E merkure, 16.10.2024, 04:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Eneda Tarifa: Tregu do të jetë i muzikantëve

E diele, 16.12.2007, 12:48 AM


Shkruan: Kristi Pinderi

Eneda Tarifa
Eneda Tarifa po punon ngadalë, por me siguri, për të publikuar në muajin qershor një album me dy CD, një me këngë të vjetra dhe një tjetër me këngë të reja që ajo di t’i sjellë për herë të parë për publikun. Këngëtarja tashmë e konsoliduar shqiptare është në fakt një filozofe në profesion. Ajo është diplomuar për Filozofi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Nga ajo kohë, tregon për MAPO-n Eneda, “ka mbetur kënaqësia se mund të kuptoj e reagoj, të shoh në mënyrë kritike probleme të ndryshme që më rrethojnë dhe dëshira per t’u informuar mbi veprat e librat filozofike të fundit, dhe për t’u thelluar më shumë në studime të mundshme në të ardhmen”.
Eshtë ndoshta kjo prirje e saj ajo që e ka bindur të besojë edhe në një forcë politike, në Lëvizjen Socialiste për Integrim, e jo vetëm kaq, por edhe të angazhohet aktivisht në strukturat e saj. “Unë kam bindjet e mia dhe mbaj përgjegjësitë e mia. Kam mbaruar një shkollë e cila i shërben politikës më së miri. Jam në Lëvizjen Socialiste për Integrim sepse e shikoj si të vetmen zgjidhëse të krizave ekonomike e politike”, thotë ajo.
Në lidhje me tregun muzikor mendon se deri tani nuk ka qenë aktivisht e detyruar të shesë artin e saj dhe të konkurrojë me prurjet e reja, që sipas saj janë aq të shumta sa e kanë mbingopur Shqipërinë me “këngëtarë”.
Mban mend me mall fëmijërinë e saj dhe beson se nuk do të donte të kishte një fëmijëri tjetër. Kujton po me shumë mall vitet kur ka jetuar me gjyshen e saj në Gjirokastër. Këtë qytet e adhuron dhe e paralelizon gjithmonë me romanin “kronikë në gur” të Ismail Kadaresë.

Ju jeni duke përgatitur albumin tuaj. Si do të jetë ai?

Eneda Tarifa: Eshtë e vërtetë, jam duke punuar fort që ky album të jetë një punë edhe më e mirë se pritshmëritë e publikut. Albumi do të publikohet në qershor, me 2 cd. 1 cd bonus përfshin këngët e vjetra dhe një që përfshin këngët e reja. Kështu prita, por të paktën i jap publikut një buqetë të mirë këngësh dhe në një kohë më të përshtatshme

Me përvojën që keni krijuar tashmë në Shqipëri sa komode ndiheni me tregun shqiptar?

Eneda Tarifa: Unë jam ndjerë gjithmonë jashtë tregut, prandaj ndihem mirë pasi kështu nuk më duhet të jetoj me konkurrencën e shitjes së artit tim. Jam ndjerë gjithmonë mirë me publikun dhe kjo ka rëndësi për mua. Gjithsesi gjërat po ndryshojnë më në fund. Ka një vëmendje të veçantë për kontrollin e artit, për liçencim nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. E them me kënaqësi që vala e nxehtë e dominimit të muzikës së keqtrajtuar tashmë mbaroi. Tani tregu do të jetë i muzikantëve.

Eneda e gjykon apo vlerëson faktin që në televizionet shqiptare dhe në mediumet e ndryshme promovohen shumë të rinj dhe prezantohen si këngëtarë…?

Eneda Tarifa: Nuk jam kundër, por as edhe pro. Ka një mbingopje me “këngëtare”. Por gjithsecili ka të drejtë të konkurrojë, problemi ështe se këtu nuk ka rregulla dhe ajo prurja që vjen e që mund të jetë e mirë reziston pak dhe për më tepër nuk ka fenomene ose virtuozë që të justifikonin prurjen.

Cfarë ka ngelur tashmë nga ish studentja e filozofisë? Cfarë ka ikur e cfarë është bërë përfundimisht pjesë e jotja nga ajo kohë?

Eneda Tarifa: Ka mbetur kënaqësia se mund të kuptoj e reagoj, të shoh në mënyrë kritike probleme të ndryshme që më rrethojnë dhe dëshira per t’u informuar mbi veprat e librat filozofike të fundit, dhe për t’u thelluar më shumë në studime të mundshme në të ardhmen.

E kujtoni me mall fëmijërinë? Për cfarë keni më shumë mall?

Eneda Tarifa: Për kohën kur kam jetuar në Gjirokastër për 2 vjet me gjyshen. Ai qytet është i veçantë, kujtoj çdo detaj nga jeta ime atje. E paralelizoj gjithmonë me librin “Kronikë në gur” të Ismail Kadaresë. Kam patur fëmijëri shumë të bukur, ndaj nuk do të doja të kisha tjetër.

Je në LSI sepse është bërë si e modës që dhe artistët të atashohen pranë formacioneve politike?

Eneda Tarifa: Unë nuk e ndjek shumë modën. Unë kam bindjet e mia dhe mbaj përgjegjësitë e mia. Kam mbaruar një shkollë e cila i shërben politikës më së miri. Jam në Lëvizjen Socialiste për Integrim sepse e shikoj si të vetmen zgjidhëse të krizave ekonomike e politike. Partia jonë ka vizione të qarta mbi gjërat, dhe besoj në energjinë e saj si një parti e re dhe e fortë me kapacitete dhe që ka se çfarë jep e që nuk është konsumuar si partitë e tjera.

Çfarë mendoni për kryeministrin Berisha?

Eneda Tarifa: Eshtë kryeministri i këtij vendi dhe e respektoj institucionin që ai përfaqëson, jo detyrimisht alternativat që ofron si zgjidhje. Këto të fundit do të ishin shumë më të mira, pra zgjidhjet e problemeve, nëse do të mbështeteshin në parimet dhe alternativat që ofron LSI.

Cili është PR më i mirë që mund ti bëni vetes?

Eneda Tarifa: Të qenit konsistente në punën time dhe në idetë që kam, në planet dhe në daljet e mia.

Hapi tjetër në karrierën tuaj?

Eneda Tarifa: Nuk e di çdo të vijë më vonë. Unë thesht do të punoj. Gjërat e mira vijnë avash avash.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora