E premte, 02.05.2025, 12:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Këngë për Veli Selimin

E shtune, 17.07.2010, 09:57 PM


Veli Selimi (02.09.1948-17.07.2006)
Veli Selimi (02.09.1948-17.07.2006)
Agim Gashi

 

Këngë për Veli Selimin

 

O moj sharki ti me më ngue mue

E ti za mos me më tradhëtue,

Se nji kangë burri du me këndue

Ja këndoj kangen-o, nji zemër trimit

Veprimtarit Veli Selimit.

 

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices

E kishte ai gjakun e Azem Galices,

Ishte burr me nder, kishte zemër trimi

Gojambli mërgimtar, o Veli Selimi.

 

II

 

O lamtumirë i tha Kosoves

Me fitu bukën e gojes,

Me nji zemër e atdhetari

Kurr su ndal Ai për liri

Bashkë me shokë edhe vllazni.

 

 

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices

E kishte ai gjakun e Azem Galices,

Ishte burr me nder, kishte zemër trimi

Syshkëmbi mërgimat ,o Veli Selimi.

 

 

III

 

Jetoj n´Julish ky burr bujar

Formon klubin “Bashkimi Kombëtar”,

E shqiptarët o me i bashkue

Atdheut tonë me i ndihmue

Jem n´rrezik duhet me luftue!

 

 

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices

E kishte ai gjakun e Azem Galices,

Ishte burr me nder, kishte zemër trimi

Syshqiponje ,o Veli Selimi.        

 

IV

 

O zemërambëli me fjalë bashkimi

Shumë I dashtun Veli Selimi,
Fjala e Tij nji fjalë kushtrimi,

Si për pleq edhe të ri

Populli thoshte ka nji parti.

 

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices

E kishte ai gjakun e Azem Galices,

Ishte burr me nder, kishte zemër trimi

Gojambli kurbetçar, o Veli Selimi.

 

V

 

Sot këtë kangë kur e këndojmë

Vlla Veliun e përkujtojmë,

Me ja nderue fjalen e vepren,

Pë Kosovë se kursej djersen

Për me e pas ma të mirë të nesermen.

 

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices

E kishte ai gjakun e Azem Galices,

Ishte burr me nder, kishte zemër trimi

Vëllaui jonë ,o Veli Selimi.

 

VI

 

 

Sot n´Kuçicë te ato vorre

E rrok flladi nji përmendore,

Ku pushon ai atdhetari,

N´përjetësi po kurbetqari

Veli Selimi Veprimtari…

 

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices

E kishte ai gjakun e Azem Galices,

Ishte burr me nder, kishte zemër trimi

Syshkëmbi mërgimtar ,o Veli Selimi.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx