Kulturë
Poezi nga Faton Krasniqi
E enjte, 15.07.2010, 09:56 PM
Faton Krasniqi
MOLLA E KUQE
Mollën e Kuqe
E mbolli një Dardhan
E ujiti e rriti
E besa edhe hëngri shumë
Nga ajo
Se ç`ia kishte ndjerë
Aromën një Karpatian
Rracë bastarde tinëzar
E hileqar
Vetëtimthi erdhi
Këmbëkryq hypi në të
E ndoqi pjellësin e saj
Dhe i tha : tani e tutje
Vetëm unë
Nga kjo mollë
Do të ha...
ENCIKLOPEDI SE JO MAHI
Mjeranët nuk e dinë
Nga vijnë e nga shkojnë
Të pa identitetët mundohen
Të na nënçmojnë
Të pa emërit mundohen
Emër të na vënë
Të ardhurit e pa ftuar
Në këto troje mundohen
Historinë t`na e tregojnë
Figurat historike kombëtare
Mundohen t`na i etiketojnë
Pellazgo-Ilirët
Planinci, Shiftari
Arnauti e Shipeci i emërtojnë
Na
Dëshpërim e xhelozi
S`e nuk kanë lavdi
Shtet pa emër e pa histori
Për krijimin e tij
FYROM duaje dhe lutu
Për profetin Josip Broz
Që ua krijoi
Shtetin artificial
Se përndryshe atje tej n`
Do të kishim kufirin
Shqiptaro-Bullgar
TINGUJ VIOLINE
(Demir Krasniqit)
Malësorët thoshin
Se në çdo fill pranvere
Te Përroi i Obërrshinës
Atje mbi bregore
T`brinjës iu dukej se
Dëgjoheshin tinguj
Të violinës
Ata thoshin se edhe
Zogjtë e moçëm
Bashkëkohanik zhdirgjeshin
E ulëshin mbi gurët
E kullës së rrënuar
E mbi degë t`qershisë
Aty sipër shtëpisë
Prisnin me ditë
Të tëra
Se kur do të vije ai
E t`i puthte me dashuri
Ashtu si në rini
Gishtat me telat
VALVITJE
Kasnecët bredhnin
Duarkryq dhe gojëmbyllur
Nëpër rrugët e rrahura
Nga këmbëzbathurit
Zymtësia të mjerin
E përcjell edhe në ditët
Me diell
Heraherës nga dëshprimi
Kërkon të ç`lodhesh e të kthjellësh
Mallkimet e përçmimet
Të vobektin e përcjellin nga pas
Në këto rrugë me kurtha pusesh
Në ç`derexhe valvitemi
Të bashkuar si tufë bletësh
Të pa kënaqura
Nga nektari që thithim
Oshëtima jonë pak dëgjohet
Në zgafellën e ujqërve e demonëve
Që thithin Kanabis Sativën
Dhe hanë mishin e qengjit
Të ri me verë e raki...
PËRURIME
Vlerat nëpër shekuj
Me shumë mundime
Deri këtu udhëtuan
E mbijetuan
E ne sot
Mbi vlerat shekullore
Themelet e antivlerave
Përuruam
Mbi kullat qindëvjeçare
Autolarje inauguruam
Mbi odat pleqnare
Pompa benzine ndërtuam
SHKOI-ERDHI
Shkoi UNMIKU
Erdhi EULEXI
Shkoi njëri
Erdhi tjetri
Shumë më i zi
I riu se i vjetri
Si s`na u nda
Kurrë dajaku
Suni e gazepi
Vetë e lypëm
Vetë na gjeti
S`
As njëri
As tjetri
Pasi këtu edhe
Qeveria e “Zanzi Barit”
Deshi shtrirje
E ndarje pushteti
VESA
Vesa mbi barin pranverorë
Nuk u dogj
Pasi doli dielli
Vesa u tretë
Dhe
Tani mbeti vet
Vesa iku
Dielli i ndau
E tani
Por erdhi një miqësi e re
U shoqëruan lulet shumëngjyrëshe me të
(AR)MIQËSI
Unë jam miku
I territ
Terri është armiku im
Tash këtë po e di
Mbase e kuptova
Këtë ndodhi
Unë do ta thyej
Menjëherë këtë miqësi
Do të dal në shitoren
Përballë të blejë një qiri
QYTETIT ME LUM
Në sheshin e qytetit tim
Pa emërtimin shandërvan
Shetisin kryelartë njerëzit
E shpresës së mirë
Sheshi i qytetit tim është
Pa kalldrëm
Me rini që i japin shkelqësi
Nuk harrohen verandat
E shetitë në mbrëmjet verore
E ndejat në kafiteritë dimërore
Pikniket pranverore në fshatrat
Malore
Qetësitë e ditëve vjeshtore
Qyteti im është një lule
Me shumë ngjyra
Që jeton po në katër stina