Anton Marku: Gomari që dinte të fliste
Sheshi i qytetit, aty ku mbahej tregu, atë të shtunë ishte i mbushur përplot. Ashtu si çdo ditë tjetër para së dielës, hipur mbi rrasa gurësh, përpara njerëzve kishin dalur oratorë të njohur e të panjohur, të cilët flisnin për tema nga më të ndryshmet. Disa prezantonin produktet e tyre, kryesisht nga mëndafshi apo qelqi...


























