E premte, 26.04.2024, 08:20 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Sociopatologjia jonë në politikë

E shtune, 29.05.2010, 08:00 PM


SOCIOPATOLOGJIA JONË NË POLITIKË

 

(është titulli i një artikulli shkencor nga Dr. Riza Brada, i botuar te „Rilindja“ e datës 14 shkurtor 1994)

 

 Nga Kadri Mani

 

         Atje numërohen nëntë diagnoza të sjelljeve e të veprimeve sociopatologjike të personave të prekur nga këto sëmurje:

 

Bajraktarizmi

 

Politikanizmi

 

Liderizmi

 

Nihilizmi

 

Përfituesit

 

Poltronistët

 

Pazarllëkçinjtë

 

Neutralistët

 

Larësit e mëkateve.

 

Ata janë të krisur të veçantë: nuk bijnë ndesh ligjit dhe nuk shkojnë në burg, paçka se nuk i zbatojnë ligjet!- as janë bërë për hekura që të përfundojnë në çmendinë, pavarësisht se sillen sikur të çmendur!!!

         Por ne në praktikën tonë të përditshme hasim jo vetëm nëntë, po nëntëdhjetenëntë diagnoza të krisurish: gjumashë, dembelë, shpifarakë, agresorë, lajkatarë, mediokër, primitivë, konservatorë...dhe i lemi dhe i blemi pastaj duan të na imponohen për këshilltarë, e në anën tjetër, jo që nuk i kryejnë obligimet, por nuk e paguajnë as anëtarësinë!!!- dhe gjithnjë me tentim shfajësimi në mënyrë arbitrare, jashtë realiteti e jashtë logjike: marrin obligime sa për t`u dukur e për t`u paraqitur në formë, por nuk i kryejnë detyrat, as vijnë në mbledhje as i arsyetojë mungesat, edhe në shkollë vihen mungesa të arsyeshme e mungesa të paarsyeshme; nuk thonë, p.sh. këto e këto punë nuk i kemi kryer me shkaqe objektive, e këto tjerat për shkaqe subjektive...

         Do të vi në tubim- kësmet!!!- është e barabartë sikur të themi se do ta çlirojmë Kosovën, kësmet!!!- por në mos ardhshim në mbledhje e në mos e çlirofshim Kosovën,- punë e madhe!!!- këto janë papërgjegjësi dhe mendjelehtësi të fatkëqijve, të cilët më parë janë për t`i mëshiruar se sa për t`i urryer.

 

A e kemi kuptuar mirë se jemi rrezikzinj?

 

 Po e fillojmë me dy vargje të këngës tonë:

 

na e kemi një rrezik t`zi

 

tek se e kemi dreqin fqinj!

 

Ne shqiptarët kemi një Atdhe te bukur, që thotë At Gjergj Fishta i ynë, se zoti për shqiptarë Shqipërinë e fali; por patëm fatin e zi që qëlluam midis dy djajsh me brirë: serbëve e grekëve gjakatarë, dhe të kishave të tyre antifetare!! S`ka shembuj në botë që nga tempujt e perëndisë të burojnë të gjitha ligësitë e grackat antinjerëzore, sikur që janë kishat e manastiret serbo-greke!! Dhe për habinë tonë, edhe sot e kësaj dite Bota e ashtuquajtur „demokratike“ dhe Evropa e ashtuquajtur „e civilizuar“, vijojnë t`i quajnë „popuj“ e të kenë konsiderata për ta!!??

Por ato le të ngelin në ndërgjegjen e Botës e të Evropës dhe në gjykimin e gjenetarave. Po t`i kthehemi ne çështjes tonë të brendshme: a e ka kuptuar çdo njëri nga ne dhe në mënyrë të barabartë se çdo njëri më vete jemi një rrezikzi e një rrezikzezë??- dhe kur ta kemi kuptuar këtë mirë e mirë, ta mobilizojmë në radhë të parë unin tonë, personin tonë, familjen tonë dhe rrethin tonë: të mbrehemi në punë shoqërore, të paktën, aq sa jemi të mbrehur nga nevojat tona të domosdoshme në punët tona personale?- apo mendojmë se duhet të na detyrojë dikush sikur pronari në punë të përditshme? Por kjo është një mënyrë skllavërie e jetës, e skllavi i tillë i cili nuk përpiqet t`i shkëpusë prangat e robërisë,- nuk meriton liri...

         Në kushte të jashtëzakonshme, Atdheut i nevojiten njerëz të jashtëzakonshëm. E pra jemi dëshmitarë se kjo jashtëzakonshmëri po na mungon: pakkush u mobilizua dhe krijoi atmosferë lufte; këtë atmosferë nuk e krijuan as mjetet e informimit publik! Faqet e para të shtypit tonë janë copëra akullnajash që na i ftohin duart e zemrat, e kjo nuk është në rregull. Unë isha në spital kur kërciti lufta dhe i thirra redaksitë me radhë: të fillohet me krijimin e atmosferës së luftës e të kushtrimit nga tradita:

 

 

Mic Sokoli bën me dorë,

 

bini shokë se s`mundem me fol,

 

se m`ka ra do gjak në gojë,

 

se m`ka ra do gjak në bark,

 

shtatë martina i kam në shtat!

 

 

         Dhe me ta vënë në ballinë të lajmeve, lexuesit do të frymëzoheshin dhe do të dërgonin lajme të ngjashme nga terreni, në prozë e në poezi. E atmosfera e këtillë do të angazhonte e mobilizonte shtresat tona të brendshme, dhe do të sensibilizonte masat e popujt jashtë; krejt kjo pas shembullit: pa qajtë fëmija, nëna harron ta mëkojë!

 

 Shqiptarët e çnatyrizuar

 

          Ata që shkelin mbi sakrificat me mospërfillje, ata synim kanë karrierën, sepse iu mungon kultura elementare nacionale po se po, por iu mungon edhe kultura njerëzore.

 

(Isa H. Dërmaku)

 

 

Ankohemi e ankohemi pse Evropa shtrigë nuk i përmirëson padrejtësitë e saja historike ndaj nesh, por vijon të na bëjë edhe padrejtësi të reja?- dhe krejt kjo është në rregull. Por nuk është në rregull me ata persona apo shtresa që nuk tentojnë t`i ndreqin padrejtësitë vetanake në radhë të parë: sivjet më 25 mars përkujtohet ditëlindja e 119-të e të Madhit Mid`hat Frashri, këtij apostulli të shqiptarizmës, sikur që me të drejtë e cilëson zoti Eugen Shehu; të cilin shtresa antikombëtare vijon ta quaj tradhtar!!!- dhe edhe më tutje të shesin patriotizëm ortodoks të sallatës ruse, që me të drejtë konstaton zoti Shefqet Jashari- Strofci.

Akuzojmë me të drejtë serbo-grekët për likuidimet e personaliteteve tona me helme e me pusira; po personalitetet tona vriten edhe sot nga dora tradhtare e shqiptarëve tradhtarë me damkë pisë!!- dhe për më tepër vijnë nëpër tubime e madje edhe nëpër banesa për të na diferencuar e për të na shantazhuar që t`i përkrahim ata antikombëtarë, të cilët veten vijojnë ta quajnë luftëtarë të lirisë!!!- e luftëtarë të lirisë vetëquhen edhe vrasësit e dëshmorëve të Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka!!!- për luftëtarë të lirisë duan të na imponohen edhe vrasësit gjakatarë të Azem Hajdarit e të Ahmet Krasniqit!! Vrasësit gjakatarë të Sabri Hamitit e të Enver Malokut...Po cilët janë ata?- mund të pyes dikush. E po a nuk na e thonë këtë përkrahësit e atentatorëve!?- a nuk na e përsërisin këtë me hardallosje prej të marrësh gojarisht e me gazeta!?- a nuk na e ripërsërisin e stërpërsërisin se kundërshtarët e tyre tanimë po hanë dhè!?- vetëm nuk e di në e dinë apo nuk e dinë halldupët, se më mirë është të hash dhè për së vdekuri se sa të hash mut për së gjalli!!!  Por ata huliganë e kanë një të mirë: ata si qyqarë që janë, e dinë tutën hak! Prandaj i kërcënojnë disa qyqe që janë midis nesh dhe atyre, as te Hata as te Fata!- as me shehër as me Barilevë!!- ata i kërcënojnë, madje edhe iu hyjnë nëpër banesa ku, iu bëhet muhabet me kafe e me çaj...

         A kanë tru ata të cilët edhe neve tentojnë të na fajësojnë, duke na futur në një thes me fajtorët? Unë tok me gruan time të devotshme, zonjën Shukrije Bunjaku- Osmani, e festojmë 60-vjetorin e lindjes më 18 qershor 1999 dhe 40-vjetorin e kurorës, ndërsa unë edhe 40-vjetorin e krijimtarisë letrare-publicistike.

         Sot në cilësinë e kryetarit ( e të postierit!!) të Komunitetit Kantonal të Bernit, çohem herët në mëngjes dhe shkoj në të katër anët e Bernit e jashtë Bernit në: Mossedorf-Ittigen-Vitikofen-Betlehem... Nuk jua nxjerr gjumin zonjave e zotërinjve që prehen në shtretërit e lumnisë...dhe postën jua lë në kutitë postare: por se sa e çmojnë angazhimin tim?- kjo është një pikëpyetje e madhe...pavarësisht se unë këtë nuk e bëj për kurrfarë lavdate dhe nuk po ankohem për mundin, sepse tek e fundit unë nuk vrapoj këmbë, po me autobusë e me tramvaj, vetëm do të dëshiroja të kaloj pa denigrime e përbuzje e sharje: ish kolegët e mi të Shoqatës të Intelektualëve më kanë ngelur borxh 3.705,04.- franga që nga qershori i vitit kaluar: dhe pas kërkesave e pleqnimeve e premtimeve të kota, sot u detyrova t`i padis në Gjykatën kompetente të Bernit, dy fajtorët kryesorë, Fehmi Kelmendin e Ymer Kelmendin, kurse të gjithë anëtarët tjerë të asaj kryesie do të vijnë në Gjykatë për të dëshmuar;- pavarësisht se unë e dëshmoj me dokumentacion, por përveç borxhit, le t`i humbin edhe nja 30 ditë pune, si peshqesh i shpifjeve të nivelit të rrugaçërisë: ja dokumentacioni këtu në dosje kush dëshiron ta shohë?

 

Prometheu: E kemi për detyrë t`i shajmë ata që na shajnë

 

          Pra me kë duhet të bashkohemi në Bashkësinë Shqiptare?- vetëm me të ndershmit në ekonomi e në politikë. Kundërshtarët tanë dhe plaçkitësit tanë të arsimit e të fondeve të ndryshme, paraprakisht do duhej të dilnin me vetëkritikë me tekstin që jua kam formuluar unë:

         „Deri në këtë moment kemi qenë gabelë, tani jemi penduar dhe nga ky çast e kemi filluar procesin e ç’ gabelizimit, dhe betohemi e përbetohemi që tani e tutje do të tentojmë të jetojmë si njerëz“.

A ka me pasur njerëz të ndershëm që ta bëjmë Bashkësinë?- unë ende kam shpresë se s`ka mbaruar shqiptarizma?- pra në pastë mbaruar- e lëmë edhe ne këtë nismë: por të mos shtiremi se

 

jemi e kush jemi. Mund të marrim shembuj sa të doni: „Ilirida“!- e shpallëm- nuk e shpallëm!! Ne vetëm e kemi përmendur, e gazetarët na e kanë shpallur pa lejen tonë!!! Po për Kosovën sa opsione kemi?- „Shqiptarët me 27 opsione dhe pa strategji, serbët me një strategji dhe një opsion“- është titulli i një artikulli të z. Nexhmedin Spahiu nga prilli i vitit të kaluar, në librin e tij Publicistikë (1997-1998).

          Me politikën destruktive-tinëzare-antinjerëzore të Hydajet Hysenit (Esmeralda Falltore!) dhe të Mehemet Hajrizit (Mumja e Gjallë!)- me futjen e tyre në LDK për ta marrë Kalanë nga brenda, në fakt: për ta shpartalluar LDK-në dhe në momentin e caktuar për ta rrëmbyer pushtetin; pa pasur guxim të dalin me plan program të vetin, bëri që gjatë 7 /shtatë/ vjetësh ta humbin kredibilitetin e dikurshëm të ish- të burgosurve politikë dhe u bënë palaço cirku për t`u mëshiruar. Kjo sjellje jonjerëzore dhe jokombëtare, bëri që autonomistër e tipit të Mahmut Bakallit e Azem Vllasit, ta ngritin kokën prej derrave të egër: i pari se Demonstratat e vitit `81 i ka përgatitur KGB-ja!!!- dhe i dyti se kinse ne atëherë kërkonim një Republikë staliniste!!!- e tash ata e kërkuan një „Republikë kombëtare“!!!- poshtë bastardët shpifarakë!!

         Dhe të pandershmit na fajësojnë edhe neve për opsionet e huaja!!!- më ka ruajt zoti dhe vetja ime, sepse dallaverxhinjëtë ikin prej meje sikur djalli prej temjani! Andaj nuk më kanë angazhuar ( e as do të pranoja!) as nëpër dofarë emergjencash e kaçamak shtrigash e shtriganësh të bërë me thonj e me lesh e me mut...

         E kur unë i shajë, avokatët e tyre të ngathtë marrin anën e tyre: ata nuk e meritojnë!!!-dhe më fajësojnë mua, pamarreparasyshë relacionin shkak-pasojë.

 

Cili është thelbi dhe çelësi i Bashkimit Kombëtar?

 

          Cila ishte fajësia e udhëheqjes politike dhe shtetërore të Shqipërisë në kasaphanën e Tivarit?- kjo i tërboi pushtetarët e Tiranës, po edhe marksistë-leninistët e Kosovës, shqiptarë aq fanatikë dhe të verbuar në Kosovë e veçanërisht në Mërgatë.

Dy nga ata (femër e mashkull), studentë të cilët në vitin 1981 kishin duruar burgun dhe i doja aq shumë, më erdhën në shtëpi si papritur, apostafat për të ma sjellur „selamin“ qortues dhe

kërcënues në stilin bolshevik të  mëdhenjve. Dolën nga shtëpia ime me mesazhin optimist se komunizmi në Shqipëri do të triumfojë përsëri. Mbase paskan pasur të drejtë.

 

(Zekeria Cana te „Gazetë shqiptare“ e datës 24 mars 1999, f. 15)

 

          Nga kjo Tribunë grishim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që ta hap një xhirollogari të re, të pakomprometuar, ngase të deritashmet janë të komprometuara komplet. Qeveria?- cila „Qeveri“!?!- Vendlindja?- vendlindje kanë edhe arushat edhe ujqit e çakejtë, po egërsira janë. Po cila „vendlindje“!?! Poshtë Qeveria dhe poshtë Vendlindja e fatos naniçkave!!

         Hapja e një xhirollogarie të re të UÇK-së, do t`i rriste kontributet 100%- se populli i thjeshtë është i ndershëm dhe s`kursen asgjë: nuk e kursen as mundin, as mallin, as gjakun e as jetën,- po ama vetëm me tjerë udhëheqës.

         Luftën kosovare ne e krahasojmë me luftën çeçene: sikur lufta çeçene që ushtarakisht është anti-ruse e ideologjikisht është anti-leniniste; sepse sikur Stalini edhe Lenini ishin pansllavistë të sëmurë, ishin kuaj rabaxhinjsh të cilët nuk shihnin anash nga veshaket ideologjike të pansllavizmit rus. Ata, me kokat e tyre të rrëmbyera, kishin harruar kombe e kombësi, nuk ju interesonte asnjë dallim e asnjë nuancë, andaj edhe shpërtheu lufta çeçene për çlirim dhe pavarësi.

         E atillë duhet të jetë edhe lufta jonë kosovare: ashtu sikur që ushtarakisht është anti-serbe, ideologjikisht duhet të jetë kryekëput anti-enveriste, për pasojë të së cilës indologji kemi ngelur derimësot nën robëri. Përse është kjo e ngutshme dhe e domosdoshme?- për t`u bashkuar sot në baza nacionaliste dhe për preventivë të moshpërthimit të luftës civile ndërshqiptare nesër- të cilën po e përgatisin dueti Nano-Qosja!!

 

4 PRILLI 1999-DATË HISTORIKE E POPULLIT SHQIPTAR

 

Kam duruar deri tani katër lista vdekjesh nga kjo racë dhe do të duroja edhe njëqind të tjera nga „Daja“-(Azem Syla) nga „Zeka“-(Milaim Zeka) dhe nga të gjitha pseudonimet që fillojnë me emra zvarranikësh dhe përfundojnë me pseudonimet e Enver Hoxhës, duke u inkurajuar nga proverbi shqiptar „qeni që leh nuk të ha“, por tashmë ky lloj qeni po leh për hesap të Serbisë, e cila në fakt ka treguar se së paku dhëmb ka. Ndaj ka ardhur koha të lidhen këta zagarë.

 

(Mero Baze te gazeta „Bota sot“ e datës 1. 4.1999, f. 5)

 

          Sot më këtë datë të shënuar, 4 Prill 1999, Mërgata Shqiptare në nivel të Zvicrës sot (dhe në nivel Evropian nesër), po shpalos flamurin e Bashkimit, mbi baza të nacionalizmit shqiptar, në vend të ndarjeve e acarimeve përçarëse ndërpartiake: ky është një akt solemn i kurorëzimit të fitores të Bashkësisë Shqiptare; akt fitoreje e nderi për ne, së pari, dhe së dyti, po e ngrinim ballin barabar në rrafshe organizative me komunitetet tjera në Evropë dhe në Botë, duke treguar kështu, aftësi organizative dhe finesa zenitore shtetëformuese, për çka do të gëzohen dhe do të na përkrahin edhe bota e civilizuar-liridashëse.

         Masat e gjera shqiptare po vrapojnë të futën në Bashkësinë Shqiptare, në këtë ndërtesë gjigante, në këtë shtëpi të përbashkët si një familje e madhe shumantarëshe: ku do të mbahen debate e tryeza bisedimesh parlamentare për të gjithë anëtarët dhe familjet e tyre. Ku do mbretërojë harmonia e kujdesi për çdonjërin, në përgjithësi, për shkollim e prosperitet kombëtar, dhe për të papunët dhe invalidët në veçanti.

         Bashkësia Shqiptare e Diasporës, do të projektojë ndërtimin dhe rindërtimin e vendit tonë të shkatërruar nga pushtuesit e jashtëm dhe nga bandat e brendshme; duke filluar me luftën për të bërë Kulm mbi Krye, e pastaj zhvillimin e rrjetit rrugor e hekurudhor anë e kënd vendit: ne që sot e shohim në imagjinatë, si në pasqyrë, zhvillimin e nesërm të Shqipërisë Etnike, tamam sikur Zvicrën sot.

         Dhe përse jo?- kur në Shqipërinë Etnike që sot jemi ca më shumë me popullatë e me territor, edhe me kushte klimatike dhe me pasuri mbi tokësore dhe resurse nëntokësore të pakrahasueshme, por deri më sot të pashfrytëzuara, as minimalisht.

 

PO KUSH NUK DO TA PËRKRAHË BASHKËSINË?

 

          Sikur që del edhe nga teksti i derikëtushëm, Bashkësinë Shqiptare nuk do ta parapëlqejnë armiqtë e jashtëm dhe grupet mafioze-banditeske të bastardëve shqiptarë brenda përbrenda shqiptar: ata të cilët s`kishin vullnet as aftësi që të ndaheshin nga ambasadat jugosllave as më 1990!- të gjithë ata që në një mënyrë a në një tjetër ishin e janë të lidhur me spiunazhe në shërbim të armiqve, ata të cilët edhe vetë, thonë se janë të përlyer!- vetëm se e thonë në shumës- jemi të përlyer!- JO!!- i bërtasim dhe i piskasim botës së prishur barbare-primitive; ne jemi të pastër zambakë, kurse ju merreni veten dhe çojeni në spastrim kimik të spastrimit të ndërgjegjes së zhyer e të përlyer.

         Pati edhe nga veprimtarë të dikurshëm, që për shkaqe të panjohura për ne e për botën reale njerëzore, e sabotuan organizimin e Bashkësisë, dhe në mënyrë jonjerëzore e misterioze po ndahen nga Bashkësia!?!- por edhe të afërmit e tyre që nuk i demaskojnë, janë më afër tyre e shumë më larg nesh. Pra, Bashkësinë e sabotuan edhe Mustafa Ademi e Ismet Tahiraj tok me njëfarë soj „Shoqate“ intelektualësh!- të cilët duhet të përjashtohen nga Këshilli Nismëtar dhe kjo të theksohet në Historikun e Bashkësisë Shqiptare.

 

Sa jemi të emancipuar?

 

          Është fakt se shumë gra shqiptare janë të zëna me fëmijët, andaj, objektivisht, edhe nuk mund të vijnë nëpër tubime. Mirëpo kjo nuk mund të jetë 100%?- përse nuk vijnë nëpër tubime as vashat as nuset pa fëmijë!?!- apo sikur që ia lënë fëmijët dikujt për të shkuar në dasmë, poashtu mund t`ia lënë dikujt edhe për në mbledhje?

         Kam bindjen se në shumicën e rasteve burrat janë fajtorë-konservatorë?- dhe mbase edhe të pamoralshëm?- dhe duke logjikuar pas veseve të veta, nuk mund t`iu besojnë as grave e as motrave të tyre!?

         Është turp të mos kemi nëpër tubime asnjë grua: si ia kemi qitur llogarinë, të çlirohemi nga shkau me gjysmën e popullatës!?!- nga cilët popuj kemi marrë mësime e kë jemi duke imituar!?!

         Ato gra apo vasha që nuk janë të lira të vijnë nëpër tubime, vetëkuptohet se nuk janë të gatshme as të afta të shkojnë në luftë as të lozin ndonjë rol eventual që mund t`iu paraqitet në situata të ndryshme kacafytjesh: sa syresh kanë kryer kurse karateje, sigurimi, noti, ose ushtrimesh tjera të nevojshme për luftë?

 

Të mobilizohen të çmobilizuarit!!!

 

          Më 30-31.3.1999, me anë të mjeteve të informimit publik, Ministri i Mbrojtjes, shpalli:

 

U R D H Ë R I N

 

e mobilizimit të oficerëve, nënoficerëve... se si më erdhi një qeshje guguritëse e ëmbël si sheqeri dhe e ithtë si pelini: paska pasur krijesa „njerëzore“ të çmobilizuara!!! Dhe më lindi dëshira që t`i theksoj ca të çmobilizuar, me të cilët ka mbi dy vjet që njihemi, por që nuk punojmë bashkë asgjë!!! Pra, nuk pata mundësi të bashkëpunoj me oficerët:1. Hilmi Nebihi, 2.  Jahir Hyseni, 3. Muhamet Mulaj, 4. Izet Azizi...Pasiviteti i tyre po më çmendte; kurse heshtja për atentatin në të ndjerin Ahmet Krasniqi, e z. Hilmi Nebihi, shef i sigurimit, nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë!?!- përse nuk shpjegon asgjë!?!- në çfarë mënyre e ka bërë „sigurimin“!!?- dhe nga ai moment është kthyer në Zvicër!!?

 

         Unë jam i mobilizuar me dekada, dhe edhe sot e kësaj dite, edhe në këtë moshë: nuk njoh paradreke as pasdreke, nuk njoh të shtune as të diele, nuk njoh festa shtetërore as fetare...madje të dielet sikur më pengojnë dhe më nervozojnë: më pengojnë personat që nuk punojnë dhe zyrat  që janë të mbyllura- nuk më duket normale stagnimi...

 

PËRÇARJA E MËRGATËS PËRPARA PARLAMENTIT ZVICËRAN NË BERN!!!

 

          Më 1.4.1999, në Bern u organizua Protesta kundër Serbisë fashiste e në përkrahje të NATO-s e të Amerikës.

         Çfarë ndodhi?- edhe kësaj radhe dhunuesit e LPK-së dhunuan mendimin e masës dhe manipuluan me masën në mënyrën më të vrazhdë: ata ishin përgatitur paraprakisht, si zakonisht, që t`i mbysin të gjithë zërat popullorë, me zërin e tyre shtazarakë-antikombëtarë. Dy nga folësit, apo më mirë, pëllitësit e gërvallësit, ishin të hardallosurit Mehmet Bislimi e Ramadan Avdiu: ata po çirreshin pa një grimë ndjenje njerëzore, e të mos flasim për ndjenjat kombëtare në këtë moment tmerri e zie popullore. Thjesht, ata po e shfrytëzonin rastin e volitshëm që të promovohen- personalisht!!! Andaj nuk ia dhanë fjalën zotit Shefqet Jashari, as për ta përshëndetur masën e tubuar në emër të Bashkësisë Shqiptare!!!

         Masa do të brohoriste për kryetarin e kidnapuar, Dr. Ibrahim Rugova, të solidarizohej me të në këto çaste kritike për të e për familjen e tij, për momentin vendimtar për popullin tonë, sepse Amerika e njeh për Kryetar Ibrahim Rugovën dhe askënd tjetër. Masa do t`iu bënte homazhe shkrimtarëve e profesorëve tanë të pushkatuar, të ndjerëve Din Mehmeti e Latif Berisha...po zëri i tyre mbytej nga lukunia e organizuar gërvallëse, për t`i rrëmbyer meritat: ata nuk mund ta frenojnë veten nga gëzimi, që armiku po i zhdukë „rivalët“ e tyre dhe po jua hap terrenin për ta rikthyer komunizmin stalinist-enverist!! Pavarësisht se As Din Mehmeti e as Latif Berisha s`kishin treguar kurrë shenja të karrierizmit!!

         Dihet mirëfilli, se lëpëkëistët-marksistë-leninistë-stalinistë-fashistë, po e shpallin Rugovën „tradhtar“, jo pse ka tradhtuar gjë, por vetëm e vetëm pse është personalitet i njohur e diplomat i shquar në Ballkan, në Evropë dhe në Botë;- dhe si i tillë është pengesa kryesore për depërtimin e kanarinave politike në poste të imagjinuara me imagjinatat e tyre të prishura. Ata, sikur minjtë e fushës tërmetin, e nuhatin se Tirana e sotme Rugovën nuk e do për shkak të prejardhjes së tij nga një familje nacionaliste;- dhe për t`i plotësuar tekat e veta të ulëta, por edhe për t`iu shkuar për lale xhaxhajave e xhaxheshave të tyre të Tiranës së tiranizuar!!!- këtë e vërteton, më së miri, vetë fakti i „zgjedhjes“ të “Qeverisë të Re”!!

         Po është fatkeqësi që edhe disa persona, që ne i kishim menduar të pjekur, ranë në nivelin më të ulët të pozitave lëpëkëiste, për ta denigruar e për ta shpifur kryetarin Rugova, duke indoktrinuar edhe gjithë familjet e tyre!!!

         Kjo shtresë e kjo skllotë, edhe për mua kanë thënë pse nuk jam vrarë tok me dëshmorët Rexhep Malla e Nuhi Berisha!!- shtresat e niveleve të tilla na duan të vdekur, që mbi gjakun tonë ta nxjerrin unin e tyre të mjerë, si daci në thekër!!!

 

 Lëpëkëistët me tru trumcaku!!!

 

          Si „menduakan“ ata tipa, ata biçim njerëz, se Amerika dhe Evropa qenkan aq leshko, që ta çlirojnë Kosovën për ta rikthyer komunizmin!!?

         Prandaj në Protestën në Bern, s`kishte asnjë parullë kundër politikës Ruse as kundër aleatëve të saj, sepse që të gjithë armiqtë tanë të sotëm, ishin miq të Enver internacionalist proletar!!!

 

         Ju falënderoj për vëmendje.

 

 

 

 (Kadri Mani:”SHQIPTARËT JANË ATJE!”, botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 216-255)

 



(Vota: 52 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora