E hene, 18.11.2019, 02:49 PM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Pëllumb Elmazi: Kur më merr malli për Korçën, marr kitarën dhe këndoj

E marte, 20.07.2010, 07:10 PM


Flet këngëtari i mirënjohur dhe ekonomisti Pëllumb Elmazi

“Rikthimi” një album ku gjallon jeta nga Festivali i 16-të në RTSH

Kur më merr malli për Korçën, marr kitarën dhe këndoj

Nga Albert ZHOLI

Pëllumb Elmazi, këngëtari i mirënjohir i Festivaleve në RTSH,  mbas disa vjetësh heshtjeje kthehet para fansave të vet, por edhe para njerëzve të dashuruar me muzikën, me një album të ri “Rikthimi”. Dhe me të drejtë e ka titulluar ashtu, pasi ai kthehet tek spektatori, adhuruesit e këngës me një album të veçantë, me një album me një emër tepër sinjifikativ, kthehet dinjitoz, me atë zë, me atë ritëm, me atë dinamizëm, por tashmë me një ndryshim, ai vjen më i pjekur, më i sinqertë, më i plotësuar. Tek ky album ndoshta ai e ka gjetur veten jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje. Ndryshe nga shumë albume, “Rikthimi” ka një të veçantë tjetër, pasi ai ka brenda 15 këngë, duke filluar nga ato të muzikës së lehtë, serenatat e famshme koçare, duke përfunduar tek këngët popullore. Dy janë këngët që përbëjnë majat e këtij albumi, kënga “Nëna” dhe serenata “Korça ime”. Në këto dy këngë ai ka derdhur gjithë talentin e tij, artin e të kënduarit, dëshirën për tu paraqitur denjësisht me një performancë profesionale por dhe mbushur e ndjenjë. Amerika ka bërë që ai të etë më kërkues ndaj vetes, ndërsa atdheu i jep frymëmarrrjen për të parë çdo gjë me syrin real, me këmbë në tokë, pa kaluar në eufori. Mbi 18 Festivale në RTSH, ku ai ka marër pjesë, mbeten, sipari në rrugën e bukur të këngës, ndërsa ky album, një pikë ngjitje në kurbën me oshilacione të këngës në këtë “autostradë” plot me të papritura.

 Teksti: Jorgo Papanigji

Muzika: Luan Zhegu

Këndon: Pëllumb Elmazi

 

Korça

Kur më merr malli për Korçën,

Marr kitarën dhe këndoj,

Sikur të më falin botën

Unë me Korçën nuk e ndrroj.

 

Më merr malli për lokalet

Për një uzo, një raki,

Për kalldrëmet, karnavalet

Mbushur vajza, djem të rinj.

 

Korça ime, mike e vjetër

Sa shumë malli më ka marrë

Unë nuk kam ç’të të  dhuroj tjetër

Veç, një këngë, me një kitar.

 

Z. Pëllumb, ju tashmmë vini para publikut shqiptar me një album të ri. Një album me 15 këngë. Titulli shumë sinjifikativ, “Rikthimi”, përse e titulluat kështu?

Dëshira e këngëtarit që ka kënduar një jetë në skenë, në shumë Festivale, është që ai të bëjë një album. Të lejë diçka të bukur, gjurmë në muzikë. Ky titull e ka Brenda të tënën e tij. E ka Brenda lëndsën, enigmën, dëshirën, mesazhin. “Rikthimi”, pasi rikthehem pas disa vjetësh me një album të plotë, të qëmtuar, të studiuar dhe të realizuar në nëj studio serioze. Tek ky album është nëna, ardheu, familja, mërgimi, të afërmit, dilemat, Korça ime, serenatat,  etjj. Shumica e këngëve janë kompozuar nga Edmond Xhani një kompozitor i talentuar që banon në Amerikë. Ai ka qenë një ndër kitaristët më me emër në RTSH, pasi ka luajtur me këtë vegël që në moshën 12-vjeç. Orkestrimi I këtij albumi është bërë  I gjithë nga Edmond Xhani. Ishte një nxitje e tij por dhe e poetit Jorgo Papingji dhe këngëatrit dhe kompozitorit Luan Zhegu. Jorgua dhe Luani realizuan këngën serenatë “Korça”.

Si filloi tek Pëllumbi ruga e bukur e këngës?

Kur isha 10 vjeç kam ardhë në Fushë Krujë, tek motra e cila ishte martuar në këtë qytezë. I shoqi i saj shkoi për studime në Tiranë dhe ajo ishte vetëm . Prindërit më detyruan të shkoja nga Korça aty, tek motra.. Pra shkollën 8-vjeçare dhe shkollën e mesme e përfundova në Fushë-Krujë. Këtu fillova të këndoj në Festrivalin e shkollave të mesme në Peshkopi, për pjesën veri-lindore. Ishte viti 1969. Unë përfaqsoja Krujën në këto Festivale. Gjatë këtyre aktiviteteve, më pa nga afër Drejtuesi i Shtëpisë së Kulturës në Krujë Rruzhdi Keraj, i cili filloi të më aktivizonte dhe me këtë Shtëpi Kulture. Pra që në atë moshë në atë zonë u bëra i njohur. Rruzhdiu ishte një kompozitor i talentuar dhe një njeri i mirë. Ai ka marrë pjesë në shumë Festivale.Në Festivalet e shkollave të mesme, unë kam kënduar 3-5 këngë të tij. Kam marër dhe një diplomë në atë kohë në Peshkopi. E veçanta ishte se unë në këto Festivale kam qenë I vetmi mashkull. Kështu bashkë me këto Festivale unë aktivizohesha me Shtëpinë e Kulturës Krujë ku gjeta dhe këngëatren e mirënjohur Nurie Miri e cila ka kënduar këngën “Hënë e netëve të vona”. Në vitet 1974-1975 fillova  të aktivizohesha dhe nëpër Anketat Muzikore. Ishin vitet kur unë fillova studimet e larta për ekonomi.

Festivali i parë që ju keni marrë pjesë?

Ka qenë Festivali i 16-të I këngës në Radio Televizion. Kënga ime ishte “O moj shami shpalosura”. Kompozuar nga Apostol Simoni. Një kompozitor dhe kitarist i talentuar.

Psas Festivalit të 16-të, në sa Festivale të tjetë keni marrë pjesë?

Thuajase kam marrë pjesë në të gjitha Festivalet deri në vitin 1990. Pra kam marrë pjesë në 15 Festivale. Një kohësisht kam marrë pjesë në Festivalet e të rinjve që zhvillonte Radio Tirana, si me këngën “Mes Jush”, “Në ora shtatë” dhe këngë të tjera. Sigurisht isha i ftuar dhe në shumë Aketa Muzikore. Në Festivalin e 17 me kompozitor Alfons Balliçin kam marrë çmimin e dytë. Ishte n jë këngë shumë e bukur, e kënduar njëkohësisht edhe nga këngëtarja Afërdita Zonja se athere këngët bëheshin të dubluara, në dy variante. Këngë të tjera të bukura kanë qenë “Stacioni më i ri”, “Shtatori i parë”, “Sonte kemi festë”, të kompozuar nga Agim Prodani etj…

Në kulmin e këngës ju morrët rrugën për në SHBA..Pse?

 

Kjo s’do përgjigje. E para doja të thosha se kush nuk do të shkojë në Amerikë? Kush se ka ëndërr të prekë atë tokë të shenjtë?  Kush nuk do dhe për kureshtje të shkojë në vendin më të fuqishëm të botës. Unë shkova me llotari dhe ishte gëzim të shkoje aty. Ishin vitet që shqiptarët donin vetëm të iknin në emigrim, për një ekonomi më të mirë, por edhe për të parë botë me sy pas një izolimi 50-vjeçar.

Jeni intergruar në jetën Amerikane?

Besoj se po. Unë kam 3 djem dhe ata thuajse janë rritur aty, dhe po krijojnë familjet e tyre në atë vend. Ata janë intergruar plotësisht në këtë shtet gjigand. Ndërsa unë jam gjithmonë edhe në lëvizje nëpër aktivitete. Asnjëherë se kam lënë këngën kur më është dhënë rasti si në Amerikë edhe në Shqipëri.

Këngëtarët që ju keni ende lidhje dhe që i keni respektuar më shumë, në vite?

Të gjithë këngëtarët e brezit tim kanë qenë të talentuar. Ne kemi pas një shoqëri të bukur.. Përmend Luan Zhegun, Bashkim Alibalin, Petrit Lulon, Kozma Dushin, por veçoj Tonin Tërshanën. Ai ështe një këngëatr i talentuar dhe njeri shumë bujar. Ka një zë brilant.

Synimi për të ardhmen?

Të bëj një recital në Tiranë dhe një në Korçë. Sigurisht do të kem të ftuar dhe këngëtarët e përmendur më lart.

Cfarë ke mësuar në SHBA?

Unë jam intelektual dhe mund të them se në vendin tempull të demokracisë më është ngulitur më tepër respekti dhe dashuria për punën, njeriun dhe kohën.

Si të duket tashmë jeta në Tiranë?

 

Duhet kohë të ambientohesh. Tirana na është bërë metropol europian, por ka shumë lokale dhe pak vende për parkim.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT