Mendime
Hilmi Saraçi: Riformatimi dhe Korrupsioni
E diele, 21.03.2010, 10:58 PM
Riformatimi dhe Korrupsioni
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Në kohet e fundit si duket ka filluar të flitet seorizisht për riformatimin e Qeverisë. Riformatimi si nocion nuk është vështirë të kuptohet , ka të bëjë pikërisht me ndryshimet në Qeverinë e Kosovës, prandaj i pelqeu apo s’i pelqeu dikujt nga ministrat në kabinetin qeveritar të Kosovës duhet të lëvizë diçka në këtë fushë. Duke u nisur nga një kuptim pak më i gjerë që ka riformatimi, nuk është vështirë të kuptohet rëndësia që ka kjo nismë për Qeverinë e Kosovës dhe për zhvillimin e shoqërisë tonë demokratike . Qeveria e Kosovës për ta realizuar në praktikë këtë nismë duhet menjëherë të analizojë rrethanat që mendon për t’i hyrë punës me përkushtim dhe pa ndonjë hezitim. Kryeministri, Hashim Thaçi në disa prononcime dhe deklarime ka shprehur mendimet dhe gatishmërinë për një luftë të pakopromis kundër korrupcionit, Mirëpo këto deklarime dhe prononcime sikur kanë mbetur si më parë, vetëm si deklarime të vullnetit të mirë
Për korupcionin dhe për të tjera dukuri negative që kanë kapluar shoqërinë tone kosovare duhet angazhim i veçantë . Ka pasur propozime ,sygjerime, rekomandime dhe se fundi edhe zor për të ndërmarë diçka në ndryshimin e kabinetit qeveritar.Kjo është e domosdoshme dhe e arsyeshme , sepse përkrahja për të luftuar korrupsionin do të ndihmojë institucionet tona për të punuar komfor rendit dhe ligjit. Duke marrë parasyshë se riformatizimi (ndryshimi) në kabinetin qeveritar në këto kushte dhe rrethana nuk është i lehtë për t’u realizuar në praktikë pa ndonjë “lekundje” gjatë realizimit , sepse kryeministri në këtë punë do të përballet me një faktor tepër të rëndë, pasi gati të gjitha dikastionet qeveritare janë të përfshira në afera dhe skandale, respektivisht në dukurinë e korrupsionit . Deklarata e ambasadorit amerikan Kristofer Dell se “korrupsioni duhet të luftohet nga instucionet e Kosovës dhe të mos pritet nga ndërkombëtaret”, për më tepër kjo deklaratë e Dellit edhe ajo e pjesës tjetër të faktorit ndërkombëtar që vepron në Kosovë shihet edhe si qartësim para opinionit se adresa se ku duhet të kërkohet lufta kundër korrupsionit e ka emrin Qeveria e Kosovës dhe jo faktori ndërkombëtar. Kjo gjithsesi është një obligim për Qeverinë e Kosovës sepse tashma po shohim që vertetë korrupsioni është instaluar në instancat e Qeverisë së Kosovës dhe këtu është problemi se nuk mund të luftohet korrupsini nga ata që janë të korruptuar. Prandaj Qeveria më njëfarë rezerve shprehet në tërheqjen e paraleles në mes të korrupsionit dhe të reformatizimit të Qeverisë së Kosovës…
Për të dëshmuar në luften kundër korrupsionit kryeministri duhet të fillojë ndëshkimin (ndryshimin) e ministrave të tij të cilët mendohet se janë të korroptuar e pastaj të shihet edhe në fusha të tjera të institucioneve të Kosovës . Këto ndryshime duhet të bëhen në bashkëpunim me kualicionin qeveriar (LDK-në). Disa ministra nga kualicioni LDK ishin friksuar për pozitat e tyre, sepse secili prej tyre sikur “e kanë mizën pas veshi”, prandaj kanë kontaktuar me fatmir Sejdiun , i cili i paska garantuar se nuk ka ndryshime në kabinetin qeveritar pa pelqimin e partisë që është në kualicion. Megjithatë frika e disa ministrive është e pranishme dhe mjaft “rrënqethëse”.
Hashim Thaçi në lidhje me reformatizimin deklarohet se kurfarë ndeshkimesh ndaj ministrave në kabinetin e tij nuk do ket , sepse këto ndryshime kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm që do të ndihmojnë në rend të parë në luftimin e korrupsionit dhe dukurive të tjera negative Duke u bazuar në këto, mendoj se Qeveria nuk e ka ndërmend të bëjë shumë ndryshime , por edhe nese bënë këto ndryshime , me siguri do të jenë periferike dhe do të jenë kosmetike dhe si të tilla nuk do ta zgjidhin problemin e korrupsionit.Fjala reformatizëm nuk përkon me këto ndryshime që duhet t’i bëjë Qeveria.e Kosovës. Ajo (Qeveria e Kosovës) në anën tjetër ndonse ka prioritet sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është verejtur deri me tani një aktivitetet i saj i dukshëm në këtë fushë .
Megjithë vendimin e Qeverisë për themelimin e task-forcës me qellim të luftimit kundër korrupsionit nuk është verejtur ndonjë ndryshim në këto fusha , prandaj fenomeni i korrupsionit në Kosovë po dëmton shërbimet esenciale për qytetarët dhe po e rritë shkallën e mosbesimit ndaj institucioneve . Këtu kemi të bëjmë edhe me mungesen e vullnetit politik dhe qeveritar në luftimin e korrupsionit .Kjo po ndikon vetëm në zhytëjen e vendit në korrupsion…
Gjatë muajit shkurt është verejtur një përkushtim më i madh, sidomos i deputetëve në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar rreth çështjes së korrupsionit. Kosova është gjithnjë duke humbur luftën kundër korrupsionit, sepse në vend që të kemi renie, për çdo ditë dhe për çdo vit kjo dukuri po shenon ngritje të shkallës të lartë . Kosova ka kornizë të mjaftueshme ligjore për të luftuar korrupsionin, prandaj krijimi i task-forcës do ta rrisë shpresën se Kosova do ta marë një rrugë të mbarë për t’u përballur me këtë dukuri të shëmtuar…