Kulturë
Poezi nga Gëzim Halili
E diele, 18.07.2010, 03:57 PM
Gëzim Halili u lind në Elbasan, me 06? 06? 1982?. Ka kryer Kolegjin e Gjuhëve të Huaja në Elbasan, dega gjuhë frënge, dhe eshte diplomuar ne degen Histori – Gjeografi me 2006 ne Universitetin Aleksander Xhuvani, Elbasan?.Poezia, është dashuria e tij. Së shpejti pritet të dali dhe libri " Dashuria ime e Parë" që i dedikohet dashurisë për artin...
DASHURIA E PARË
Dritëhije lëshojnë në faqën time
Qërpikët e tu të stërgjatë, nën driten e hënës
Tik-taket e zemrës tënde më pëshpërisin në vesh,
Teksa kam vendosur kokën tek gjoksi yt.
Ujëvara puthjesh bien mbi buzët tona.
Të dridhet kraharori kur përkëdhel flokët e tua.
Buzëqeshjet dhe gudolisjet n’a shoqërojnë
Tërë këte natë në rërën e bardhë!
Shoh buzët e tua tek bëjnë lëvizje si të trembur,
E mbrapsh nis e bën hapa.
Sot jemi në horizontin madhështor të natyrës,
mbuluar nga pëlhura e dashurisë!
Befas, një lot i vogël rrokulliset mbi faqen tënde të njomë.
Vallë është një lot nga lumturia,
Ky që përshkon fytyrën tënde?!
Sot jemi vetëm ne, pa humbur kohë,
Nis t’a pres atë lot me buzët e mia
Prej tij zbërthej rëndësinë që ka për ty ky takim....!
NISU ME VARKËN TËNDE
I vrarë brigjeve të zemres tënde.
Përbuzur e refuzuar pa shpjegime.
Raskapitem i brengosur këtë natë.
Dhimbjet nis t’i shuaj me rakime’!
Kthej një gotë, edhe një tjetër.
Pi pafund gjerë në agim.
Me tymin e cigars së pafund
Dhimbjet ndrydhin shpirtin tim.
Pasazhe trishtimi sjell në mendje
Ujëvara kujtimesh derdhen rreke
Në detin e errësuar sonte po nisesh
E unë rri ulur në dyshem???
S’ka gjë!
Ti nisu sonte me varkën tënde të harresës!
MALL PËR TY
U bënë vite e larguar.
Me pikëllim të kujtoj...
Vargje për ty sot derdha.
Gjetkë, imazhin tënd shikoj.
Sjell ndërmend përherë ato vite.
Drite kujtimi në syte e mi.
Sot larg jemi ne të dy.
Lule e jetes time Ti.
Zemërthyer, pa njeri!
Me ato fjalë të thjeshta.
Të them se nuk të kam harruar
U bënë vite që kur atje lart ke shkuar.
Nxijnë ditët e mia pa ty.
Pritmë se po vij atje.
Të dy bashkë të jemi.
Aty, në t'njejtën fol!