E premte, 26.04.2024, 08:25 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Nëna jonë Tereze

E merkure, 04.08.2010, 09:57 PM


26 Gusht 1910-5 Shtator 1997
26 Gusht 1910-5 Shtator 1997
Kadri Mani

 

NËNA JONË  TEREZE

 

O tek lenë dielli-o e praron hana

Nënë Terezë- o ma nuk ban nana!

 

O atë që Gjergji bëri me shpatë-e

Nëna jonë e bëri-o me uratë-e!

 

O kemë aktorë-o e kemë artiste

O midis tyre dhe një Nobeliste!

 

O e lumnuemja-o Nana Tereze

Vendin tonë po shndërit me rreze!

 

E shndërit me rreze-o të ylberta

O ja darraviti do hije të zbehta!

 

O vijon traditën e Skënderbeut

Nam të madh po i qet atdheut!

 

O nga një vashë-o që ish bareshë

O u bë mësuese edhe shenjtreshë!

 

Adoloshenteja s’ish nga Kalkuta

Po stërmbesë e mbretëreshës Teuta!

 

Dhembja e tjetrit-o zemrën t’brente

T’shkoi jehona-o ndër kontinente!

 

Pa dashuri e flijim jeta-o s’ka kuptim

Përkushtimi n’Zotë-o çon n’amshim!

 

Dashuria është-o shpëtim i njerëzisë

Ndriçon fëtyrën kombit-o dhe historsë!

 

Vepra dashurisë është-o vepra e paqes

E dashuria në familje-o agmia e faqes!

 

O Bota mbarë-o t’vlerësoi sikur Nënë

Prandaj për ne je-o si diell dhe si hanë!

 

Nëna e dashur shkove-o rrugës Gjergjit

Edhe kanga lindi-o ditën e Shëngjergjit!

 

Kur bulbërinë natyra-o me lule lumaqe

Mbushemi hare-o zemrat na i kënaqe!

 

Popullatën t’vogël e bëre mjaft t’madhe

Dhijaret e ngushta-o na i bëre livadhe!

 

O n’kopshte botërore fëmijë pararëndise

Me erz e shpirt kombëtar atdheun qëndise!



(Vota: 20 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora