E merkure, 30.04.2025, 06:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Vargje për fshatin

E marte, 01.04.2025, 06:50 PM


Xhavit Gasa:

VARGJE PËR FSHATIN

Vlaga e ngrohtë e tokës time,

avullore shpërthen brazdave,

po mi ngrohka sot vargjet poetike,

shkriftësine e dheut jepka fjalëve...

Dhe kjo fleta e letrës se bardhë,

ku pena ime rrëshqitka si parmendë,

me ngjaka si livadhe mbushur plot barë,

si fushat pa mbarim me ngjyrë të blertë...

Mos më thoni ju lutem se u merzitët,

se shkruaj shpesh vargje për fshatin,

ku mësova të ec e kembet vrava plisave,

dhe bimët prashita e vura në mullare barin.

FSHATAR

Mos ma merrni për ters,

mos u zemroni me mua,

fjalë e vargje, ngatërroj shpesh,

kur poezitë në letër shkruaj....

Gjithmonë më ngjan letra e bardhë,

mbi të cilën shkruaj fjalët e vargjet,

fushë me grurë, misër, mollë e dardhë,

sikur punoj, vjel fruta e kosis në livadhe...

Mos u zemroni me mua,

mos ma merni për ters,

se unë për fshatin do shkruaj,

fshatar jam dhe fshatar do vdes...

SI PLORI I PARMENDËS

I thashë një ditë penës,

kur mbi letër po shkruaja vargjet,

uroj të bëhesh si plori i parmendës..

unë faraxhi të ndjek brazdë pas brazde.

Fortësinë e gurëve shekullor të rrasës,

ka plori parmendës dru-fojletë gdhendur,

larë me ujë të ftohtë nga bunari i Gasës,

mbase më i vjetri në trevën e Burgajetit..

Hap pas hapi ndiqe pena ime parmendën,

me letrën e bardhë në dorë do t'ju ndjek,

rrasën e gurtë, arën,pjergullën dhe fojletën,

historinë e të parëve mes vargjesh të mbjell..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx