Kulturë
Gjon Neçaj: Duke kërkuar Dodonën...
E hene, 19.07.2010, 09:58 PM
DUKE KERKUAR DODONEN…
(Nga fjala ne perurimin e librit publicistik te Azgan Haklajt, “Dardanet presin Dodonen”.)
Te nderuar pjesemarres,
Jam i privilegjuar qe te flas ne kete eveniment te rendesishem,ne keto dite qershori ,ku qyteti yne i alpeve zgjohet keto dite krahas me cicxerimat e zogjve, edheme kenget,melodite dhe vallet tradicionale dhe epike te folkut shqiptar,ku jane grumbulluar ne festen e madhe te “Sofres Dardane,qershor 2010”nga gjitha trojet shqiptare.Sot ka dicka te vecante ne kete edicion te tete se “ Dardanet presin Dodonen “ ne” Sofren Dardane” ne perurimin e librit te artistit dhe poltikanit,publicistit dhe nacionalistit te devotshem,Presidentit te Unionit Artistik te Kombit Shqiptar,Azgan Haklaj,e njeherazi nje “institucion” i paane i kultures shqiptare. “Dardanet presin Dodonen”,eshte nje titull aq befasues e historik, intrigues e me taban krejtesisht kombetar,ku si pjese integrale e Dardanise jemi dhe ne,Malesia e Gjakoves.
Nese me lejoni do u kushtoj vetem pak radhe kesaj mbreterie,Dardanise,ku sot me shume se kurre duhet shkruar historine e saj te lavdishme , ku kemi privilegjin te jemi pasardhesit e saj,ku therret historine Azgan Haklaj per te rrefyer ne librin e tij publicistik me mjeshteri prejardhjen e te pareve tane…
Në shek.IV para Krishtit. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri te qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun.
Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi i dardanëve. Në këtë mbretëri bënin pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilat njohin galabrët dhe thunatët. Dardania ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjera e pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtore. I njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan. Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin sklavvopronar. Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin kaq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte tokën. Në kohë lufte sklleverit merrnin pjesë në ushtri, duke pasur si prijës pronarin e tyre. Mbretëria Dardane kishte krijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e luftëtarëve dardanë ishte se ata hidheshin të gjtihë së bashku në sulm dhe po kështu së bashku tërhiqëshin me radhë të shtrënguara, duke mos lënë në sheshin e luftës as te plagosurit e tyre…
Jo rastesisht citova keta paragraf prehistorik, se ishte Azgan Haklaj,ky bohem shqiptar dardan,sic e ka cilesuar me te drejte poeti Hamit Aliaj,i cili i shkroi nder te paret poltikane te rinj shqiptare,presidentit Bush per Kosoven.Ky eshte motivi paresor qe me dominon simpatine time per presidentin e SHBA,pa permendur lidhjet e fuqishme,citon Azgani,qe familja Bush ka krijuar me Shqiperine,Kosoven dhe komunitetin shqiptar ne SHBA.”
Ne nuk do bejme kritiken e ketij libri te vecante me shkrime publicistike te Azgan Haklajt,se ate ua leme specialisteve te kesaj fushe,por per te informuar sado pak kete auditor elitar dhe te nderuar,shpalosim kredon e publicistit Azgan Hakaj,ne 25 shkrimet e botuara dhe ne parafjalen e poetit te talentuar Hamit Aliaj , e permbylljen kushtuar Azganit,bohemit kombetar.
Shkrimet publicistke qe kryesisht analizojne me detaje ngjarjet historike te atyre viteve per pavaresine e Kosoves,jane shkruar kryesisht ne vitin 2008,apo shkrimet-analize te vitit 2007,si shkrimi “Dielli lind ne perendim”,botuar ne gazeten “Albania”,me 11 dhjetor 2007,ku ben nje analize te shkoqitur per implementimin e e te ashtuquajturit “Plani i Ahtissarit per Kosoven”,apo shkrimi “Sot per Kosoven,neser eshte vone”,botuar me 27 tetor 2007,ku analizon si nje analist i thelle politik 120 ditet e bisedimeve per Statusin e Kosoves,etj.,etj.
Shkrime me vlere artistike dhe goditje politike jane “Shqiptaret ne pritje te hises se diellit”,botuar ne shtypin e perdithsme shqiptar,apo shkrimi postmortem per Havzi Nelen,ne 20 vjetorin e varjes nga diktatura.Azgani apelon si artist dhe demokrat,se Havzi Nela ishte simbli i zgjimit te ndergjegjes sociale,atdhetare e intelektuale.Ai duke u vrare ngjalli shprese,duke “qorruar terrin” hapi dritare per drite ne qeline e diktatures.
E perfundi,por jo e fundit,libri publicistik “Dardanet presin Dodonen…” te artistit,politikanit dhe publicistit Azgan Haklaj,eshte nje dritare e hapur per te njo hur historine e afert te Kosoves,per ardhmrerine e saj dhe apeli qe ben autori per te pergaditur Dardanine se se shpejti do te presin Dodonen…
Nje falenderim te vecante per redaktorin e librit,birin e Malesise se Gjakoves,poetin e talentuar,Hamit Aliaj dhe Shtepine Botuese “Kristalina” per botimin me nivel dhe nje paraqitje dinjitoze te librit publicistik “Dardanet presin Dodonen…”.
Ju faleminderit te gjitheve !
Gjon NEÇAJ
Bajram Curri, qershor 2010.