Kulturë
Lulzim Logu: Hajkut e Bujanit
E premte, 16.07.2010, 09:25 PM
Lulzim Logu
Hajkut e Bujanit
...
Kokrrat e shiut në tetor
Kokrra gështenje
Dhe kokrra rrushi...
...
Atherë kishim mall
Si flaka në gjeth
Digjeshim në puthje...
...
Tash veç hiri i puthjes
Feks hera herës
Gaca kujtimi...
...
Natën në mua
Derdh veç diell
Në ag ik’ si mjegull...
...
Veriu i rreh trungjet
Me
Lotët e vjeshtës...
...
Fole e dallëndyshes ra
Skaj çatisë së vjetër
Si humbje dashurie...
...
Bora bie si dhembje
Nuk lag
Por vret...
...
Pasqyra ishin sytë e tu
Nuk u pashë më
Dhe e braktisa...
...
Ku të shkoj pa ty
Kam rrugë të gjatë
Pa busull...
...
Ike prej meje dikur
Të lodh dashuria
Që nuk ndalet...
...
Ai nuk ka shtëpi
Por një kasolle të vjetër
Ku pikon dashuria...
...
Ura e drunjtë ka humbur
Dhe shelgjet lotonjës
Lakohen të bëhen urë...
...
S’ mund të digjemi pafund
Në lojra dashurie
Më kafshoi dhe iku...
...
Tani nuk puth tjetër
Veç dëgjoj hirin e puthjes
Që bie...
...
Ra dielli papritur
Dhe mjegull e lumit shket
Si jorgan i artë...
...
Dasma
Të dielën e vonë
Shuhet harbimi...
...
Të hënën hesht fyelli
Dhe ndalet çiftelia
Në vajin e gruas...
...
Në ëndërr mu fale krejt
Me trup e zemër
Dhe nisa të digjem...
...
Endrra si vesa e agut
E morën dhitë e egra
Parfum i tyre...
...
Pranverë në nëntor
Por zogj nuk ka
Në qiellin blu...
...
Qielli si lot i madh
Varur në faqen
E malit...
...
Kur të bjerë pastaj
Shkrin borën
Si iluzion...
...
Bien iluzionet
Endrra pragmengjesi
Then qafën...
...
Në varrin e babës gjej
Të njëjtin zog
Që nuk bëzan...
...
Veç sytë ja shoh
Ta zbuloj shpirtin
Pikëzuar si zog...
...
Kur bie borë dridhem
Nga frika
Se mos ngrin...
...
Shploj dëborë
Me shuplakën time
Hepuar malli...
...
Sa shpejt ike miku im
Mbahem prej fjalësh
Të idhta...
...
Kodi yt qe fjala
Dhe besimi pafund
Ne njeriun...
...
Pse zoti gjithmonë
I merr pranë vetes
Më të mirët?!
...
E panë ujkun mbrëmë
Angullinte pas hënës
Vdekjen e pyllit...
...
S’të harroj dot
Dashuri e parë
Si gozhdë e ngulur...
...
Hera herës
Jam Krisht i harruar
Majë gozhdës...
...
Tik tak tak , këpucët tua
Dyshemesë që dridhet
Aritmia ime e pakuruar...
...
E lexoi poezinë e fundit
Si testament Din Mehmeti
Harroi të vdesë...
...
E di fjalën e fundit timen
Një lot’ që varet syrit
Testament i grisur...
...
Në Majën e Hekurave mbeti
Një laps dhe një letër bosh
Vizatoma zemrën...
...
Parfumi i saj më deh
Dhe zemrën ma ligshton
Ta marrë kollaj në duar...
Nga libri i ri në botim:” Ritual”
2010