E merkure, 08.05.2024, 01:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Superior ndaj demokracisë

E hene, 19.04.2010, 09:32 PM


Superior ndaj demokracisë

 

Nga Gjon KEKA

 

Vendet që posa kanë lindur si shtete demokratike dhe cilat kanë pasur një jetë të gjatë në tranzicion ato lehtë mund edhe të rrëshqasin gjatë kësaj rruge në autoritarizëm dhe diktatur demokratike moderne.Kjo mund të ndodhë për tri arsye ;e para nga prezumimi i institucioneve qeverisëse, e dyta nga intoleranca dhe në fund nga mospajtimet e mëdha gjatë procesit të shtetit në rrugën e tij.Kështu që në rastin e parë nga prezumimi i institucioneve qeverisëse - e cila mendon se di të dalloj të drejtën dhe të gabuarën dhe duke qenë se ajo ka ndarë mendjen për të gabuarën duke menduar se është e drejtë sipas saj ,nga kjo del se ajo ka zgjedhur rrugën e gabuar të qeverisjes dhe kështu ngadal rrëshqet në autoritaritzëm apo edhe statizëm.

Pastaj në rastin e dytë nga intoleranca -ajo duke mos qenë në gjendje të mbroj të drejtat e përgjithshme zgjedhë rrugën e të sunduarit të të gjithëve duke menduar se nga kjo do të dal progresi dhe e drejta e shtetit demokratik e që në fakt është një rrëshqitjet me arsye në humnerën apo gropën e lakmisë për të zotëruar të gjitha dhe mbajtur në fre e dëgjueshmëri apo nënshtrim.Në rastine fundit nga mospajtimet e mëdha -ajo duke mos qenë në gjendje t'i kontribuoj procesit pozitiv të vendit dhe rrugës së tij drejtë demokratizimit dhe integrimit ,zgjedhë mospajtimin gjatë këtij procesi këtë ajo e realizon duke ndërruar qasjen për të keq ,dhe duke ndalur kështu rrugën e demokratizimit dhe të ecjes së shtetit në rrugën e integrimeve euroatalntike.

Megjithatë, duhet nënvizuar se nuk mund të ekzistojë apo edhe të shfaqet në një shtet demokratik autoritarizmi pa ndonjë ideologji paraprake apo dogmë të përcaktimit për këtë rrugë të mbrapshtë të një shteti të ri me demokraci të re dhe në tranzicion të gjatë.Prandaj nga momenti kur shteti bie në duart e kësaj ideologjie paraprake ateherë ajo tregon ngadal figurën e diktaturës apo autoritarizmit e cila mund të vërehet nga ajo se ata(elita autoritare) më shumë mbajnë pushtetin për privilegjet se sa lidhur me besimin se janë duke zhvilluar politikat efektive,progresive dhe të duhura në rrugën e procesit të zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit.

Kosova që nga shpallja e e saj shtet i mbykqyrur dhe e cila ka përjtur dhe ende po e përjeton edhe pas pavarësisë tranzicionin apo më mirë të thoja mësimin e ndërtimit të shtetit jurdik dhe demokracisë,ajo ka filluar të shfaq shenja të një autoritarizmi apo diktature demokratike e që është duke u rritur ky presion i brendshëm dhe ky superioritet i lidershipit e institucioneve qeverisëse ndaj demokracisë dhe shtetit.Tani mund të flitet me një zë të theksuar se Kosova dhe liderët institucional janë duke ndërtuar një shtet autoritar dhe në këtë kontekst mund shihet shumë qartë se si qytetarët e Kosovës janë bërë subjekt i autoritetit shtrëngues shtetëror në shumë aspekte të jetës së tyre, duke përfshirë këtu edhe çështjen e gjepit privat të individit apo qytetarit si dhe të shkeljes së hapur të të drejtave dhe lirive të njeriut .

Dhe krejt në fund shpesh zërat kundërshtues janë injoruar dhe konsideruar në mënyrë të habitshme nga këto institucione dhe ky lidership si njerëz që bëjnë komplot kundër interesave dhe rrugës së mirë institucionale të vendit e që në fakt ata nuk kanë menduar se pikërisht këta zëra janë zëra të demokracisë dhe të sjelljes së frymës së një shtetit jurdik dhe demokratik e europian.Në mënyrë tipike, shihet qartë se qeverisja në shtetin e mbykqyur të Kosovës është duke u sunduar nga një regjim autoritar apo më mirë nga një grup elite që përdor mjetet nevojshme të fuqisë së shtetit dhe që ka si vegël demokraciën .

Ndërkaq ligjet janë duke u injoruar në mënyrë të tmerrshme dhe rutinore institucionet dhe lidershipi apo më mirë ato sikur nuk ekzistojnë fare sepse zabtimi apo beteja në mes letres së ligjit dhe materializimit apo praktikumit të saj është i pamundur në një qeverisje autoritare dhe në një diktaurë demokratike moderne,sepse siç dihet këto ligje dhe kushtetuta e shtetit janë të huaja për superiorët ndaj demokracisë dhe shtetit. Gjithçka në sistemet e tilla qeverisëse punohet e veprohet sipas tekave të elitës autoritare dhe kjo normalisht se e çon shtetin në një lodhje dhe mundim të madhë duke bërë kështu atë objekt të lojës së pasionit.Kosova duhet sa më parë të jetojë e zhytur në demoraci duke e bërë atë pjesë të pandashme të institucioneve qeverisëse,pastaj të filloj shtrëngimin e shtepisë së re e të ndërtuar së bashku më bashkësinë ndërkombëtare ,të arrij të kap dhe mësoj shtetin juridik dhe europian e modern si dhe të punoj në rrugën e procesit të integrimeve euroatlantike. Koha nuk pret proceset në botë ecin në dinamikën e tyre ,prandaj shteti i ri i Kosovës duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme ashtu që ta zë hapin e zhvillimeve europiane dhe botërore.

 

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora