E merkure, 01.05.2024, 08:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Përparim Hysi

E hene, 19.07.2010, 07:07 PM


Soditje

 

Përparim Hysi

 

 

Fidani

 

Ç'finesë të ka trupi,sikur je fidan

Pse të zë turpi,kur ballas unë jam?

Fidanin e lidhim,që mos e këput era

Zë unë humb fillin,sa të shoh,përhera.

 

Ç'të them unë për ty?Dil,o shpirt,pse s'del?

Jam në hall,e di,për ty mjaltë-shqer

Fine ma ke trupin si të jetë fidan

Nxirre me mua turpin,të lutem,o xhan!...

 

Erdhi  Yllka

 

Erdhi Yllka!Si më qe!Mu si ylle që ka bisht

Po mua syçkat pse,de,pse?Pse m'i shtiri egërsisht?

Unë e shoh që m'i ngul se...ka qëllim që të më "hajë?!"

Po unë thatë nuk e ha se...e kap "fap" dhe e përrlaj.

 

Ditë për ditë po vdes nga pak

 

Ditë për ditë po vdes nga pak

Nga mbresë e bukur që vjen e më kap

Mbresa vjen,fshehurazi,nga  mikja ime

Nga malli për të po shkoqem  si thërrime.

 

Nuk do vdes

 

"Kush ka bukë për të ngrënë

... dhe një mike,nuk vdes  "

Bajron

 

Ç'kam shkruar pak më lart, kam shkruar pak "revan"

Kjo që shkruaj tash,më është tamam.

Bukë kam boll...diskrete po kam mike?!

Kështu që unë,djalli,do shtyj dhe ca vite

 

Soditje

 

"Pllaja" që shoh nga prapa

Ka "lëndinën" për matan

Dhe për të më zuri vapa

Djersët çurg më shkojnë,moj xhan!

 

Në "lëndinë" dikur kullota

(s'e harroj atë ende!)

Duket unë me të s'u ngopa

E kërkoj ende,sepse...

 

Sepse shije aq më pati

Ndaj dhe goja më shkon lëng

Pa "lëndinën" miku vajti

O merak,ti plaç në vënd!

 

Dua të ulem shesh mbi të

Të "kullot" me nge,me qejf

Grriq-grriq një  lemzë më zë

Mall,o mall,më bën telef.

 

Shpreh dëshira prej rioshi

Nepsi rritet,mosha shkon

Pa "lëndinën" miku sosi

Ah,moj zemër,që s'harron!

 

16 korrik 2010

 

___________

 

Dil,moj jelekbardha,dil!

 

Nga Përparim  Hysi

 

 

Pse ?

 

Pse të bëri Zoti krejt me hatër?

Me trup dhe fytyrë,me dorë të ka bërë.

Nga mos më hip nepsi,bëhem i "uritur"

Të të marrë dreqi,me dorë e goditur.

 

Zë unë që të lutem,të biem në ujdi

Që t'më japësh buzët apo synë e zi

Ti hiqesh e mbahesh dhe hiç nuk ma varë

Po unë jam burrë i ngulur,më  kot s'jam flokbardhë.

 

I shtoj unë përpjekjet... edhe pak "dredhitë"

Merrem vesh me"dreqet",marr vesh nga"magjitë?!"

Të shtira në dorë,sikur zura qiellin

E bëra me dorë:tërboje tërë Fierin...

 

 

Ma gjeni

 

Ma gjeni miken time me shpirtin si pëllumb

Se ajo zëmrën time ma plagosi me plumb

Dhe zëmra zu më dhëmb nga plaga e rëndë

Ma gjeni se,ndryshe,Përparimi u çmënd.

 

I thoni që e dua,i thoni që e  pres

Po s'erdhi tek mua, ta dini:do vdes!

Ma gjeni,ma sillni atë si pulëbardhë

Dhe në qença i vdekur,ajo do t'më ngjallë.

 

 

Kur...

 

Kur më erdhi mëndja mua,kur më erdhe mu në shteg

S'kishte kohë më pothua,veç më fute njëmijë dreq

Se të shihje si relikte,mu si lule mos më prek

Më çudite,o moj mike,kur m'u hodhe në prehër vet.

 

Qe si qe;më mirë mos qe,se ti ike,diku, larg

Dhe mbërdhij si në shëndre,kur kujtoj çastin e paktë

Pse nuk zgjati edhe ca( makari të qe ca muaj)

Kujtoj çastin që më la...edhe shfryj...edhe vuaj.

 

 

Ah !...

 

Ah,sa gjëra që s'i thamë!

Ah,sa gjëra që s'i bëmë!

Një zbrazëtësirë të madhe lamë

Ah,çfarë bëmë!Ah,çfarë bëmë!

 

Koha rrodhi porsi lumi

Lumi dihet shkon në det

Kjo zbrazëtsirë na vret si plumbi

Vrarë e plagsour për jetë.

 

 

Dil,moj jelekbardha,dil !

 

Dil,moj jelekbardha,dil!

O moj ylleja përmbi yll

Pse më fshihesh,s'jam katil

O moj luleja xhevahir!

 

Dil që të shoh,o moj,fytyrën

Se,po s'dole,sheh mynxyrrën

Do më gjej e keqja mua

Do të dalësh? Hë,si thua?!....

 

 

"Pengesat "

 

E çfarë janë pengesat?!E çfarë janë piketat?

Mallkuar kush i shpiku!Rrethuar me të moral

Po zëmrat vallë pyesin për pengesat?

Ke parë që i kalojnë...të venë mu në djall!

 

Se gjasme kjo s'shkon dhe nuk qenka e ndershme

Dhe mbetëm gjithë kohën duke mbajtur leksion

Po veç dashuria(kjo ndjenjë e përjetshme)

Çan mbi pengesat dhe "leksionet" sfidon.

 

Dhe"Çelen arkapijat" made in Oso Bakalli   *

Brangashat shoqëria s'i ka hequr,Migjen!

Me piketa të babaqemos ruhet morali

Dhe  njerëzit lozin në jetë sikur lozin në skenë

 

*Skicë që çjerr moralin e kohës,shkruar nga Migjeni.

 

19 korrik 2010

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora