Bedri Tahiri: Dëshmori i Pranverës Studentore - Ruzhdi Hyseni
Në faqet e historisë sonë të lavdishme e krenare vend të rëndësishëm zë edhe Kolla e Artakollit heroik. E gjendur rrëzë Qyqavicës mitike e në kufi me Drenicën legjendare, përherë qe fole trimash e arenë luftimesh. Toka e saj e stërgjyshore, brez pas brezi, është larë me gjak të njomë...


























