E enjte, 01.05.2025, 07:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Fillon puna në bibliotekën ''Mehmet Jusufi'' në Preshevë

E shtune, 17.07.2010, 09:57 PM


FILLON PUNA NE BIBLIOTEKEN “MEHMET JUSUFI” NE PRESHEVE

 

Shkruan: Xhemaledin Salihu, shef i Bibliotekës           

 

“Bibliotekat janë porta të diturisë, të mendimit dhe të kulturës.

Ato japin një ndihmë mjaft të rëndësishme për të mësuar gjatë gjithë jetës”.

 

QËLLIMET

 

Qëllimi themelor i Bibliotekës është sigurimi i burimeve dhe shërbimeve të ndryshme, për të plotësuar nevojat e individëve dhe të grupeve për edukim, informacion dhe zhvillim personal, duke përfshirë edhe çlodhjen e argëtimin.

Biblioteka të krijojë dhe të forcojë shprehitë e leximit tek fëmijët që në moshë të hershme.

Biblioteka të sigurojë burime dhe shërbime të ndryshme për të plotësuar nevojat e individëve dhe të grupeve për edukim, informacion dhe zhvillim personal përfshirë edhe çlodhjen e argëtimin.

Biblioteka të përqëndrohet në zhvillimin kulturor dhe artistik të  komunitetit dhe të ndikojë në formimin e identitetit kulturor të tij.

Biblioteka  të luajë rol të rëndësishëm si hapësirë publike dhe vend mbledhjesh e takimesh.

 

HISTORI E SHKURTËR

 

Fillet e bibliotekarisë në Preshevë datojnë qysh në shekullin XIX, kur në qendër të qytetit ekzistonte Biblioteka me Leximore.

Biblioteka e parë në Preshevë u themelua më 15 maj të vitit 1945.

Sipas shënimeve të gjetura, në Preshevë për herë të parë blehet libri shqip në vitin 1964.

Gjatë viteve 1956-1965, veprimtarinë bibliotekare e karakterizon ekzistimi i Bibliotekave Familjare, të cilat luanin rolin dhe funksionin e bibliotekave publike.

Në Preshevë, më 1965 themelohet Biblioteka Publike “Presheva”, e cila më 1966 shndërrohet në Bibliotekë Amë për komunën e Preshevës.

Më 1972 hapen degët e Bibliotekës Amë edhe ate në Rahovicë, Miratoc, Leran dhe Caravajkë.

Biblioteka Amë në periudhën 1969-1980 punoi dhe veproi në lokalet e ndërtesës së vjetër të Universitetit të Punëtorëve, në kuadër të të cilit ishte njësi punuese.Lokali i saj kapte sipërfaqen prej 36 m2 dhe nuk kishte sallë leximi.

Që nga viti 1981, Biblioteka Amë punon në lokalet e reja në Shtëpinë e kulturës, njësi e së cilës  është që nga themelimi i saj.

.Biblioteka shumë vite ishte e vendosur në një lokal improvizues në Shtëpinë e kulturës prej 65 m2 dhe nuk i plotësonte as nevojat elementare të veprimtarisë. Kjo zgjidhje ishte e përkohshme dhe në raftet e saja ishin shpërndarë vetëm lektura e shkollës fillore e asaj të mesme.

Aktualisht Biblioteka “Mehmet Jusufi” është vendosur në katin e dytë të Shtëpisë së kulturës dhe kap sipërfaqen prej 500 m2.

Lokalet dhe hapësira e Bibliotekës i plotësojnë nevojat e Bibliotekës në Preshevë dhe në perspektivë mundësojnë zhvillim, modernizim dhe përparim të veprimtarisë bibliotekare në këtë komunë.

 

Hyrja kryesore e Bibliotekës
Hyrja kryesore e Bibliotekës
THEMELIMI

 

Kuvendi komunal i Preshevës, në mbledhjen e mbajtur më 25.11.2008 themeloi Bibliotekën si institucion të veprimtarisë bibliotekare pë teritorinë e komunës së Preshevës, me vendimin mbi themelimin e Bibliotekës në Preshevë nr.630-1/08 të dt.25.11.2008.

Emri i institucionit është Biblioteka “Mehmet Jusufi” Preshevë.

 

VEPRIMTARIA DHE AKTIVITETET E BIBLIOTEKËS

 

Veprimtaria e Bibliotekës ngërthen : grumbullimin e materialit bibliotekar të formave të ndryshme, regjistrimin, përpunimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e librave, revistave, gazetave dhe materialit tjetër bibliotekarë : mikrofilma, audiokaseta, CD, maketat, hartat, dokumentacione e tjerë.

Kjo veprimtari poashtu përfshinë edhe koleksionimin, përpunimin dhe afrimin e informative dhe të dhënave, të cilat kanë të bëjnë më materialin bibliotekar, me qëllim të shfrytëzimit për qëllime dhe destinime kulturore, arsimore, educative, shkencore dhe qëllime të tjera, si dhe për përparimin dhe avancimin e zhvillimit shoqëror, ekonomik, kulturor, arsimor, intelektual dhe shkencor të përdoruesve.

Biblioteka zhvillon edhe aktivitete të caktuara kulturore, sociale, edukative, botuese, kolekcionare, promovuese dhe të tjera për të joshur, përkrahur e ndihmuar avancimin dhe perfekcionimin e njohurive te ndryshme kulturore-artistike, intelektuale dhe shkencore-hulumtuese të përdoruesve të të gjitha moshave, pa marrë parasysh racën, kombin, fenë, gjininë, përkatësinë partiake-politike, sidomos të të rinjve, talentëve dhe dashamirëve të kulturës, artit dhe shkencës, duke e popullarizuar kështu librin dhe dashurinë ndaj tij, si dhe duke e nxitur kulturën permanente të të mësuarit gjatë tërë jetës.

Biblioteka “Mehmet Jusufi” në cilësinë e personit juridik, përkatësisht të institucionit të pavarur, me të drejta dhe obligime që i takojnë sipas Ligjit mbi veprimtarinë bibliotekare dhe Vendimit mbi themelimin e saj, duhet të punojë dhe të zotohet për avancimin e librit dhe dashuriosë ndaj tij, si dhe t’i përmbushë kërkesat dhe nevojat e përdoruesve të rajonit të Preshevës dhe më gjërë.

Veprimtaria e Bibliotekës “Mehmet Jusufi” është publike dhe punët kryesore të saj janë :

 

1.Zhvillimi, pasurimi dhe përpunimi professional dhe digjital i materialit bibliotekar, sidomos të librit, gazetave dhe revistave.

 

2.Puna me lexues, e cila duhet  të jetë publike, me qasje në fonde dhe koleksione të lexuesve, me dashuri ndaj lexuesve dhe me vullnet për ta përparuar dhe digjitalizuar punën më lexues, dhe

 

3.Zhvillimi i jetës kulturore-arsimore, edukative, informative e botuese brenda bibliotekës, në rajon dhe më gjërë.

 

Në Bibliotekën “Mehmet Jusufi” kohëve të fundit u bë :

 

1.Vendosja e rafteve nëpër Sektorët e bibliotekës,

 

2.Vendosja e materialit bibliotekar, sidomos librave dhe revistave e gazetave në rafte të Bibliotekës dhe

 

3.Radhitja e materialeve bibliotekare.

 

Këto punë u kryen në afatin rekord, pa ndihmën e askujt nga jashtë, as në bartje, as në vendosjen e rafteve, as në vendosjen e materialit bibliotekar, as në radhitjen e materialit bibliotekar dhe as në ndihmën profesionale nga jashtë, por vetëm me forcat vetanake brenda Bibliotekës.

Pasi u kryen të gjitha punët e radhitura më lartë , Biblioteka e filloi punën edhe me lexues dhe është e hapur prej orës 7 deri më 17. Aktualisht punon pa ndërpre dhe rregullisht në dy ndërrime.

Poashtu punon edhe salla e leximit për lexuesit dhe studentët që dëshirojnë të mësojnë aty.

 

GJENDJA E TANISHME E BIBLIOTEKARISË

 

Në komunën e Preshevës, veprimtarinë bibliotekare e kryejnë Biblioteka “Mehmet Jusufi” Preshevë, me degët e saja në Rahovicë, Miratoc dhe Leran,

Koleksionet e Bibliotekës janë të përpunuara në mënyrë profesionale, sipas Klasifikimit Decimal Universal. Biblioteka ka të formuar Skedarin Alfabetik dhe ate Sistematik. Koleksionet kryesisht janë në gjuhën shqipe, por kemi libra edhe në serbishte,  anglishte dhe rome.

Puna me lexues bëhet ende në mënyrë klasike, inventarizimi poashtu, vetëm katalogimi punohet në kompjuter.

Biblioteka dhe koleksionet e saja janë të hapura dhe publike për përdoruesit.Biblioteka në Preshevë ka fondin prej 67.000 libra.

 

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I BRENDSHËM I BIBLIOTEKËS

 

Me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në përmbushjen e rolit, detyrave të punës dhe veprimtarisë bibliotekare, në përputhje me karakterin e procesit të punës dhe shkallës së zhvillimit në përbërje të Bibliotekës “Mehmet Jusufi” si institucion i pavarur më vete dhe unik, ekzistojnë dhe veprojnë këto forma, gjegjësisht këto njësi organizative dhe funksionale :

 

1.DREJTORIA,

2.SEKTORI PËR PËRPARIMIN, PASURIMIN DHE PËRPUNIMIN E MATERIALEVE BIBLIOTEKARE

3.SEKTORI I BIBLIOTEKËS PËR FËMIJË ME SALLË LEXIMI BRENDA SAJ

4.SEKTORI I BIBLIOTEKËS PËR TË RRITUR, PËR HUAZIMIN E MATERIALIT BIBLIOTEKAR,

5.SEKTORI I FONDIT SHKENCOR ME SALLË LEXIMI DHE

6.SEKTORI I FONDIT TË VENDLINDJES

 

Holli kryesor i Bibliotekës
Holli kryesor i Bibliotekës
Drejtoria qeverisë, menaxhon me punët e Bibliotekës, sipas ligjit dhe vendimit mbi themelimin e saj.

 

Sektori i përparimit, pasurimit dhe përpunimit bibliotekor në kuadër të veprimtarisë së vet kryen punë që kanë të bëjnë me përparimin e veprimtarisë bibliotekore në bibliotekë dhe rajon, me përcjelljen dhe avansimin e gjendjes, nevojave dhe kushteve të punës e të zhvillimit të bibliotekës, me ofrimin e ndihmës profesionale bibliotekave tjera në komunë dhe të degëve në kryerjen e funksionit dhe punëve të tyre, me zbatimin e metodave efikase dhe bashkëkohore të punës, me shkollimin dhe aftësimin profesional të kuadrit, me evidentimin e dokumentacionit mbi punën dhe zhvillimin e bibliotekës, lokalit dhe pajisjeve, me përcjelljen e zhvillimit e të bashkëpunimit me bibliotekat simotra, me koordinimin e punës së bibliotekave në komunë dhe të degëve me Bibliotekën “Mehmet Jusufi”, me aktivitetet e ndryshme siç janë tribunat, takimet, ligjëratat, ekspozitat si dhe manifestimet tjera kulturore-artistike etj.

Në mënyrë të vazhdueshme bën kërkime dhe hulumtime për pasurimin e fondeve të librit dhe të periodikut të rrallë, bënë kërkime të vazhdueshme për pasurimin e fondeve dhe të dorëshkrimeve të rralla, siguron pranimin e egzemplarit të dhuruar të gjërave të shtypura në teritorin e kompetencës së bibliotekës, mbledh edhe materiale tjera bibliotekare, veçanërisht ato me vlerë të veçantë për traditën kulturore të qytetarëve të rajonit, blen,

 

këmben dhe siguron literaturë me rëndësi për zhvillimin e kulturës, shkencës dhe ekonomisë në teritorin e bibliotekës, evidenton, klasifikon, katalogjizon,  gjegjësisht bënë përpunimin profesional dhe digjital të materialit të  pranuar bibliotekar dhe kryen punë të tjera sipas nevojës nga domeni i sektorit dhe jashtë tij.

 

Sektori i Bibliotekës për fëmijë ushtron punë të përditshme dhe në vazhdimësi, të cilat kanë të bëjnë me krijimin e kushteve për sigurimin, grumbullimin dhe vënien në dispozicion të fondeve për lexim e argëtim të lexuesve të mitur dhe fëmijëve.

Sektori i përmendur ka edhe sallën e leximit, ku fëmijët parashkollorë dhe ata shkollorë mund të lexojnë ilustrime dhe libra fëmijësh,

Punëtorët e këtij sektori, sipas nevojës dhe kërkesave të drejtorit të bibliotekës kryejnë edhe punë të tjera për sektorin e tyre ose për sektorët dhe degët tjera të bibliotekës.

 

Sektori i bibliotekës për të rritur, kryen punë dhe detyra të rëndësishme bibliotekare që kanë të bëjnë me sigurimin, grumbullimin dhe vënien në dispozicion të fondeve librare lexuesve të rritur, përkatësisht shfrytëzuesve madhorë të shërbimeve të bibliotekës.

Punëtorët e këtij sektori sipas nëvojës dhe kërkesave të drejtorit  të bibliotekës, kryejnë edhe punë të tjera për sektorin e tyre, ose për sektorët rrjedhimisht degët e bibliotekës.

 

Sektori i fondit shkencor dhe sallës së leximit në kuadër të detyrave themelore kryen aktivitete të cilat kanë të bëjnë me organizimin e punës me lexuesit dhe shfrytëzuesit e shërbimeve në sallën e leximit të bibliotekës, mbajnë rendin, qetësinë dhe disiplinën në sallë,  kryen edhe punë të tjera që i përkasin këtij sektori, ndërkaq sipas nevojës dhe kërkesave të drejtorit të bibliotekës, punëtorët e këtij sektori kryejnë punë edhe për nevojat e sektorëve apo të degëve tjera të bibliotekës.

 

SektoriI i fondit të vendlidjes nuk është aktivizuar, në mungesë të lokalit dhe hapësirës.

Sektori i përmendur mbledh, grumbullon dhe ruan fondin e vendlindjes, e cila krijohet në Luginën e Preshevës dhe më gjërë, poashtu mbledh, grumbullon dhe ruan fondin e shkruar apo të formës tjetër që ekziston për Luginën e Preshevës dhe më gjërë.

Propozojmë që në kuadër të këtij Sektori të fillojë puna edhe e Arkivit komunal në Preshevë, me 1 punonjës arkivor.

 

Punët dhe veprimtarine bibliotekare në Bibliotekën “Mehmet Jusufi” në Preshevë e bartin 6 punonjës bibliotekarë, të radhitur nëpër Sektorë të punës dhe veprimtarisë bibliotekare.

Kolektivi i Bibliotekës “Mehmet Jusufi” me punëtorët e Degëve të saja.
Kolektivi i Bibliotekës “Mehmet Jusufi” me punëtorët e Degëve të saja.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx