Kerko: a
Ndue Ukaj: Emigranti
E diele, 12.01.2020, 10:29 AM
Poezinë "Emigranti" e kam shkruar në vjeshtën e vitit 2010, në Suedi, dhe sa herë kthehem këtu apo vizitoj famijlarë a miq në mërgim, e përjetoj fort. E përjetoj ngashëm si atë vjeshtën e mugët, kur meditoja për fatin e emigrantit dhe shkruaja këto vargje.
E përjetoj fort, sepse e shoh në sytë e qindra emigrantëve të trishtuar, që janë të dërmuar nga nostalgjia dhe kujtimet.
EMIGRANTI
Ndue Ukaj
Ai
ka vetëm pyetje.
Përgjigjet
i ka të ndrydhura
nëpër
xhepat e ndotur me nostalgji të betonuar.
Ai
ka vetëm kujtime dhe ato i sillen rreth qafës,
dhe
si guri i mullirit e tundin një hapa para e disa mbrapa.
Në
ujëvarën e rrëmbyeshme e frushkullon kujtesa dhe ia rrëmben kohën-
kohën
që kurrë s’e sheh;
kohën
që vetëm e ëndërron netëve pa fund.
Ai
s’është njëri nga ata nën qiellin plot furtuna,
ku
ec, ha, bën dashuri dhe lutet.
Atdheu
i shpendëve është qielli
i
peshqve deti
i
emigrantit është pikëllimi
dhe
ai i shumëfishohet si retë e zeza kur tërbohet qielli.
Në
rrugët e panjohura përkund nostalgjinë
dhe
kërkon njëshin në zerot e pafundme.
Testamenti
i Odiseut i digjet në dorë,
e
gacat e kallin flakë si rreze tropikale.
Në
Itakën e munguar hedh shikimin,
mbrëmje
e mëngjes.
Ai
shtegton rrugëve të pikëllimit
dhe
mbulohet me jorganin e Tokës së Premtuar.
Dhe
çdo natë ëndërron të njëjtën ëndërr: kthimin në njësh.
Teksa
oaza e shkretëtirës ia thith dëshirat, kujtimet.
Emigrantit
kjo dhimbje e madhe,
me
thesin e pikëllimit bredh rrugëve të shpresës.
Pret
vendime të bahet njësh në zerot e pafundme.
Çdo
ditë e presin të panjohura në pyllin e dëshirave, i prehet shikimi i butë dhe
pritja e thellë.
Emigrantit
kjo dhimbje e madhe,
si
zog i mërdhir kërkon folenë e shpresës
dhe
mbulohet me jorganin e Tokës së Premtuar