E premte, 26.04.2024, 10:42 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Rama: Tradhëtia dhe Spiunazhi politik?!

E premte, 01.10.2010, 09:39 PM


Tradhëtia dhe Spiunazhi politik?!

 

Nga Besnik Rama

 

Mendimi vetvetiu po më merr zanafillën (madje edhe pa lejen time) nga lajmet e fundit në media-n e vendit tim. Historikisht njihet që Shqipëria jonë ka pasur në gjirin e saj tradhëtar, aq sa nuk ka pasur asnjë vend tjetër për frymë popullsie (ndoshta edhe po e ekzagjeroj, por fakti është fakt). Citoj edhe një thënie të Musolinit “Kudo i gjeta spiunët me lekë, në Shqipëri ato ishin falas”. Pikërisht këto spiunë kanë tradhëtuar edhe vendin e tyre, Shqipërinë mëmë. A ka sot tradhëtar si dikur? A po tradhëtohen nga dikush idealet nacionalkombëtare? Interesat e ulëta meskine e bëjnë njeriun tradhëtar përpara interesave të larta shoqërore?...

 

TRADHËTARËT… Vendi im që më ka lindur e ku hodha shtatin, e ku sot kam gjithçka timen: FAMILJEN; ka pasur dhe ka shumë tradhëtar nën folenë e vet. Dikush edhe mund të më ofendojë për këtë që po them, por dijeni se edhe pse jam nacionalist dhe e dua vatanë tim, nuk mundem të rri pa e thënë diçka që është shumë e vërtetë. Historikisht spiunët dhe tradhëtarët i kemi pasur të shumtë në numër. Po ju bëj vetëm një pyetje: Sa janë ato që po shkojnë prapa Dules dhe Bollanos? Sa shqiptarë po mashtrohen me lekët dhe pensionet e fëlliqura të shtetit grek? Sa makut shqiptarë po gënjehen me premtimet për Vorio-Epirin? Sa shqiptarë do të rregjistrohen si minoritarë kur të vijë koha? Sa kanë votuar për shkjaun në zgjedhjet e fundit vendore? SA?... Gjithsesi nëse nuk doni që të përgjigjeni ju, po pergjigjem unë. E kam nga prindërit e mi, që kurdoherë kur ngrihet një çështje ajo ka nevojë për përgjigje për të mos lejuar ekuivoke të ndryshme fjalësh. Vangjel SHKJA Dule dhe Vasil SHKJA Bollano janë spiunë të Greqisë, të cilët me porosi të Shtëpisë së Botës (vendit të tyre) janë dërguar në Shqipëri për të raportuar për çdo gjë tek Athina zyrtare, si dhe për të zbatuar veprimtarinë e tyre me diplomaci të thekur në këtë vend, ku sipas tyre pjesa e jugut (e Rep. së Shqipërisë) nuk është pjesë shqiptare, por greke. Këto dy persona po fitojnë avantazhe të përditshme, duke krijuar konflikte artificiale me qëllim prishjen e balancave dhe ekuilibrave. Janë pikërisht këto dy individë që po krijojnë një klimë destruktive dhe po prodhojnë incidente me karaktere nacionaliste. Kur ndodhi vrasja e (të ndjerit) Aristotel Gumes e deri para tre ditësh kam menduar se atë e kanë vrarë ato individë që publikohen në media dhe këtë mendim e kam të ngulitur thellë në kokë nga vetë trysnia që u krijua për këtë ngjarje. Por nëse mund të më lejoni t’iu them, se kam ca doza dyshimi që nuk e di se nga më vijnë, por kam frikë se duke shikuar që Shqipëria po bëhet çdo ditë e më shumë pikë strategjike dhe vend stabil në rajon, celula të ndryshme dashakeqe nuk e duan një gjë të tillë dhe punojnë për të prishur këtë klimë konstruktive që është krijuar për interesa që ato vetë i dinë. Dhe pyetja vetvetiu më lind “A thua vrasja e Himarës është improvizuar nga diplomacia e hipokrizia e derdhjeve të lotëve të krokodilit nga sytë makut të “dulebollanove”?!

TRADHËTIA!... Çështja e ditës që po diskutohet në vendin tim, por edhe këtu në diasporë ka emrin: LSI. Largimi i Dritan Priftit nga Ministria e Ekonomisë ka sjell polemika të shumta dhe një situatë vorbulle në Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku tashmë zënkat kanë dalur në sipërfaqe. Mbi të gjitha akuzat e ndërsjellta Prifti-Meta për takim të fshehtë me liderin e opozitës socialiste z.Edi Rama kanë ngjallur interes të madh tek opinioni i gjerë. (Tradicionalisht Prof. Dr. Sali Berisha ka qenë korrekt në respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndër vite. Asnjëherë ai nuk i ka shkelur rregullat e marrëveshjeve dypalëshe, por ka ndodhur jo pak herë ku z.Berisha është tradhëtuar edhe nga njerëz brenda stafit të PD-së. Spartak Ngjela, Preç Zogaj, Nard Ndoka, Paulin Sterkaj, etj. janë disa prej këtij soji tradhëtarësh). Z.Prifti akuzon kreun e LSI se i ka propozuar që të bashkangjisë votën e tij me Partinë Socialiste për të rrëzuar qeverinë, duke u bërë vetë z.Meta Kryeministër i Rep. së Shqipërisë. Nga ana tjetër, z.Meta deklaron se ka qenë pikërisht z.Prifti njeriu, i cili është ulur me z.Rama për të biseduar mbi mundësinë e realizimit të një puçi qeveritar. Pyetja lind “A është ulur ndonjëri prej tyre me z.Rama për të biseduar mbi këtë çështje? Dhe nëse PO, kush po i tradhëton idealet e vendit?! Kush po shkel marrëveshjen e integrimit të Shqipërisë?!

Tradhëtia dhe Spiunazhi politik duket se historikisht ka qenë i ulur këmbëkryq në mesin e shqiptarëve. Tashmë ne presim edhe integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë sonë dhe se nëse situatat politike të mëvonshme nuk i xjerrin jashtë loje këto spiunë-tradhëtar të ecurisë dhe europianizimit të vendit, PSE MOS TA BËJME NE NJË GJË TË TILLË?! Jemi pikërisht ne (populli shqiptar) që duhet t’i bëjmë dalje këtyre mafiozëve, të cilët tentojnë të uzurpojnë dhe bllokojnë jetën e këtij populli, jetën e këtij vendi që e ka destinacionin drejt BE-së.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora