Kulturë
Kozeta Zylo: Diaspora Shqiptaro Amerikane Nderoi Ikonën E Artit, Humanistin Fadil Berisha
E premte, 04.04.2025, 06:52 PM
Diaspora Shqiptaro Amerikane Nderoi Ikonën E Artit, Humanistin Fadil Berisha
Gjithë
pjesëmarrësit në këmbë për të nderuar Fadil Berishën
Nga
Keze Kozeta Zylo
Qindra
pjesëmarrës të ftuar special të Fadil Berishës u mblodhen në Cipriani
organizuar nga drejtueset artistike Inva Mula dhe Dëshira Ahmeti Kerliu, me
general sponsor znj. Fotini Allteni Kokeri dhe hosted nga Shoqata Shqiptaro
Amerikane “Motrat Qiriazi”.
Ndërtesa
gjigande Cipriani mban emrin e Giuseppe Cipriani ai që shpiku Carpaccio-n e
famshëm dhe Bellinin origjinal, dhe që janë kthyer në ikona të Venecias, shumë
të njohura në të gjithë botën.
Në
hollin kryesor ishte varur banner me logon nga puna fotografike me supermodelet
e botës ku pjesëmarrësit grupe-grupe bënin foton e radhës me maestron Berisha
nga ekipi shumë profesional si Olsi Beçi dhe të tjerë të përzgjedhur nga Fadil
Berisha.
Duke
parë fotot me supermodelet, punën e jashtëzakonshme artistike-fotografike në
mendje më vinin fjalët e autores amerikane Dorothy Parker e cila ka thënë:
"Kreativiteti është një mendje e egër dhe një sy i disiplinuar".
Ishte
emocionuese të shihje në karpetin e kuq dhjetra artistë të shquar që
mirëpriteshin nga një zotëri në art dhe në sjellje siç është Fadil Berisha,
fotograf i modës dhe bukurisë, filantrop, humanitar, drejtor kreativ dhe
mentor.
Brendësia
monumentale e ndërtesës Cipriani që mbante brenda një ikonë të artit të
fotografisë si Fadil Berisha, e bënte dhe më madhështore dhe më të bukur këtë
mbrëmje gala.
Të
larta takat e supermodeleve, por më madhështore u ngrit para nesh supermodelja
botërore e moshës më të vjetër të punës në botë, 93 vjeçe, Carmen Dell’Orefice
e cila shkëlqente aq shumë si tavanet e zbukuruara mahnitëse, në galanë e
ditëlindjes së Fadil Berishës.
Afresket
e pikturuara me dorë dhe natyrisht portreti i saj i sjellë mjeshtërisht bardhë
e zi nga Maestro Berisha e bënin këtë vend vërtetë të jashtëzakonshëm. Aty ishte ndërthurur madhështia historike me
elegancën moderne.
Nje
surprizë të bukur e mori dhe nga bukuroshja shqiptare Angela Martini. Një imazh
i Fadil Berishës për 24 orë në Time Square në New York.
“Doja
që bota të shihte legjendën që ti je”, shkruante mes të tjerash ajo.
Personalitete
të shquara të artit, muzikes, skenës, veprimtarë të komunitetit, të shoqatave
te Kombit si Harri Bajraktari “Nderi i Kombit”, Dr.Elmi Berisha kryetar i
Federatës Panshqiptare “Vatra”, Ana Kohen Nderi i Kombit, Bruno dhe Kumrije
Selimaj pronarët e “Club A Steakhouse” z. Qemal Zylo themelues i TV dhe
Shkollave Shqipe “Alba Life” në gjithë Nju Jorkun, Vera dhe Ismer Mjeku, Toni
Dovolani, Shpendi Xani, Dzemal Lanica kryetar i shoqatës “Ulqini”, veprimtaret
e motrave Qiriazi si Agathia Luka, Ariana Elezaj, Eva Burnazi, Myzi Aliaj, TV
Kultura Shqiptare: Adem, Mimoza dhe Vera Belliu, Dr. Shpresa Xhakli, Lumi
Hadri, Eva Dori, Elsa Muca e shumë të tjerë nderuan në këtë mbrëmje gala.
Nën
tingujt e celistes së shquar Gjilberta Lucaj Cohen pjesëmarrësit trokëllinin
nga një gotë verë në kokteilin e shtruar për këtë event.
Nën
efektet e dritave audio musik performancën e hapën dy valltarë me vallen
“K’cimi i Tropojës” që është zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të
Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, ndërkohë një slide
show shfaqej në ekrean rreth Shqipërisë dhe Kosovës.
Aktorja
e Hollivudit Eliza Dushku përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe uroi Maestron
Berisha. Ajo prezantoi divën shqiptare
Inva Mula dhe Maestron Genc Tukici. Inva
Mula e hapi spektaklin madhështor me këngën gati hymn: “Shqipëri o vendi im”
shoqëruar nga Genci Tukiçi në piano.
Çfarë harmonie e përkryer midis tyre, dukej sikur sollën Atdheun tonë në
Manhattan.
Kënga
“Te volio bene” interpretuar nga Inva Mula ishte një tjetër sukses shoqëruar
nga violinisti Olen Cezari, Genc Tukiçi të cilët luajnë në tastierë dhe në tela
sikur vallëzojnë magjishëm në ajër. Olen
Cezari dhe Genc Tukiçi performuan “V. Monti, Czardas”.
Modelja
shqiptare Emina Cunmulaj udhëhoqi intervistat me njerëzit e shquar si Carmen
Del, Nikki Haskell, Paula Shugart President o Miss Universe.
Një
tjetër artiste e shquar e famshme ndriti skenën si gjithmonë Dëshira Ahmeti
Kërliu e cila së bashku me Inva Mulën ishin drejtuese artistike të këtij spektakli
madhështor. Dëshira interpretoi “O mio
Babbino Caro” e cila shoqërohej me nje slide show me foto te realizuar nga
mjeshtri Berisha. Artistja Cunmulaj foli
për kontributin e Fadil Berishës dhe tributin që i ka dhuruar Nexhmije
Pagarushës. Në nderim të këtij tributi
intepretoi plot profesionalizëm Dëshira me këngën aq të dashur “Baresha”,
ndërsa në ekran shfaqeshin pamje të hatashme nga Rugova, Kosova.
E
pamundur të sjellësh të gjithë programin aq të detajuar, por mbresëlënëse ishte
kabaja ne klarinetë të interpretuar mjeshtërisht nga Igli Tuga shoqëruar nga
Genc Tukiçi.
Artistja
me famë botërore Inva Mula prezantoi sponsorin kryesor zonjën fisnike Fotini
Kokeri një filantropiste dhe bamirëse e mirënjohur. Një moment special ishin motrat e Fadilit në
skenë. Kryetari i Komunës së Prishtinës
z. Përparim Rama nderoi Fadilin në emër të kryeqytetit të Kosovës, gjithashtu
Atifete Jahjaga ish presidente e Kosovës kishte përgatitur një dhuratë në emër
të fondacionit.
Genc
Tukiçi dhe Inva Mula performuan një këngë kushtuar mjeshtrit Berisha kompozuar
nga Genc Tukiçi, gjithashtu ata intepretuan “Gëzuar Ditëlindjen” ndërsa nipi i
Fadilit mbante kekun e ditëlindjes.
Pjesëmarrësit
dëgjuan urimin nga presidentja e Kosovës znj.Vjosa Osmani, ndërsa në ballroom
performuan valltarët.
Ne
ekran u shfaq filmi “Dear Albania” ku Eliza Dushku ishte artistja kryesore,
ndërsa në skenë ajo qëndronte bashkë me vëllain e saj.
Këngëtarja
e famshme e Sanremos Elsa Lila performoi dy këngë ndërkohë jepej një slide show
me portretet e saj realizuar nga maestro Berisha.
Elsa
Lila prezantoi Dea Kërliu e cila ka qenë ish nxënësja ime pranë Shkollave
Shqipe “Alba Life”, tashmë nxënëse në Man school një nga shkollat më të njohura
në botë për art dhe muzikë.
Dea
intepretoi dy këngë, e cila premton shumë për në skenat botërore dhe është e
ardhmja e Diasporës në art dhe më gjerë.
Parshqevi
Simaku nga ferri në dritë, për herë të parë në skenë
Ajo
doli për herë të parë në skenë pas ferrit ku kishte rënë dhe kjo fal Maestros
Berisha.
Parshqevi
Simaku u prezantua nga Emina Cunmulaj në skenë dhe natyrisht publiku e
mirëpriti me mjaft emocion dhe dashuri divën e muzikës shqiptare siç e quan
Elton Iliriani, ëngjëlli mbrojtës i saj së bashku me Elvira Taten. Ata e
nxorrën nga tuneli i errët në metropolin më të madh Nju Jork dhe e ringritën në
dritën që meritonte, në dritën që i dhuroi publikut nga ninëzat e syve të saj
të bukur. Diva u shoqërua nga Eltoni ku
mbante në dorë dhuratën për Fadilin.
Si
një zog fluturues sa hapi gojën për të kënduar publiku u çua në këmbë dhe e
shoqëronte me duartrokitje.
Ajo
ruante po atë butësi të kadifejtë, po ato flokë si pendë palloi dhe po atë
mirësi në komunikim si gjithmonë me publikun.
Simaku
e uroi Maestron duke interpretuar në skenë këngën: Globi (Dhuratë për
ditëlindje). Ajo doli për herë të parë në këtë skenë madhështore pas kaq vitesh
vuajtje, përpjekje, mundime dhe hidhërime!
Artistja
premton shumë dhe publiku mezi e pret në skenë.
Takimi
midis mjeshtrit Berisha dhe Simakut ishte shumë i ndjerë, i bukur, rrezëlitës
dhe njerëzor, ishte vërtetë një dhuratë e florinjtë në këtë vit jubilar
realizuar nga Berisha.
Parashqevi
Simaku është nje artiste e rrallë që edhe pse ka kohë pa dalje në publik, të
ngacmon kujtesën dhe vjen me një jehonë flladitëse shpirtërore dhe të frymëzon
për të shkruajtur dhe për ta kujtuar me plot respekt, por mbi të gjitha me
dashurinë si artdashëse e saj.
Ajo
erdhi nga një qytet i vogël i Shqipërisë, Kavaja dhe u ngrit plot meritë në
tempullin e artit, me zërin e saj melodioz, bukurinë femërore, delikatesën në
plastikën e lëvizjeve të shoqërimit, buzëqeshjen e trëndafiltë si gonxhe
shqipërie.
Në
këtë mbrëmje performuan shumë artistë të tjerë si artisti i shquar Arjan Kërliu
së bashku me bandën “Dea" me muzikantin e talentuar Did Tezha dhe Elis
Lloshi. Në këtë mbrëmje performoi dhe
artistja tjetër e shquar Mira Konçi etj.
Humanistja
Fotini Kokeri prezantoi avokaten e mirënjohur, Beti Beno, presidente
e
“Motrave Qiriazi” që ishin hosted për këtë mbrëmje dhe natë të paharrueshme
duke nderuar ikonën e artit Fadil Berisha. Të nderuara për punët e tyre
atdhetare, kulturore gjithmonë na bëjnë të ndihemi krenar për veprimtarinë e
tyre. Ato i dhanë bursë studimore për Nora Muhaxhiri e cila përshëndeti me një
këngë.
E
nderuan me urimet e tyre Ambasadori i Shqipërisë në Uashington z. Ervin
Bushati, miku i ngushtë i Fadilit z. Avni Mustafaj si dhe shoqata shqiptaro
kanadeze.
Performuan
dy yjet e Kombit çifti simpatik Merita Halili dhe Raif Hyseni, artistët e
mirënjohur dhe shumë të dashur Gezim Nika “Shqiperi o nëna ime”, Albërije
Hadërgjonaj, Yllka Kuqi.
Mbrëmja
u mbyll duke shkuar të gjithë artistët në skenë dhe duke performuar së bashku
“Xhamadani vija vija”.
Ditëlindja
e 65-të e ikonës së artit Fadil Berisha do të ngelet përgjithmonë në kujtesën e
pjesëmarrësve, dashamirësve të artit, të muzikës, botës së artit.
Gëzuar
ditëlindjen Maestro Berisha dhe vepra juaj rroftë sa malet e Shqipërisë!
Autorja
e shkrimit është shkrimtare, autore e tetë librave, publiciste, mësuese dhe
bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë
New York-un dhe në Albany si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit
të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
2 Prill, 2025
Manhattan, New York