E shtune, 20.04.2024, 04:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Bekim Fehmiu largohet nga jeta artistike

E hene, 10.12.2007, 01:33 AM


Aktori i mirënjohur shqiptar, Bekim Fehmiu, i cili jeton aktualisht në Hollivud ka deklaruar se do të tërhiqet nga jeta artistike.Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane. Ato nuk shpjeguan hollësi mbi shkaqet e largimit nga kinemaja të aktorit 71 vjeçar, por bënë të qartë se largimi nga jeta artistike erdhi për shkak të moshës së tij. Bekim Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Unë kurrë nuk kam parë ciganë të lumtur”, që e realizoi në vitin 1966. Bekim Fehmiu është një nga emrat më të dëgjuar shqiptare të aktrimit. Ai ka lindur në Sarajevë, në vitin 1936. Deri në atë kohë, kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit dhe ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Njihet si një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike. Por, mbi të gjitha, ai është i shquar në kontributin artistik në kinematografinë botërore. Tërheqja e parë e tij nga jeta artistike ishte në vitin 1987, kur në mënyrë demonstrative u largua nga Serbia. Në Beograd, ai braktisi shfaqjen për të mos luajtur më në skenat serbe.

Kurse tani, artisti me përmasa ndërkombëtare, ka marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Kohët e fundit, ai ka botuar librin me kujtime “Shkëlqim dhe frikë”. Në të përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithçka deri në vitin 1955, kohë kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës. Në vitin 1972 aktori vizitoi Shqipërinë dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në këtë vizitë ai u shpreh: “Do të doja të njihja më mirë shqipen”. Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti. Ndoshta kjo ka qenë një nga arsyet, që i biri quhet Uliks. “Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodh as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj se bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”, shprehet Bekim Fehmiu. Ishte viti 1987, kur në mënyrë demonstrative, Bekim Fehmiu braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel. Në këtë vepër, ai luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës.
Jeta e artistit shqiptar i njohur për famën e tij dhe në Hollivud
Arsimin bazë e mori në Prizren dhe po atje edhe gjimnazin në gjuhën shqipe. Më tej regjistrohet në Teatrin Popullor të Kosovës, i vetmi profesionist i kohës. Laureohet në Akademinë e Beogradit për Artet e Bukura dhe interpreton një seri filmash në gjuhë të ndryshme. Shumë i kërkuar nga aktorë hollivudianë si Ava Gardner, Robert Shou, Xhon Hjuston etj. I famshëm bëhet në mesin e viteve ‘60 me interpretimin e Halil Beg në filmin “Roy” (1966), me të cilin merr çmim “Mirënjohjeje” në festivalin jugosllav “Igranog Filma”. Ka interpretuar rolin kryesor të Uliksit në prodhimin italo-gjermano-jugosllav “Odissea” (1968), vepra e famshme e Homerit. Në filmin “Black Sunday” të John Frankenheimer ka punuar bashkë me Bruce Dern. Në filmin “Un bambino di nome Gesu” ka interpretuar Jezusin. Rolet e Bekimit janë ndër më të njohurat ato të “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra. Nga filmat e para kanë qenë “Vitet e nxehta”, “Protesta”, “Eskadronët e partizanëve” dhe “Të kuq e të zinj”. Fehmiu ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, por dhe në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Disa nga fimat ku ka interpretuar

“Cuore e la spada”, (1998) (Film televiziv) si Gormond
“Disperatamente Giulia” (1989) mini-serial televiziv si Armando Zani
“Odissea, L’” (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus
“Bambino di nome Gesu, Un” (1987) mini-serial televiziv si Joseph
“Poslednja prica” (1987) (Film televiziv)
“Crveni i crni” (1985) si Da Giozo
“Vecchi e i giovani, I” (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa
“Partizanska eskadrila” (1979) si Majori Dragan
“Stici pre svitanja” (1978) si Esad Ljumi
“Specijalno vaspitanje” (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba
“Black Sunday” (1977) si Mohammad Fasil
“Disposta a tutto” (1977)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora