Kerko: a
Xhemaledin Salihu: Aktivitete dhe suksese të shumta në vitin 2019
E diele, 12.01.2020, 12:46 PM
SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË
Veprimtari e frytshme,
aktivitete dhe suksese të shumta në vitin 2019
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë u themelua me 16.10.2010
dhe qëllimi themelor i saj është hulumtimi, gjurmimi, evidentimi, regjistrimi,
ruajtja dhe mbrojta e Trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore, zhvillimi dhe
kultivimi i krijimtarise kulturore dhe mbrojtja e ruajtja e identitetit
kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa misioni i saj është
mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë dhe kultivimi i kulturës shqiptare.
Që
nga themelimi i saj, në tetor të vitit 2010 deri më sot, , Shoqata për
Trashëgimi pati veprimtari dhe aktivitete të shumta:
-Ajo
organizoi 10 Konferenca shkencore dhe botoi 11 libra shkencorë.
-Më
28 dhjetor 2018, kryetari i Shoqatës priti në një takim pune biznismenin
Muharrem Salihu nga Medvegja, me të cilin u morën vesh lidhur me organizimin e
një Konference shkencore në Medvegjë, më 1 e 2 maj 2019.
Në
takim ishin prezentë edhe Kryetari i Kuvendit të Shoqatës, Z. Hysamedin
Ahmeti dhe nënkryetari i Shoqatës,
Z.Rrahman Hyseni nga Medvegja.
-Gjatë
muajit shkurt dhe mars të vitit 2019, Shoqata për Trashëgimi hartoi disa
projekte, me të cilet aplikoi në Ministrinë e Kultures të Republikës së Serbisë
dhe në Ministrinë e Kulturës të Kosovës.
-Më
23 prill 2019, një vizite pune në Medvegjë-biznesmenit dhe donatorit të
Konferencës shkencore: “Veshjet shqiptare në Medvegjë dhe viseve tjera”,
Z.Muharrem Salihu, ku u bisedua lidhur me Konferencën shkencore. Në vizitë
ishin Xhemaledin Salihu, kryetar, Z.Rrahman Hyseni, nënkryetar dhe Z.Ali
Sinani, anëtar i Këshillit drejtues të Shoqatës.
-Gjatë
vitit 2019, Muzeu i Kosovës në Prishtinë, nëpërmjet ushtrues drejtorit, Bislim
Bislimi dhe etnologes,Znj. Erodita Qorkaxhiu-Haxhiu i propozoi Shoqatës për
Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore nënshkrimin e një Marrëveshjeje të
bashkëpunimit kulturor, gjegjësisht që disa aktivitete kulturore të zhvillohen
në Preshevë dhe disa aktivitete Shoqata t’i zhvillojë në Prishtinë.
Në
pamundësi të lokalit për punë dhe mjeteve financiare, Shoqata për Trashëgimi qe
e detyruar që këtë bashkëpunim Muzeut t’i propozojë me Shtëpinë e kulturës
“A.Krashnica” në Preshevë. Kështu në emër të këtij bashkëpunimi Muzeu i
Kosovës, në Shtëpinë e kulturës organizoi një ekspozitë të veshjes dhe
fotografisë shqiptare në modernitet.
Pastaj
shfaqja teatrale e Teatrit të Qytetit nga Presheva, në emër të këtij
bashkëpunimi mori pjesë në Festivalin e Etno-fshatit në Kukaj të Prishtinës,
ndërsa një ekspozitë e pikturave dhe e fotove të trashëgimisë kulturore të
Luginës së Preshevës nuk u realizua, përshkak të mjeteve financiare.
-Konferenca
Shkencore : “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve tjera”, më 02.05.2019, në
Medvegjë-Sijarinë, ku morën pjesë shumë studiues nga Shqipëria, Maqedonia,
Kosova dhe Lugina e Preshevës.
Konferencës
Shkencore i parapriu tubimi-tradicional i këtyre viseve, shumë domethënës
“Takimet e Vendlindjes”, që u mbajt në fshatin Tupallë, më 1 maj 2019, ku
prezentuan edhe studiuesit e Konferencës shkencore.
Konferenca
Shkencore ishte organizuar nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore
e Luginës së Preshevës, në bashkëpunim me AFEDS, respektivisht Forumi Shqiptar
për Zhvillim Ekonomik në Serbi.
Konferencën
shkencore e financoi Z.Muharrem Salihu, biznesmen nga Medvegja dhe kryetar i
Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik.
-Në
Kuvendin Ndërkombëtar që e organizoi Qendra Kombëtare “Rrënjët Tona” Tiranë, në
krye me Prof. Sazan Guri, i cili u mbajt në Tiranë, më 9-12 maj 2019, në Muzeun
Kombëtar, kryetari i Shoqatës, Xhemaledin Salihu mori pjesë me dy punime:
1.Çështja
e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kërkesat për bashkim me Kosovën, në
raport me bisedimet Kosovë-Serbi, në sesionin e historisë dhe
2.Vallet
e burrave të Preshevës me rrethinë janë pasuri dhe thesar i veçantë i
trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore shqiptare, në sesionin e
etnokulturës.
-Më
10 qershor 2019, Xhemaledin Salihu,
kryetar i Shoqatës për Trashëgimi u
dekorua me Çmimin Kombëtar “Ali Vishko”, që mban emrin e një
veprimtari të shquar të arsimit dhe shkencës, nga Shoqata për kulturë dhe
art “Tradita”, nga Tetova, në 141 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit.
-Më
27 korrik 2019, në orën 11, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës u mbajt
një debat “Zëri i Mërgatës” me temën : “Roli dhe rëndësia e Mërgatës në
zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor, shendetësor, informativ dhe
bashkëpunimi me shoqërinë civile në Luginë të Preshevës”
-Më
1 gusht 2019, në Konferencën shkencore : “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78-2018”
mori pjesë Xhemaledin Salihu, kryetar, me punimin shkencor: KRAHINA E PUSTA
REKËS /Lumi i Shkretë/ NË SERBI, DIKUR ISHTE SHQIPTARE/Dëbimi i Shqiptarëve nga
Pusta Reka sipas Shoqatës Atdhetare të Pusta Rekës dhe studiuesve serbë:
Vlladimir Kariq, Milenko S. Filipoviq
dhe Jovan V. Jovanoviq /
-Më
25 gusht 2019, në Tiranë, në Manifestimin kulturor “Festa e Plisit të Bardhë”
mori pjesë Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës që pati fjalë rasti në
Manifestim, Dr.sc. Shefki Selami, kryetar i Shoqatës për kulturë dhe shkencë
“Pellazgët” nga Tetova që me fjalë rasti përshëndeti Manifestimin, Sevdail
Hyseni mori pjesë, anëtar i Jurisë profesionale në Manifestim, lidhur me
konkursin letrar për Atë Gjergj Fishtën dhe Nehat Ramizi, mori pjesë më një
poezi në konkurs.
-
Më 27, 28 dhe 29 shtator 2019, me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë
kulturore, në Preshevë, përfundoi realizimi i projektit “Edukimi i të Rinjve
nëpërmjet trashëgimisë kulturore jo të luajtshme dhe prezantimi i vlerave të
trashëgimisë kulturore”, në kuadër të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari
Kulturore, të cilën e drejtoi Xhemaledin Salihu, Gjatë realizimit të këtij
projekti janë zhvilluar një varg aktivitetesh me tematikë: “Edukimi i të Rinjve
nëpërmjet trashëgimisë kulturore jo të luajtshme dhe prezantimi i vlerave të
trashëgimisë kulturore”, pastaj formimi i Ekipit të Pedagogëve, printimi dhe
distribuimi i pllakateve, ligjërata të ekspertëve-pedagogëve, të Sami Agushit,
profesor dhe Xhemaledin Salihut, profesor,
vizitat e të rinjve-nxënësve të Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë dhe
të Shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë vlerave të trashëgimisë
kulturore të jo luajtshme, punëtoria e vizatimit dhe pikturimit me të rinjtë-dy
punëtori, një në Rahovicë, me nxënësit e shkollës fillore dhe një në Preshevë,
me nxënësit e Gjimnazit, ndërsa punëtorinë e udhëhoqi Agim Arifi, arsimtar i
artit, ekspozitë e fotografive dhe punimeve të të rinjve, si dhe programi
kulturor-artistik, me këngë e valle burimore nga Lugina e Preshevës, ku morën
pjesë SHKASH “Presheva” dhe SHKASH “Shqiponjat” nga Bujanoci.Vlen të ceket se
projektin: “Edukimi i të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore jo të
luajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” e financoi
Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë dhe e sufinancoi
Këshilli komunal në Preshevë.
-Në
fillim të tetorit 2019, dolën nga shtypi librat:
1.”
Çështja e luginës së Preshevës në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar: Të
drejtat e njeriut, siguria dhe marrdhëniet shqiptare-serbe”.
2.”
Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e luginës së Preshevës dhe viseve
shqipare”, , në botim të Shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në
Preshevë.
Financimin
e botimit të librave e bëri Këshilli komunal në Preshevë, nëpërmjet mjeteve të
ndara nga konkursi i shpallur, në të cilin aplikoi Shoqata.
-Më
26 tetor 2019, në sallën e Kuvendit komunal u realizua Konferenca shkencore:
“Trashëgimia kulturore dhe turizmi”, ku morën pjesë shumë studiues eminent nga
Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Lugina e Preshevës.
Konferencën
shkencore e financuan donatorët: Qenan Haxhi Vlora Hamdiun, Selajdin Sinani
Çajanin, Bunjamin /Emin/ Ademin dhe Flamur /Skender/ Sylejmanin.
-Më
26 tetor 2019, në Preshevë, në seancën solemne të Konferencës shkencore:
“Trashëgimia kulturore dhe turizmi” u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit
Kulturor : Tiranë-Tetovë-Mitrovicë-Preshevë-Bujanoc, nga Shoqata Mbarëkombëtare
“Bytyçi” Tiranë, Shoqata për shkencë e kulturë “Pellazgët” Tetovë, Qendra për
Studim dhe Hulumtim Mitrovicë, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari e Luginës
së Preshevës me seli në Preshevë dhe nga Bashkësia Kulturore Shqiptare Bujanoc,
me të cilën arritëm pëlqimin e përbashkët për bashkëpunim të ndërsjellë
kulturor, shkencor e të artit.
-Poashtu,
gjatë nëtorit dhe dhjetorit të vitit 2019, Shoqata për Trashëgimi aplikoi në
konkursin e shpallur të Këshillit Nacional shqiptar më tri projekte:
1.Konferenca
shkencore: Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Luginës së Preshevës dhe viseve
shqiptare”
2.Edukimi
i3 të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe prezentimi I vlerave të
trashëgimisë kulturore
3.Pjesëmarrja
e Shoqatës për Trashëgimi në Manifestimin tradicional kulturor “Festa e Plisit
të Bardhë në Tiranë dhe
4.Me
programin e punës për vitin 2019.
-Shoqata
për trashëgimi dhe krijimtari e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë u
themelua më 16 tetor 2010.
Ajo
që nga themelimi deri më sot, më vitin 2019 pati aktivitete të shumta dhe
veprimtari të bollshme.
Shoqata
për trashëgimi pa ndihmën e donatorëve nuk do të mund të kishte suksese në
organizimin e aktiviteteve dhe veprimtarisë së saj. sidomos ndihma e donatorëve
ishte shumë e mirë se ardhur në organizimin e 10 konferencave shkencore dhe
botimin e 11 librave.
Andaj,
Shoqata për trashëgimi me rastin e mbarimit të vitit 2019, vit shumë i
sukseshëm për aktivitetin dhe veprimtarinë e saj i falënderon publikisht
donatorët e shumtë të organizimeve të aktiviteteve dhe veprimtarisë së saj.
Xhemaledin Salihu, kryetar
Preshevë,
janar 2020