E premte, 26.04.2024, 06:28 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Veprimtarë trima të heshtur

E diele, 11.07.2010, 09:59 PM


Luftën e përcjellin edhe epside që duken çikërrima

 

Veprimtarë trima të heshtur

-Por pati edhe mosmirënjohës!

 

Nga Kadri Mani

 

Komiteti i Suharekës ka funsionuar para luftës së UÇK-së dhe gjatë luftës, me suksese të mëdha e me humbje të vogla.

Këtu po e përshkruajmë një rast, e mbase dikush frymëzohet që të shpjegojë edhe detaje tjera interesnte.

Kishin rënë në burg dy të rinjë dhe ishte rrezikuar shoku i tyre, Raif Gashi nga Dobërdolani: Komiteti merr masa të shpejta dhe e strehojnë në shtëpinë tonë në Prishtinë, me anë të aktivistit të LDK-së Rabit Osmani...

Organizata e mbikëqyrte Raifin dhe përpiqej ta nxirte jashtë; më në fund ra vendimi dhe u caktua treshja Rabit Osmani (Prishtinë)- Xhavit Sadikaj (Sopi)-Beqë Ukshini (Morinë). Ishin të armatosur me revole e bomba, dhe për çdo eventualitet do ta shpëthenin rrethimin me forcë. Në kufi ju del përpara një veturë policie dhe jua n grit stopin, e Raifi i ri e nxjerr revolverin e bën gati; por njëri i thotë të mos nxitojë, ngase vetura qenka e komunikaconit rrugor që po e përcillte një maune. Pra, kaluan nga këtu; por bien në një grup ushtarësh që po stërviteshin; këta futen në kaçuba dhe presin në heshtje të plotë derisa ushtarët përfundojnë stërvitjet.

Dhe Raif Gashi doli në Shqipëri!

Ishte muaji maj 1983. Më 1993 zotni Xhavit Sadikaj, me një letërnjotom fals shkon në Tiranë dhe e kthen Raifin në Kosovë, e po ju thoshte familjarëve të Raifit: jua përcolla djalin dhe jua ktheva në shtëpi, tash ndihem shpirtërisht i lirë! (domethanë vijimisht ka mas ngarkesa shpirtërore me përgjegjësi).

Po Raifi në Tiaranë kishte hap restorant e biznese tjera dhe as po i binte ndërmend për shokët!

Kur hyn në partinë e Aleancës, i kujton shokët e Komitetit që e kishin shpëtuar dhe po iu dërgonte mesazhe me celular se paskësh kandiduar për deputet! Disa po përmbaheshin dhe formalisht po i uronin sukses e disa po i shkreheshin:

-O zhduku dhe harroje këtë numër!

Komiteti kishte shapallë e shpërndarë dy trake, që kurrë nuk janë zbuluar! Këtë e paska vërtetuar edhe Kolë Shiroka: të gjitha taktet i kemi shkoduar, vetëm dy trakte kanë ngelë anonime!?!

 

Përse nuk po zbuloheshin pjesëtarët e Komitetit të Suharekës?

 

Ata ishin të barabartë, po vepronin në mënyrë shoqërore-miqësore zinxhirore, pa hierarki! Dhe edhe sot shoqërohen dhe evokuojnë kujtimet, për një kohë, për një luftë...

-Përse bre bura bash- Komitet!?

-Ishte herët, vitet e ’80-ta, ne atëherë nuk dinim se çka po ndohte në Shqipëri!? Po edhe nuk është me rëndësi emërtimi, me rëndësi është që vepronim suksesshëm, me strehmet, me ushqimet, logjistikën, taktikën e strategjinë...

 

-E  Raif Gashi!?

-Lëre pashë zotin se as duam ta kjtojmë më... ama rendi ka qenë t’i vizitonte njerëzit që e strehonin, ta pinte një kafe aty ku i kishin dhënë bukë...

 



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora