E enjte, 01.05.2025, 09:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Shkelzen Gashi: “Adem Demaçi - biografi e paautorizuar”

E diele, 18.07.2010, 11:33 AM


“Adem Demaçi - biografi e paautorizuar”

 

Nga Shkelzen Gashi

shkelzengashi@yahoo.com  

 

- Kur dhe ku lindet dhe rritet Adem Demaçi? Çfarë thotë mësuesja e tij për të?

- Në verën e vitit 1946 Demaçi si pionier qëndron mbi dy muaj në Durrës. Si e kupton aty se jugosllavët po e vënin nën kontroll Shqipërinë?

- Ç’i thotë Demaçi 11-vjeçar mësueses së serbishtes, të cilën e bën të qajë?

- Pse Demaçi i nis tri fakultete dhe nuk e mbaron asnjërin?

- A ka menduar Demaçi të bënte atentat ndaj Dušan Mugoša-s e Fadil Hoxhës?

- Më 1958, si i përgjigjet Demaçi propozimit të pushtetit jugosllav për t’u inkuadruar në radhët e LKJ-së?

- Pse shokët e Demaçit student, sa herë ndodhen me të në lokale, marrin me vete letra bixhozi?

- Ku, si dhe pse arrestohet Demaçi për herë të parë më 19 nëntor 1958?

- Si i përgjigjet Fadil Hoxha kërkesës së nanës së Demaçit për ta vizituar birin e ndodhur në paraburgim?

- Kastratovic' i thotë Demaçit pas gjykimit: ta dija se flet kështu, s’do të pranoja kurrë rolin e avokatit tënd. Ç’kishte thënë Demaçi para gjyqit?

- Pas daljes nga burgu i parë me kë e themelon Demaçi Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSh) dhe çfarë aktivitetesh ndërmerr?

- Si i përgjigjet Demaçi kërkesës së Konsullatës së Shqipërisë në Ankara që LRBSh ta ndalë aktivitetin?

- Çfarë mendimi kishte Demaçi për Enver Hoxhën?

- Kush është spiuni që ia dërgon UDB-së programin e LRBSh-së?

- Si dhe ku arrestohet Demaçi për herë të dytë dhe çka thotë para gjyqit?

- Ç’ëndërr sheh Demaçi në burg natën kur i vdes nana?

- Pse Demaçi shkurorëzohet nga bashkëshortja, Xhemailia, ndërsa ndodhet në burg më 1967?

- Ku i takon Demaçi për herë të parë fëmijët e vet?

- Në shtator të vitit 74, pasi lirohet nga burgu i dytë, çfarë ujdie lidh Demaçi me Metush Krasniqin?

- Ku dhe pse arrestohet Demaçi për herë të tretë, për t’u dënuar me 15 vjet burg dhe ç'thotë para gjyqit?

- Cili është roli i Mahmut Bakallit në dënimin e tretë të Demaçit?

- Ç’thotë dosja e organizatës ‘Amnesty International’ për Demaçin?

- Pse kur vdes Titoja, Demaçi pranon të qëndrojë i heshtur një minutë për të?

- Në burg, spiuni Nenad Tomic' i ofron Demaçit t’i bëjë thirrje popullit të Kosovës që t’i ndalë demonstratat e vitit ‘81. Pse refuzon Demaçi, megjithëqë oferta nënkupton lirimin e tij 10 vjet më herët?

- Veç një herë gjatë plot 28 vjetëve, sa do të vuajë gjithsej nëpër burgjet jugosllave, Demaçi e provon dhunën fizike. Si rrjedh ngjarja?

- Si pritet lirimi i Demaçit pas 28 viteve burg, ku mbi 5 vite kishte kaluar në qeli?

- Pse pak pas daljes nga burgu më 1990, Demaçi shprehet se Enver Hoxha është biri më i madh popullit shqiptar? Çka mendon sot Demaçi për Enver Hoxhën?

- Çka deklaron Demaçi për Rugovën pas daljes nga burgu? Pse në zgjedhjet e vitit 92, Demaçi voton për Rugovën? Çka mendon sot Demaçi për Rugovën?

- Pse, sa herë flet për serbët, Demaçi përdor cilësimin “vëllezërit serbë”?

- Pse forcat serbe në vitin 1993 në selinë e KMDLNj-së refuzojnë kërkesën e Demaçit për ta vrarë?

- Pse Demaçi papritmas e ndërpren grevën e urisë kundër mbylljes së mediave shqipe më 1993?

- Ç’u thotë Demaçi sërbëve më 1993 gjatë intervistës në televizionin BK në Beograd?

- Pse në fillim të vitit 1996 Demaçi pranon të bëhet anëtar i LDK-së?

- Pse në vjeshtë të vitit 1996 Demaçi i përkrah protestat kundër regjimit të Miloševic'-it në Serbi?

- Pse në fund të vitit 1996 Demaçi inkuadrohet në PPK dhe ç’parashihte projekti i tij ‘Ballkania’?

- Pse Holbrooke në vitin ‘98 në takim me Demaçin bërtet dhe grushton tavolinën? Si përfundon takimi?

- Si rrjedh debati mes Demaçit e Draškovic'-it në radio Zëri i Amerikës më 1998?

- Çka përmban marrëveshja e arritur mes Adem Demaçit dhe Ahmet Krasniqit në maj të vitit ‘98 në Oslo?

- Cilat janë kushtet e Demaçit për t’u bërë Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i UÇK-së?

- Kush nuk e pranon postin e këshilltarit të Demaçit në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë?

- Si u përgjigjet Demaçi në verën e vitit 98 kërcënimeve të forcave serbe në Komaran?

- Pse Demaçi e nxjerr nga Zyra e UÇK-së Raportuesin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Jiri Dinsbier?

- Në janar të vitit 1999 Demaçi diagnostifikohet me sëmundje të rëndë të zemrës. Kardiologët sllovenë e alarmojnë që të operohet menjëherë. Si shërohet pa operacion?

- Çka i thotë Robin Cook më 30 janar 1999 në Shkup Demaçit për Rugovën?

- Pse më 2 mars 1999 Demaçi e refuzon ftesën e Rugovës për t’u takuar?

- Pse Albright thotë se biseda telefonike me Demaçin në kohën e Rambujesë është biseda më rrënqethëse në jetën e saj?

- Kush janë anëtarët e ShP të UÇK-së që e urdhërojnë Demaçin të dalë jashtë prej ShP të UÇK-së?

- Për ç’arsye dhe kur jep Demaçi dorëheqje nga posti i Përfaqësuesit të UÇK-së?

- Ku ngulmojnë dhjetë pikat e Demaçit kundër Marrëveshjes së Rambouillet-së?

- Si u përgjigjet Demaçi kërcënimeve të forcave serbe gjatë bombardimeve të NATO-s?

- Ç’u thotë Demaçi sërbëve në vitin 2000 gjatë intervistës në televizionin BK në Beograd?

- Pse Demaçi jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Bordit të RTK-së?

- Pse në vitin 2004 Demaçi dështon për të themeluar Forumin Qytetar të Kosovës?

- Pse fill pas demostratave të 10 shkurtit 2007 Demaçi thotë Thaçi, Haradinaj e Surroi janë mafiozë?

- Çka thotë Demaçi për ‘pavarësinë’ e Kosovës, flamurin, himin...?

- Ku është dhe çka bën sot Demaçi?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx