Kerko: a
Albert Zholi: Hava Muçollari - Shpirti rrahu flatrat
E diele, 12.01.2020, 10:43 AM
“SHPIRTI RRAHU FLATRAT” dhe dhembjet e atdheut te poezia e Hava Muçollarit
Nga
Albert Z. Zholi, Shkrimtar-publicist
Libri
i ri “SHPIRTI RRAHU FLATRAT” me 105 poezi i autores Hava Muçollari, sjell te
lexuesi një dëshirë poetike dhe realizim elegant, për të vërtetuar se nga libri
në libër, autorja është më kërkuese, më qëmtuese, më e sinqertë, më e kualifikuar dhe më e pjekur.
Në këtë vëllim bie në sy tematika e gjerë, fabula e detajuar, ndërthurja e
vargut klasik me atë modern, tematika e ngjeshur dhe plot jetë, dëshira për të
përcjellë një realitet jetësor konkret, qëmtimi esencial i problematikave të
kohës, eleganca dhe ndjeshmëria e vargut, zhbirimi i problemeve që na ndikojnë
në jetë, dëshira për të çuar ndjenjën e
dashurisë në kualitetin që i përket përkufizimit të saj. Si intelektuale dhe
krijuese, autorja në këtë vëllim jo vetëm ka një rritje cilësore në përdorimin e figurave
letrare, por mbi të gjitha ajo vlerëson maksimalisht anën artistike të veprës,
si një domosdoshmëri koherente për të vlerësuar nivelin real artistik të
krijuesit në raport me atë çka kërkon poezia kontemporane. Me një stil të
veçantë, që e dallon dhe e veçon nga çdo krijues, autorja rreket që në këtë
vëllim të jetë vetvetja, në poezi të mos ketë sajesa artificiale, të mos
ndikohet nga poezitë e autorëve që lexon, të mos vegjetojë mes poezisë
plagjiaturë, por të përcjellë në mënyrë korrekte individualitetin e saj me të
gjitha përmasat e krijimtarisë personale. Në këtë vëllim me një tematikë të
ngjeshur dhe plot elegancë autorja nuk shtiret, nuk tenton të hyjnizojë
inegzistenten. Jo, ajo në këtë vëllim, sjell në mënyrë reale, jetën, natyrën,
fshatin, qytetin, lumenjtë, njeriun, veset, ndjenjat, dëshirat, reagimet
njerëzore, ëndrrat, premtimet, realizimet, kërkesat, zhgënjimet, tradhtinë,
besën, lumturinë, emigracionin, prindërit, të afërmit, etj.... Si një
intelektuale patriote asaj i dhembin dhembjet e atdheut ku sipas saj këto
dhimbje vijnë nga një politikë e papërgjegjshme. Dhe ajo nuk hesht, ndjen
përgjegjësi ndaj kësaj papërgjegjshmërie. Një vend të veçantë në këtë vëllim
zënë vargjet për dashurinë.
Dikur për ty
Dikur
për ty thura shumë ëndrra
Dikur
për ty fliste çdo varg.
Në
tel të zemrës ti më trembe
Në
çdo buzëmbrëmje më ngrite lak.
Rendja
rrugës si e marrë
Çdo
kujtim kish emrin tënd
Me
sy më thoshe qindra fjalë
Nga
sytë më mbinin mijëra këngë.
Këngët
e mallit që unë të thura
Në
drithërima sa shpejt m’i ktheve
Pse
bota kaq shpejt m’u ngushtua ?
Ku
mbetën fjalët, ku u gënjeve?
Me
copëra jetësh endem unë
Si
krahë shqiponje e copëtuar
Bëj
të ngrihem në fluturim
Mbi
një degë malli jam harruar .
Më
liro lakun nga zemra jote
Që
më mban ende të robëruar
S’bëhem
dot varkë të kalosh lumin
S’bëhem
dot valë për të ledhatuar
Një
poezi e shkruar me një ndjeshmëri admiruese. Dashuria është fryti më i bukur i
jetës. Është nektari ku mblidhen lulet më të bukura të natyrës. Por jo
gjithmonë dashuria bëhet realitet. Në dashuri janë dy zemra në emër të një
ndjenje sublime. Në shumë raste një zemër thyhet, gënjehet, nuk gjen
ekuilibrin, kërkesën, ritmin, afinitetin, por zhgënjimin. Me nj figuracion
letrar sqimatar dhe joshës, autorja në këtë poezi thërret se zhgënjimi nuk është i rastësishëm në dashuri, nuk është
i përveçëm, nuk është spontan. Në dashuri kanë ndodhur miliona zhgënjime ndaj
njeriu duhet të jetë i përgatitur. Dashuria sipas autores është një lak zemre, një varkë shpëtimi, një valë
ledhatimi, robëri zemre, degë malli, drithërima shpirti, rendje malli, etj....
Këto krahasime dhe metafora përbëjnë thelbin e dashurisë zë vërtetë që sipas
autores, në një moment, kur dy zemrat nuk rrahin në një puls duhet të ndahen
dhe pse me dhimbje. Por kur dhimbja është e njëanshme ajo duhet të shpërbëhet.
Një dashuri e ndarë, ka dhimbje, lot, mall, psherëtima, por që duhet larguar
pasi kalon në tragjedi. Nëse e lexon përciptazi, duket sikur kjo poezi ka nota
pesimizmi, nota dekurajuese, por në fakt nuk është ashtu. Poetja sa dashuron,
po aq dhe reagon. Sa përcjell ndjenjë të lartë njerëzore po aq dhe
ndërgjegjësohet se dashuria është një virtyt i lartë njerëzor që duhet
respektuar nga dy njerëz. Kur ndërgjegjësimi shihet me sytë e arsyes dhe
errësimi i syve nuk kalon në verbëri,
dhe dashuria është në njëanshmëri, detyrimisht ndarja, largimi është respekti
ndaj vetvetes. Por në këtë vëllim autorja përcjell shumë vargje ëpr dashurinë
me tematika të ndryshme. Ajo thur vargje
zemre edhe për besnikërinë, respektin, hyjnizimin, virtytet, mallin, ankthin,
pritjen, takimin, bukurinë, madhështinë, tradhtinë, stresin, merakun, që sjell
dashuria. Nuk u ndala më kot tek poezia:
Kronikë kohe
Diku
qajnë me kujë
Më
tej bëhet një dasmë,
Po
edhe atje qajnë
Një
fëmijë grindet nga dhimbjet
e
dhëmballës
Një nuse e re qan për të dashurin e saj
emigrant
Pleqtë
vajtojnë dhimbjet e kyçeve
nga
moti i keq
Veç
në parlament është ndryshe krejt
Shumica
ngrenë grushtin
Të
tjerë vetëm shajnë.
Një
poezi ku gjallon dhimbja, dëshira, realiteti jetësor, problemet e kohës,
mërgimi, kaosi, por mbi të gjitha politika problematike shqiptare. Është kjo
politikë e mbrapshtë që ka sjellë emigrim të pamasë, disnivele të thella
ekonomike, varfëri dhe dispropocion, ka sjellë ndarje të mëdha ne dhe ata, ka
sjellë ngërçe dhe situata që kanë rrënuar jetën familjare të shumë njerëzve. Ne
i votojmë, ne i quajmë baballarët e kombit, ne i përcjellim si modele, në fakt
ata janë problemi i kombit. Në parlament shikon fyerje, zhargone, nivele
mediokre, bërtitje, kanosje, sharlatanizëm, denigrim personaliteti,
mediokritet, kërcënime dhe imoralitet. Aty ku duhet të jetë tempulli i demokracisë, respektit të ligjit,
respektimit të normave të mirësjelljes, edukata, komunikimi elitar, vizioni i
të ardhmes, modeli i njeriut për brezat e rinj, në fakt gjen shëmtirën e
njeriut të kohës. Janë këto sjellje, këta njerëz që e kanë denigruar jetën
tonë, që e kanë sjell në zgrip të varfërisë, në humnerën e ndjenjës njerëzore.
Britmat e tyre, kërcënimet janë sinjale të një edukate mesjetare dhe jo
qytetërimi bashkëkohor evropian ku pretendojmë të aderojmë. Me një penë
elegante dhe reale, autorja e vë pikën mbi i se këta janë përgjegjësit e
Shqipërisë së vuajtur sot. Kjo poezi është një vërtetim real i ndjeshmërisë
intelektuale, atdhetare i poetes që nuk trembet ta thotë të vërtetën
publikisht. Nëse do kishim shumë intelektualë të tillë, shumë njerëz që ti bëjnë opozitë konkrete politikës
së mbrapshtë shqiptare 30-vjeçare realiteti do ishte ndryshe. Në këtë vëllim
autorja ka shumë poezi që duhet ti analizojmë, por unë mora vetëm dy për të
qenë korrekt, pasi lexuesit do ti zhvendoset vëmendja dhe do merret me recensën
dhe jo me poezitë aq lakonike të autores. Në fund dua të them se ky vëllim
poetik është një thirrje ndaj ndërgjegjes, ku njeriu në përditshmëri duhet të
jetë më konkret, më human, më i
ekuilibruar, më i vetëdijshëm, më sistematik, më i pavarur nga politika, më
kërkues ndaj vetvetes. Në këtë vëllim poetik autorja është treguar kritike ndaj
fenomeneve të shoqërisë, e brishtë ndaj dashurisë, e sinqertë ndaj miqësisë, e
drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve, vizionare ndaj të ardhmes, ku i mëshon me
përgjegjshmëri situatave të ndryshme që duhen zgjidhur me urtësi, delikatesë
dhe mirësi. Ajo në këtë vëllim nuk përqaset ndaj veseve si pabesia, hipokrizia,
dyfytyrësia, që sjellin problematika të pamenduara. Me një figuracion admirues,
me një sinqeritet të kultivuar fisnor, me një kurajë civile të veçantë, me këtë
vëllim autorja kërkon ta shohë jetën në sy dhe të përcjellë mesazhe paqeje, sinqeriteti, zhvillimi dhe kurajoje
për ta thënë të vërtetën siç është dhe pse ka dhimbje brenda.