Giulio Andreotti
Giulio Andreotti, i lindur në Romë, më 14 janar të vitit 1919, është një ndër politikanët italianë më të njohur të periudhës së pasluftës, shkrimtar dhe gazetar, eksponent i partisë Demokracia Kristiane (DC). Të përmbledhësh jetën e tij është një punë e vështirë dhe e bollshme, qoftë për harkun kohor që ajo përfshin, qoftë edhe për sasinë e eksperiencave që një ndër figurat më të vjetra të politikës italiane është në gjendje të na ofrojë...





















