E premte, 26.04.2024, 06:57 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Idriz Zeqiraj propozohet për Kryetar të Republikës së Kosovës

E shtune, 02.10.2010, 07:59 PM


KRYEARTIKULLI*

 

Idriz Zeqiraj propozohet për Kryetar të Republikës së Kosovës

/dy kundërkandidatë: Esat Stavileci e Naser Rugova/

 

Nga Kadri Mani

 

Profesorin z. Esat Stavileci, 11.07.1942,  e njohin të gjithë e s’ka nevojë për biografi; edhe deputetin z. Naser Rugova, 20.10.1970, poashtu e njihni, kurse ne vetëm po theksojmë se ishte i vetmi që kundërshtoi deputetët mjeranë që miratuan projektligjin për daljen e tyre në pension suplemendar në moshën e tyre të zezë 50-vjeçare! Naseri është bashkëfshatar i Dr. Ibrahim Rugovës dhe në këtë mënyrë do ta trashëgonim mbiemrin- Rugova!

 

BIOGRAFIA E IDRIZ ZEQIRAJT:

 

Emra që nuk harrohen - Idriz Zeqiraj

E Premte, 26-03-2010, 10:59pm (GMT+1)

EMRA QË NUK HARROHEN

 

ZEQIRAJ, Idriz (1947).  U lind në Studenicë, komuna e Istogut. Shkollën fillore e mbaroi në Vrellë, kurse të mesmen -  normalen, në Istog, Pejë, Prishtinë, Prizren dke diplomuar në Gjilan. Ishin këto vitet ’60. Kjo bredhje nëpër normalet e Kosovës, atëherë kushtëzohej me shënimin “Largohet nga kjo shkollë, si i dëmshëm për rrethin shoqëror”. Pas diplomimit, punoi mësues   tre vjet në kmunën e Prishtinës, të Prizrenit dhe të Istogut. Për shkak të veprimtarisë politike, u largua nga arsimi dhe u ngrit procedurë penale ndaj tij. Më pastaj u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, kurse në vitin 1968 emigroi në Shqipëri, ku në shkollën “ Frang Bardhi” në Kallmet të Lezhës punoi si mësues. Vazhdoi pastaj studimet në Universitetin e Tiranës, në grupin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe dhe gazetarinë e shkencave juridike politike. Pas studimeve është arretuar dhe është dënuar për politikë subversive kundër Jugosllavisë, për prishjene e marrëdhënieve Jugollavo-shqiptare. Ka vajatur burgje dhe internime për më  se 17 vjet radhazi. Në Gjermani migroi në vitin 1990. Që në ditët e para, u angazhua me përkushtim në aktivitetet e shoqërore dhe politike.  Veçanërisht kontribuoi në organizimin e mësimit plotësues. Ishte kryetar i nëndegës së LDK-së në Rheinland Pflaz dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së për Gjermani. Si anëtar i komisionit për organizimin e shkollës shqipe në Gjermani, u angazhua për përfshijen sa më masive të fëmijëve shqiptarë në shkollën shqipe. Me vendimin e organeve mësimore të Kosovës në vitin 1992 u emrua mësues i shkollës shqipe në Ludwingshafen, ku punoi për një kohë. Kontribuoi në organizimin e fondeve për Kosovën dhe organizimin e ndihmave për shkollën shqipe në Kosovë. Bashkëpunon me gazeta e  revista dhe me shkrimet gazetare afirmon veprimtarinë e mërgimtarëve në mërgatë.

 

Tahir Z. Berisha & Hamza Halabaku & Çerkin Bytyçi: EMRA QË NUK HARROHEN- ARSIMTARË SHQIPTARË NË MËRGATË-IV” f. 222-223

 

*) Kryeartikulli i revistës “Shqipëria etnike” nr.3/2010

 



(Vota: 30 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora