Mendime
Hilmi Saraçi: Dorëheqja e Sejdiut më vonë mund të sjellë efekte domëthënëse pë rrjeshmërinë demokratike të Kosovës
E shtune, 02.10.2010, 07:58 PM
Dorëheqja e Sejdiut më vonë mund të sjellë efekte domëthënëse pë rrjeshmërinë demokratike të Kosovës
Nga Hilmi Saraçi
Dorëheqja e Sejdiut, e cila erdhi si befasi, pavarësisht vendimit të gjykatës, nuk do të ndryshojë skenën politike në Kosovë brenda natës. Por mund të ketë efekte domethënëse më vonë . Në Kosovë pushteti i vërtetë i takon kryeministrit dhe Sejdiu mund të ketë dhënë dorheqje më me lehtësi ngase ka në mendje dhe ambicje për atë pozitën e kryeministrit në të ardhshmen…
Gjasat në këtë fushë të Sejdiut janë rritur pas rastit të Ramush Haradinajt, lideri kryesor i opozitës në Kosovë . Gjykata kishte ardhur në përfundim se gjykimi i mëparshëm për lirimin e tij ishte ndikuar nga kërcënimi i dëshmitarëve . Burgimi i Haradinajt ka shqetësuar partinë e tij, por edhe shumë qytetarë të tjerë duke ia lënë rrugën e hapur Sejdiut për të marrë votat e tyre që janë ngopur me veprimtarinë e Thaçit…
Akt burrëror dhe veprim dinjitoz i Fatmir Sejdiut
Shumë qytetarë të Kosovës vendimin e Sejdiut për dorëheqje e kanë vlerësuar si vendim të drejtë, pozitiv, disa e kanë kualifikuar si akt burrëror, veprim dinjitoz , dhe lëvizje pozitive drejt demokracisë duke shtuar se “z, Sejdiu është lideri më me nam në Kosovë i cili gjithmonë ka punuar për të mirën e vendit dhe të qytetarëve të saj”… Mendoj se ky vlerësim i qytetarëve është për t’u theksuar. Ndërsa kërkesa e inicuar nga dy deputetë nuk do të duhej të ishte objekt i shqyrëtimit në këtë formë të Gjykatës Kushtetuese, sepse çështja është më tepër politike , për të cilën çështje kjo gjykatë nuk është kompetente , as e autorizuar të japë verdiktin e vet. “Mendoj se gjykata ka gabuar që është lëshuar në këtë “– ka deklaruar dr. Osman Ismaili. Ndersa juristi i njohur dhe deputeti Riza Smaka ka thënë se”vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dy gabime të cilat janë esenciale dhe për rrjedhojë e bëjnë këtë vendim invalid. Vendimi thotë se presidenti i ka mbajtur dy funksione , e mbajtja funksionëve është diçka krejt tjetër nga ushtrimi i një funksioni. Relevante është kjo: e ka ushtruar apo nuk e ka ushtruar funksionin e kryetarit të LDK-së, që nënkupton p.sh. ta ketë kryesuar kryesinë e partisë, ta ketë reprezentuar LDK-në, të ketë vepruar në interesin, favorin e partisë etj. Këto sikur kanë munguar gjatë shqyrëtimit…
A do të shtyhen bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit
Si rrjedhojë e kësaj zgjedhjet e mundshme të parakohshme do të shtyjnë për një kohë edhe bisedimet teknike në mes të Prishtinës dhe Beogradit , meqë Kosova duhet të hyjë në dialog me institucione të qendrueshme duke përmbajtur dy altërnativa .
E para : nese ndodhë dalja e LDK-së nga koalacioni do ta shtynë PDK-në e Thaçit të gjejë partnerë për një qeveri të re , sidomos me AKR-në , AAK-në, LDD-në dhe me partitë e grupeve etnike kosovare, me kusht që ta ruajë vendin e mandatarit dhe të nënkryetarit ,Kuçi, duke ia “dhuruar” postin e kryetarit të shtetit Behgjet Pacollit dhe dy vende nënkryetarësh të qeverisë, Blerim Shala nga AAk-ja dhe Negjat Dacit nga LDD-ja , përndryshe mundësia e dytë është shpërndarja e parlamentit (Kuvendit të Kosovës)... LDK-ja aktualisht duket të jetë çelësi i gjithë kësaj situate të krijuar. Ndërsa brenda partisë do të shtohen fërkimet, çka edhe mund të jetë e natyrshme për një subjekt politik që ndodhet para finalës së zgjedhjeve të brendshme .
Ramë Manaj emër i përmendur për president të Kosovë
LDK-ja nuk e ka provuar opsionin, atë të Isa Mustafës, i cili për dy mandate pa ndonjë problem mundi kundërshtarin e PDK-së në Prishtinë dhe siq thonë vet disa zyrëtarë të kësaj partie “ia shpëtoi fytyrën LDK-së”.Me këtë rast, LDK-ja si duket ka propozuar që të dërgohet për president emëri i zëvendëskryeministrit Ramë Manaj me një marrëveshtje shtesë që në pranverën e ardhshme dhe jo në nëntorin e sivjetmë, siq kishte pretenduar Thaçi, të mbahen zgjedhjet parlamentare.Opsionet e paraqitura nga udhëheqja e tashme e LDK-së janë kontestuar që në fillim nga i kandiduari për kryetar të kësaj partije , Bujar Bukoshi, i cili sikur të ishte i “ngarkuar” dhe i “ dirigjuar “ ka marrë ”yrish” pa prit e kujtuar për t’u kandiduar për kryetar të partisë, LDK-së. Mendoj se z. Bukoshi nuk është i rangut të Fatmir Sejdiut, sepse veprimtaria e tij, megjithëse rangohet ndër themeluesit e LDK-së, ka pasur mjaft “rrëshqitje” gjatë historisë së zhvillimit të LDK-së në krye me dr. Ibrahim Rugovën.. Mandej ai ka qëndrime të pa studijuara mirë , shpeshherë lakohet me sjellje “kuturu” që në këtë kohë duhet një përpjekje dhe paraqitje e kujdesshme , pa “shkelmime” me qellim të afrimit dhe të ndërtimit institucional. Mendoj se koha kur ishte i njohur dhe i respektuar Bukoshi , por edhe disa të tjerë ka kaluar…
AAK-ja dëshiron kandidatin për president të Kosovës i cili nuk është politikisht aktiv dhe as deputet
Sa i përket bisedimeve me Serbinë , pikërisht këto “lëvizje demokratike” do të ndikojnë në shpejtimin e zgjedhjeve të parakohëshme , sepse mendoj se në këto bisedime me Serbinë në këto momente do të cenohej procesi i brendshëm politik dhe shtetëror, sepse me ketë rast PDK-ja me kryetarin e shtetit, kryeministrin dhe me kryeparlamentarin nuk do të ishte logjike që ta bartë tërë përgjegjesinë për të ardhmen e këtij shteti. Pra bisedimet do të ishin të pranueshme që të mbahen, tek pas konsolidimit të institucioneve demokratike të Kosovës …
Mirëpo çështja qendron në faktin se sa kohë do të shfrytëzohen për përgatitjen e zgjedhjeve dhe sa të përgatitur janë institucionet tona përgjegjese për organizimin e këtyre zgjedhjeve . Në këtë fushë kryeparlamentari Krasniqi ka vlerësuar si të “ftohura” marrëdhënjet në mes PDK-së dhe LDK-së, të cilat sipas tij nuk kanë pasur takime të drejtpërdrejta për disa çështje me rëndësi, duke e quajtur ”krizë të vogël politike” dorëheqjen e Fatmir Sejdiut nga presidenti i Kosovës. Mirëpo kundër zgjedhjeve të parakohëshme në vend në këtë vit, janë edhe shumica e partive opozitare , të cilat kërkojnë që zgjedhjet të zhvillohen në mesin e vitit të ardhshëm.. Në këtë fushë nënkryetari i AAK-së , Blerim Shala mendon se partia e tij konsideron zgjedhjet e radhës në Kosovë duhet të organizohen sa më mirë që është e mundur dhe që ato të jenë të lira dhe demokratike gjë që sipas tij këto zgjedhje nuk mund të bëhen brenda një periudhe të shkurtër kohore . Ndërsa sa i përket presidentit AAK-ja mendon që të propozohet një kandidat i cili nuk është as politikisht aktiv dhe as deputet i Kuvendit të Kisovës, por të jetë person që në opinion reflekton unitet”…
Kriza që ka kapluar institucionet e vendit pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu si duket kanë detyruar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin që ai të kërkojë mbështetjen edhe nga partia opozitare AAK, mandej për ta siguruar mbështetjen e e AAK-së kryeministri Thaçi i ka bërë ofertë kësaj partie që nese ata e mbështesin bisedimet me Serbinë , atëherë Qeveria që ai e drejton do t’i mbështesë shpenzimet për prosesin gjyqësor ndaj Haradinajt dhe do ta ketë parasysh kërkesën e tyre që zgjedhjet të mos mbahen në këtë vit…
Në bisedimet me Serbinë pa involim direkt të Amerikës dhe Rusisë
Zyrëtarë të SHBA-ve kanë deklaruar se nuk do të udhëheqin bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , mirëpo nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndikimit në këto bisedime . SHBA-ja mbështesin pavarësinë e Kosovës, prandaj besojnë se në këtë dialog nuk do të ketë diskutime për statusin e Kosovës.
Mendoj se në bisedimet Kosovë Serbi nuk duhet patjetër të involohet askush, as SHBA-ja dhe as Rusia, sepse nese ne kërkojmë që të jetë present Amerika në këto bisedime , sigurisht Serbia do të kërkojë prezencën e Rusisë. Me këtë rast do t’i japin kuptim tjetër dialogut që e kemi pranuar. Bisedimet duhet të udhëheqen nga përfaqësuesit e Kosovës dhe nga përfaqësuesit të Serbisë në kuptimin e bisedave teknike. Kosova është shtet prandaj edhe duhet të veprojë si shtet, mirëpo megjithatë unë mendoj se në jetësimin e bisedimeve rolin dominant duhet ta ketë SHBA-ja si arkitekt dhe (bashk) hartues i pavarësisë së Kosovës…