Kulturë
Përparim Hysi: Xho Profi Bushi
E diele, 18.07.2010, 10:00 AM
Xho Profi Bushi ... *
Tregim
Nga Përparim Hysi
Tek po marrë guximin që të shkruaj këtë tregim,do t'i
lutem lexuesit veç për një gjë:mos bëhet dyshues dhe e mer këtë
personazhin e këtij tregimi si një amerikan.Jo,i dashur lexues,ky Xho
Profi Bushi është aq amerikan,sa,ta zëmë,unë të jem eskimez.
Se,për ta thënë të vërtetën ashtu si është,emri i tiji vërtetë është
Profi Bushi,po ky lanet,gjatë gjithë jetës si pakëz i "lehtë",kur
thonë,do ta bëj beli kudo që të jetë.Ardhur në Amerikë si fitues i një
llotarie,sa futi këmbët diku në një shtet të Veriut të Amerikës,e para
gjë që bëri qe vendosja e një ndajshtimi para emrit dhe,si më të
përshtatshmin,gjeti këtë:Xho.Se,kur erdhi ky,Profi,Amerikën e
drejtonte Xhorxh Bushi junior.Mbiemrin e kishte si të tijin,tani,si
mëndjeperverse,shtoi dhe këtë paranom,Kështu e ka dhe
sot.megjithatë...
* * *
I ati,Kozmai,e quajti Prokop.Kështu dhe e rregjistroi në
gjendjen civile,por e ëma,Ndinja,na e thirri Profi dhe kështu dhe i
mbeti.Se njerëzit,dihet,që dhe drutë i presin sa më shkurt dhe jo
emrat.Profi këtu e Profi atje.Dhe kush do merej me gjendjen civile apo
me çertifikaten.Edhe kur shkoi në shkollë,Ndinja,e ëma(se i ati i
vajti.Unë i di mirë këto punë,se ky;Profi,që u bë në Amerikë Xho Profi
Bushi,është nga një fshat përballë fshatit tim të lindjes.Na ndante
veç lumi.Lumi kur
përrua,aty në rërë ku laheshim në ato pellgjet,takoheshim
gjithnjë.Pra,pa frikë,për Profin mund të them:unë në këtë anë,ti për
matan/hidh kutinë të bëjmë duhan/.Pra,e njohim njëri-tjetrin prej
kohësh.Jo vetëm kaq:dhe Profi,si dhe unë(megjithëse ca vjete pas meje)
,doli mësues dhe,në kohë të ndryshme,kemi punuar në të njëjtën
shkollë.Tani pse po shkruaj për Profin.Them që kam arsye që të shkruaj
për të.Mua më duket se Profi hyn në atë grup njerëzish që nuk plaken
kurrë.Çdo gjë e marrin si lehtë në jetë apo siç thonë në fshat:e
kalojnë jetën me tra-lala.Edhe kur doli mësues,gjithmonë,kërkonte ta
kalonte sa më lehtë:o do të linte një orë mësimi;o do bënte dy hunjë e
një purtek ditarin,o... dhe kjo ia bjerrte keqas portretin e një
mësuesi,të linte dasmën e të shkonte për shkarpa:do të mungonte o të
shtunën o të hënën.Këto gjëra i bënte aq shpesh sa nuk kishin si mos
binin në sy dhe,mandej,vinin dhe pasojat:sot e gjeje në këtë
shkollë,nesër në një shkollë tjetër.Në 30-vjet që punoi në arsim,mund
të jetë transferuar në mbi 10-shkolla.E hiqte veten të zot,kur,në të
vërtet,qe pa i vënë"limë" gjuhës,bythëlëvizur.Drejtoritë e shkollave
i zinte hastallëku i pulave sa merrnin vesh se do vinte Profi.Këto
lloj lëvizjesh
Profit as që i bëni përshtypje.E kish mëndjen për zoga.Dhe,sado që u
moshua,kurrë nuk u poq.Mbeti rrushgauridh.Qejfet...po ai sikur kish
lindur ditën e qejfeve dhe jo në një shtëpi varfanjaku dhe ca më
shumë,mbetur jetim.Nënë Ndinja qe grua sojleshë,po atë kishte dhe ia
plotësonte të gjitha,Dhe erdh e të lëshoj brirë,ky dejus.Sado qe
martuar dhe kish nuse shumë të mirë,për femra i çahej delli i
hundës.Sa shihte dikë të mirë me sy,hop ia bënte nga klasa(gjithmonë
ka punuar në fillore) ,i përzinte nxënësit dhe fluturonte pas
saj.Ne,kolegët,ia njihnim këtë huq dhe e shpotisnim.Po hante sqepar
ai?Tutje.Po kur vinte dhe bënte paradë mode:bëra kështu dhe bëra
ashtu,sa thoshje ti ja të tëra femrat e kanë mëndjne veç tek Profi.Po
se mos i bëhej vonë kur dikush nga ato koleget i nxirrte bojën.As dhe
pak.Sikur ç'ish vjellë,qe sajesë dhe nuk kishte të bënte me të.E
Profi! Profi! Po ku të çon mushka,xhanëm?
* * *
Erzin në shkollë,së pari,ia mori Shulla.Kjo qe si e bërë me
dorë.Bardhoshe,si të kish lindur në mes të dëborës,ajo faqa i
vetëtinte dhe qe aq e bukur,sa jo Profit që mënd i bini dhëmbët,po,për
të thënë të drejtën,ashtu nëpër të xhëku na turbullonte të
gjithëve.Kjo Shulla në këtë kohë duhej t'i kishte nja 40-vjet të
mira,po natyra kish bërë një gabim:tani që qe mesogrua qe edhe më e
bukur.Apo s'të kishte dhe një gojë.Të ndillte vet.Se kot nuk i tha
drejtorit,kjo,Shulla:-Ore bukurosh,pa dale të puth pak në faqet mamaja
jote.Mamaja qe aty e aty me drejtorin,por thashë nga goja qe
shpatë.Profi si ai zagari që nuhat nga larg,megjithëse Shulla këto
fjalë ia tha drejtorit në sy të kolektivit,i paska dalë veças kësaj
Shullës dhe medemek ashtu e kështu.Po Shullës nuk ia hante qeni
shkopin kollaj dhe a e dini se ç'bëri?E rujati çastin kur qemë të
gjithë në sallë të personelit dhe më t'iu lëshua Profit:Ore
qimeiriq(se ashtu i kish flokët Profi,de!) , pse ç'pandeh ti?Apo
dëgjove që përkëdhela drejtorin unë dhe u bë deti kos.A e di se çfarë
të bëj?Të zë këtu në sy të tërëve dhe t'i pres ato aletet.Gjidi i
pafytyrë.Profi iku si qeni i rrahur dhe me bisht ndër shalë.Hë,- i
thashë,- a e pe se çfarë të bëri Shulla?Ohu,- më tha,- e bën nga inati
ajo.Se... dhe zuri të sajonte si mëndjepapjekur që qe.Epo,thashë me
vete, pas këtij leksioni të nxehtë,Profi as që do kujtohet më për
këto paravlira.Por jo.Nuk qe e thënë.
Më kujtohet si sot.Unë,Profi,një mësuese dhe një koleg tjetër,lamë
mësimin dhe u hipëm biçikletave,për t'u kthyer në shtëpi.Kish rënë shi
dhe frynte një erë e fortë.Pedalonim në njësh-kollonë mbi
argjinaturë,se rruga qe e ngushtë.Kolegia qe e para,pas asaj,Profi,unë
dhe në fund kolegu tjetër.E kishim bërë a s'e kishim bërë një km
rrugë,kur pamë që kolegia frenoi,Menjëherë,pa komandë,fenuam dhe ne
të tjerët.Rrugë të mesme nuk kishte.Ndryshe bije drejt e në kanal ose
ca më keq:në lumë.Pashë që kolegia diçka po i thoshte Profit(unë e
kolegu qemë paksa më larg) .Me që zbritëm dhe unë nuk dëgjova se çfarë
i tha Profit,i them asaj:-Moj po ç'pate që na qëndrove këtu,në breg të
erës?Pale po m'u shtrove dhe me muhabet!E di pse qëndrova?-m'u kthye
me pyetje dhe,pa pritur që ta pyesja më tej,foli çiltër:
Siç e shihni,po fryn erë.Për fat të keq,unë kam fustan veshur dhe era
e ngre fustanin sikur të jetë çadër.I them Profit,me që qe më afër nga
ju,të lutem mos shiko ashtu si i murëtyer.Po ky sikur i kërkova të
kundërtën.Iu këput koka,poshtë fustanit tim.Kur ndalova,e pyeta:-Ore
Profi,ç'fëmijë ke ti?Çupa apo djem?Çupa,- m'u përgjigj.Shyqyr,- i
them,se,po t'i kishje djem,kur t'i martoje do zije dhe do shikoje nga
shalët nuset e djemëve,siç po bëm me mua tani.Unë e përqafova
Mondën,atë kolegen,për atë leksion me vlerë,po ku pyeste Profi?Ai veç
zbardhte dhëmbët.
* * *
Enriku,një miku im,më thotë një ditë.Po shkoja në Korçë.Aty tek "Guri
i kuq" i hipa autobuzit.Plot me udhëtarë.Aty dhe dy vajza të bukura
këto dhe vazhdonin për mjekësi në Tiranë.Me mua dhe dy
fierakë:Profi,ai kolegu yt(Enriku e njihte kolegun tim),dhe bashkë me
të dhe një fierak tjetër që,për fat të keq,e zinte makina.Sa kaluam
Qafën e Plloçës dhe ai,fieraku,u bë keq.U verdh si limua.Çupat(ne u
shkoqëm me muhabet me to gjatë rrugës) ,me të parë atë fierakun në atë
gjëndje,tak dhe kërcyen që të dyja,e kapën dhe ndërsa njëra i mbante
kokën,tjetra i bënte masazh,i ndryste qafën.Profi që mënd i kërcyen
sytë si të dacit nga ky"intimitet" i çupave me atë fierakun,zuri të
hiqej sikur dhe atij po i vinte për të vjellë.Shkurt:po
provokonte.Ç'qe më e madhja,kur pa që ato çupat nuk po ia varnin,në
Maliq,tak dhe bëri siur i ra zali.Priste veç të ndërhynin
ato"shpëtimtaret".Po ato e kuptuan që kishin të bënin me një simulant
të ndyrë dhe në vënd që t'i afroheshin dhe ta kapnin me dorë,njëra i
vërviti një shishe plot me ujë të ftohtë dhe i tha.-Çou,çou se na
këpute zemrën!Profi u çua dhe e kaloi këtë "delikt" veç me
buzëqeshje.Nuk e kuptonte që qe gërdheshje.Si i jargosur.Kur i
thashë në shkollë se si kish lënë nam në Maliq,zuri të sajonte soj-soj
gënjeshtrash dhe aq.Dhe kjo sajesë e Maliqit ndodhi kur Profi i kish
kaluar të pesëdhjetat.pa kishte fejuar dhe çupën e
madhe.Mirë,mirë.Andej qe kthyer Profi.Ai qe tra-lala.Dhe i tillë është
dhe sot kur ka kaluar të gjashtëdhejtat.
* * *
Fati(i mirë apo i keq,këtë hajde e ma gjej?!) e deshi që
unë të vija në Amerikë.Erdha dhe,sa më doli të "pirët",zura dhe
kërkoja të njohur nga ana ime.Kërkoja njërin dhe pyesja për
tjetrin.Kur më thanë dhe për Profin.Jo se kisha ndonjë mall kushedi se
çfarë,por thashë,hajde të lidhem me të,ta pyes se njohur kemi prej
kohësh dhe ndonjë grindje me njëri-tjetrin s'kem patur.Kurrë.Pastaj ky
i shkretë kurbet është si puna e asaj këngës që thotë:"Moj kasolle,ku
na mblodhe".Bëhesh mik dhe me një që nuk e ke patur atje.Se këtu nuk e
zgjedh mikun dot.Shkurt e gjeta numrin e telefonit.Sa tingëlliu
zilja,e rroku dhe,pasi trashi zërin,tha:-Hello! Unë nuk dua "hello",po
dua Profin.-More për ç'Prof!-më thuaj.Unë:-Për Profin e Ndines nga
Shterpasi.-Ku ka Shterpas këtu?Këtu i thonë Amerikë.Dhe,sa për
dijeni,or ,ti shok, I 'm Xho Prof Bush!
Ou,bërtita unë,sikur t'më kish ngrënë zegali,dëgjo,or Profi i Ndines
nga Shterpasi,Shterpasit do t'i vijë turp nga ty dhe jo ty nga
Shterpasi.Dhe sa për atë që paske ndërruar emrin e paske kthyer në
Xho,më kujton një karagjoz të kohës së Napoleonit që thoshte:ngjaj me
perandorin unë ngjaj,se gruan time e quajnë Zhozefina.Po ti ,sado që
ke qenë mësues,në jetën tënde nuk ke lexuar një libër,po të flas për
një shok që ti e njeh.E kish emrin Mahmut.Me që ky emër rimonte pakëz
keq me atë fjalën,vendosi një ditë prej ditësh dhe u tha shokëve,mua
do më thërrisni nga sot e tutje Xhevahir.Aty qe dhe një që u ndodh së
pari.Kaluan ca kohë dhe ritakohen ballas me atë shokun.Xhevahir,-
thirri,ai.Xhevahiri aliaz Mahmut ktheu kokën.-Pse e ktheve kokën?-i
tha një i njohur i vjetër.Po ja më thirri ai andej.Dëgjo,- i tha ky i
njohuri i vjetër,-kur lind ti,yt atë që të vuri emrin i dinte dhe
emrin Mahmut dhe emrin Xhevahir.Ty ta vuri Mahmut se e dinte se do
beheshe mut.E more vesh,o Xho Prof Bushi nga Shterpasi?Dëgjova që e
përplasi dorezën e telefonit.Aq më mirë.U binda që ka mbetur përsëri
aguridh,Mjerisht,nuk është i vetëm.
*Çdo përkim emri,është krejt i rastit