Prend Buzhala: Kumtar nga shpellat e vetmisë (4)
Të më ndjeni, rrëfimet në kohë jonormale, ngjajnë së tepërmi në rrëfime të përçudshme. Në rrëfime fantastike. Kur vetë e di se si po jetoj, këtu i mbyllur në dhomë-kibucin tim, në dhomë-shpellën time në qytet (quajeni si të doni), gjithçka po më duket se po e jetoj një tjetër botë. Një tjetër realitet, që ia kalon fantastikes...

























