjykime ideologjike siç është edhe ajo e Helenizmit të Voskopojës. Historia e Voskopojës njihet si hobi i madh kulturor që u bë në ngritjen e akademisë, tipografisë e bibliotekës. Është neglizhuar aspekti tjetër që është fenomen ekonomik në radhë të parë. Një fenomen ekonomik që në harkun e një shekulli pati edhe shkëlqimin por pati edhe rënien e tij. Kjo del nga dokumentet në mënyrë të qartë. Në mes të shekullit të 17-të Voskopoja ishte një vend blegtoral me 330 shtëpi. Edhe shqiptarë edhe vlleh, dhe këtë e vërteton edhe Lefteri dhe Osmani i atij viti. Dhe në dokumente na shfaqen në vendin e barinjve, të cilësuar të tillë, dalin tregtarë të fuqishëm deri në Europën Qendrore në Vjenë, Budapest etj., ku merrnin pjesë edhe panairet e përvitshme. Ky hov tentoi dhe këtu pati një fenomen i ekonomisë globale të asaj kohe, dhe në radhë të parë të perandorisë Osmane, por edhe të Europës. Kemi një çast kur perëndimi arrin të depërtojë perandorinë Osmane e të infiltrojë edhe anën ekonomike dhe ngriti qendrat, të cilat u ngritën falë një kërkese të jashtëzakonshme për produktin e leshit dhe nënproduktet e tij. Sepse në këtë kohë u krijua një front austro-turk në të gjithë shtrirjen e Danubit jo një front lufte. Por një front, ku perandoria azgurde vendosi një ushtri të madhe paraushtarake e përbërë nga ballkanikë, fshatarët, të cilët i vendosën në këtë front të Danubit, të cilët të vëzhgonin që të mos vinte ndonjë sulm nga ana e perandorisë osmane. Në front bënin pjesë dhe shumë ushtarë me origjinë shqiptare e vllahe. Fronti zgjati 70 vjet, dhe kur ai u zhvendos në zonën e Kroacisë e të Hungarisë në drejtim të Transilvanisë ndryshoi edhe rruga e tregtisë së leshit nga Voskopoja që mblidhte të gjithë leshin e zonës Maqedonase dhe që shkonte në Durrës dhe nëpërmjet Durrësit i çonte në Venedik, ku përpunohej dhe pastaj shkonte në frontin austriak kaloi në një drejtim tjetër dhe ndoqi një rrugë tjetër, duke lënë në marshe Voskopojën të këtij zhvillimit të ri. Në fillim të shekullit të 18-të ndodhën një sërë paqesh mes Turqisë e Austro-Hungarisë, që përfundoi me paqen e Beogradit, rezultati i së cilës mbaroi periudha e luftërave. Fshatarët e Voskopojës të cilët kishin hyrë në borxhe me furnizuesit sepse nuk ishin më në gjendje të paguanin mallin që ua kishin marrë, një pjesë e mirë ikën dhe ikën në Austro-Hungari dhe në vendet e tjera të Europës Qendrore. Këtu fillon pastaj një krizë që reflektohet qoftë në raportet sociale, në vitet e ashpra deri në konfliktet e ashpra, midis voskopojarëve dhe në dukuritë e tjera të rënies demokratike dhe përfundoi me sulmin e vitit 1769 që u bë shkatërrimi i Voskopojës. Këtu insistoj në diçka të re. Sulmi nuk u bë absolutisht nga myslimanë të rrethinave, sepse zonat e rrethinave të Voskopojës ishin të krishterë në atë kohë. Por kjo organizohej nga kreditorët të cilat mbas disa tentativash për të marrë borxhet e tyre më në fund i thanë troç Voskopojës që ne do të sulmojmë. Fakti është që sulmuan, rrëmbyen pasuri dhe kisha por nuk u prishën kishat. U rrëmbyen vetëm orenditë e shtrenjta të kishave.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora