E enjte, 01.05.2025, 03:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahbaze Vishaj: ’’Flas me Hanën‘’, Kismete Hyseni

E shtune, 17.07.2010, 08:22 PM


SHKRUAN SHAHBAZE VISHAJ

 

HANA, METAFORË UNVERSALE NË VEPRËN:

 

’’ FLAS ME HANËN’’, KISMETE HYSENI

 

Lërmë të vij me ty moj Hanë,

ta shuaj mallin në Tiranë,

t’ falem rend me fushë e kodër

që nga Shkupi deri n’Shkodër.

 

Ishin këto  disa nga vargjet që shkëputem nga poezia me titull:’’ Lërmë të vij me ty moj Hanë’’, nga libri më ri i  poeteshës, njërës ndër emrat e veçantë të letërsisë bashkëkohore për fëmijë, Kismete   Hysenit, e cila deri më tani ka botuar këto vepra letrare për fëmijë:  ‘’Më prit harabel’’, 1995, ‘’Kënga e Gjergj Elez Alisë’’, 2001, ‘’Hana me karrocë’’, 2002,( i cili libër u dedikohet fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe është përkthyer në 22 gjuhë të botës), ‘’Vargje me pika’’, 2004 dhe ‘’Flas me Hanën’’, 2009. Libri:’’ Flas me Hanën ‘’, përbëhet nga 39 poezi, të cilat autorja i ka ndarë në gjashtë cikle, ku nga poezia në poezi, nga vargu në varg, Kismetja paraqet botën fëmijërore, ndaj dhe lexuesit e vegjël shkrihen në butësinë e vargjeve, në ujëvarën e bardhë të ëndrrave të tyre. Brenda këtyre poezive të poetizuara me përkushtim nga poetja, është loti dhe dashuria, është malli e brenga, është lumturia e pritja, është çiltëria e botës së fëmijëve. Është liria për gjithë tokat shqiptare, është vet shpirti i poetes, është magjia e fjalës, është ndjenja e thellë shpirtërore amnore, është dashuria, malli e brenga e nënës për fëmijët. Në këtë vëllim poetik, Hana është metaforë universale, përmes se cilës autorja vë në pah gëzimet e brengat, dëshirat dhe ëndrrat e botës së fëmijëve, dashurinë e mallin e pashuar për vendlindjen, shtëpitë ku janë lindur e rritur, ku vargjet në vazhdim flasin qartë:  

Kur pa mëshirë t’ kaplon mërzia /

malli i shtëpisë tinëz thërret /

mos e prit sa të ngryset nata /

nisu kapërce mbi det. Më pas autorja shkruan për flokët me borë, për pritjen që nuk ik kurrë, për Hanën me dy fustana, për fluturimin mbi planete ( përmes ëndrrës), për mallin e nënës, vajtimin e motrës pranë varrit të vëllait si:  Kam ra n ‘gjunj sot para teje /  me u betu mbi trupin tand / sa të jetë jeta me jetue/ emri yt s’ka me shkue dam, faqe 26. Ndërkaq në poezitë përkushtuese si: ‘’Dhembja ime’’,  ‘’Agim është ai vetë’’, dhe ‘’Mos fol’’, autorja sjell të lexuesi dhembjen e madhe që ndien në shpirt për Shyhrete  Berishën ( nënë e vrarë nga pushtuesit serbë), për vdekjen e Profesorit- poet, Agim Deva dhe për Lulëkuqet e Jasharajve, që ranë për liri në Prekazin Legjendar. Kismete Hyseni, në këtë libër poetik poetizon për dy lule, për mbi të gjitha dashuritë ( që është dashuria për atdhe), për mallin e Nënëlokës, e cila e  ka për fëmijët në mërgim, për vendin ku nis atdheu, për një grusht dhe mora me veti, ku krijuesja shprehet:

Pastaj ika / ika, ika /oh sa larg ish Amerika! Kapërceva matanë deti /

një grusht dhe mora me veti. Poezia me titull:’’ Vargu im’’, paraqet te lexuesi aromën  e ftoit, të gurabisë, që ndjejnë fëmijët në vargjet që krijojnë nënat- krijuese. Ja si janë poetizuar:

I vjen era misërnike / edhe bukë nore / i vjen reçel me mollë /

 krem   e akullore. Po , po, çupë në vargun tim /përherë ka Yll e Hanë / vargut tim /  moj bij / i vjen era Nanë. Vlen të theksohet se shumë poezi janë të shkruara në katër, pesë, gjashtë e më shumë strofa dhe kryesisht me nga katër vargje. Vargjet kanë ritëm, rimë, muzikalitet dhe janë shumë tërheqëse për lexues. Figurat letrare si: krahasimi, metafora etj,  i japin veprës vlerën e duhur artistike.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx