E premte, 26.04.2024, 09:00 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas: Deklaratë

E marte, 15.02.2011, 08:58 PM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

www.illyricumlibertas.org

illyricumlibertas@live.com

 

Deklaratë

 

Sh.m.a.i.k  ILLYRICUM LIBERTAS –Tetovë, është duke i ndjekur me vëmendje ngjarjet  jonormale në kalanë historike të Shkupit.

Konsiderojmë se ndërhyrjet e fundit por edhe disa kërkime më të hershme arkeologjike aty, janë krejtësisht me motive apo prapavijë politike dhe të pamotivuara nga ana shkencore.

Incidenti i fundit ku u lënduan një numër i madh i qytetarëve shqiptarë shënoi një moment negativ në marëdhëniet ndëretnike në vend.

Kërkojmë nga organet policore dhe nga pjesa shqiptare e policisë së Fyromit që të kryejë një hetim të plotë, të gjithanshëm dhe të besueshëm, në mënyrë që të vërtetohen përgjegjësitë e secilit pjesëmarës në atë ngjarje tragjike.

Kërkojmë nga qeveritarët shqiptarë në vend, që të marin masa urgjente për ndalimin e punimeve ilegale në kalanë e Shkupit, si dhe që vendimarjen ta bëjnë në institucionet  shtetërore dhe jo në rrugë si u pa në rastin e fundit.

Apelojmë tek politika shqiptare e këtushme që të jetë shumë e kujdesshme në hapat që i ndërmer,  pasi fetarizimi i politikës shqiptare këtu është më shumë se katastrofal  për interesat afagjata të shqiptarëve, jo vetëm në IRJM por edhe më gjerë në Ballkan.

Gjithashtu, ne si Shoqatë i japim përkrahje të plotë Lëvizjes qytetare Zgjohu në përpjekjet e saja të drejta për të sensibilizuar opinionin publik në lidhje me ndërtimet jonormale në këtë zonë arkeologjike.

Në drejtim të qetësimit të situatës së acaruar pas këtyre ngjarjeve të rënda, kërkohet edhe dorëheqja e iniciatorit të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore shqiptare në vend, Pasko Kuzman.

Apelojmë deri tek faktori ndërkombëtar që të ndërhyjë urgjentisht dhe të ndalojë tjetërsimin e trashëgimisë kulturore shqiptare si dhe të ndikojë në uljen e tensioneve ndëretnike në IRJM.

 

Tetovë/Oaeneum

15.02.2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora