| E marte, 01.04.2025, 06:50 PM |
Xhavit Gasa:
VARGJE
PËR FSHATIN
Vlaga
e ngrohtë e tokës time,
avullore
shpërthen brazdave,
po
mi ngrohka sot vargjet poetike,
shkriftësine
e dheut jepka fjalëve...
Dhe
kjo fleta e letrës se bardhë,
ku
pena ime rrëshqitka si parmendë,
me
ngjaka si livadhe mbushur plot barë,
si
fushat pa mbarim me ngjyrë të blertë...
Mos
më thoni ju lutem se u merzitët,
se
shkruaj shpesh vargje për fshatin,
ku
mësova të ec e kembet vrava plisave,
dhe
bimët prashita e vura në mullare barin.
FSHATAR
Mos
ma merrni për ters,
mos
u zemroni me mua,
fjalë
e vargje, ngatërroj shpesh,
kur
poezitë në letër shkruaj....
Gjithmonë
më ngjan letra e bardhë,
mbi
të cilën shkruaj fjalët e vargjet,
fushë
me grurë, misër, mollë e dardhë,
sikur
punoj, vjel fruta e kosis në livadhe...
Mos
u zemroni me mua,
mos
ma merni për ters,
se
unë për fshatin do shkruaj,
fshatar
jam dhe fshatar do vdes...
SI PLORI I PARMENDËS
I
thashë një ditë penës,
kur
mbi letër po shkruaja vargjet,
uroj
të bëhesh si plori i parmendës..
unë
faraxhi të ndjek brazdë pas brazde.
Fortësinë
e gurëve shekullor të rrasës,
ka
plori parmendës dru-fojletë gdhendur,
larë
me ujë të ftohtë nga bunari i Gasës,
mbase
më i vjetri në trevën e Burgajetit..
Hap
pas hapi ndiqe pena ime parmendën,
me
letrën e bardhë në dorë do t'ju ndjek,
rrasën
e gurtë, arën,pjergullën dhe fojletën,
historinë
e të parëve mes vargjesh të mbjell..