Kulturë
Festa e Polifonisë
E diele, 02.12.2007, 04:59 PM
Nga Namik Selmani
Kur para 7 vitesh, në fundnëntorin festiv të Qytetit Hero të Vlorës, organizatorët e Festivaleve Kombëtare dhe tipologjike menduan të krijonin traditën e re të Festivalit të Isoplifonisë, të gjithë artadashësit e Kryeqytetit të Isos Labe dhe të gjitha artdashësit e kësaj gjinie kaq befasuese dhe interesante brenda e jasht vendit e përshëndetën me shumë ngrohtësi dhe të gjitha njëzëri menduan se ishte një gjë fort e bukur. Mirënjohja e brezave të dashamirësve të kësaj kënge hirplote u rrit edhe më kur i panë njëra pranë tjetrës dy FESTA të bukura sa madhështore aq edhe emocionuese. Festa e Flamurit qëndron krah Festës së këngës Polifonike. Njëra e madhe për monumentalitetin e Pavarësisë dhe flamurit. Tjetra ajo e Tingujve qëndronte dhe qëndron me madhështine e shpirti të një kombi, me identitetin e kulturës së vetë kombit që nuk mund të jetonte pa flamurin e kuq.
Jo më kot dhe dy ditët e Festivalit të 7-Të të këtij edicioni , u bënë vetëm dy netë para jubileut të 95-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Esat Ruka, udhëheqësi artistik i Festivalit, e njëkohosisht edhe Drejtor i Qendrës Kombëtar te Veprimtarive Folkorike, na tregon se organizimi i tij ka nisur që në shkallë qarqesh, në rrethe , madje edhe në skajin më të largët të trevave që e kultivojnë këtë muzikë të një tipologjie të veçantë dhe të një strukture tërë harmoni. Ai na tregon se artistët e Vlorës, të Tepelenës , të Girokastrës, të Ballshit , Beratit , Skraarit e tj e kishin vlerësuar me shumë seriozitet.
Jo pak, por rreth 180 artistë të moshave të ndryshme, morën pjesë në këtë Festival, të përshirë në 18 grupe artistike me bartës të shquar të kësaj gjinie brenda e jasht vendit. me një repërtor prej rreth 80 pjesësh shumica prej të cilave ishte e krijuar endkas për këtë ngjarje të rëndësishme artistike. “Gjeografia” e grupeve ishte e plotë në hartën e polifonisë shqiptare. Niste nga Vlora me grupe tashmë të spikatur të fshatrave tësaj. Vazhdonte me Himarën që këtë vit vazhdonte besnikërisht traditën e këngëtarit popullor Neço Muka, i cili u nderua edhe me mirënjohje të veçantë Ngjitej përpjetë në Gjirokastër me grupin shumë të konsoliduar polifonik “Ergjëria”, i cili e ka dërguar isopolofoninë në Itali, Belgjikë, Turqi, Gjermani, Zvicër, në danimarkë, Athinë, ..në të gjithë kontinentet dhe ka mrekulluar jo vetëm spektatorët , por edhe studiues të folkut botëror.
Skrapari me një tjetër emblemë të polifonisë shqiptare të Demir Zyko e vazhdon me të tjerë bilbila Tomori. Më tej paksa larg grupi i Vranishtit të Korçës , të Devollit. Mallakastra me grupin e Cakranit u bashkua në rrethin e Fierit me grupin çam ku spikaste këgëtari virtuoz Shaban Zeneli , i cili porsa ka publikuar edhe një film për polifoninë e tij të realizuar nga një grup kineastash francezë. Përmeti e Tepelena duket se asnjëherë nuk do të reshtin së hedhuri në gurrën e polifonisë të tjera “gurra tingujsh” të shpirtit të popullit të këtyre krahinave.Gramshi këtë radhë nuk ishte befasues i tingujve magjikë të fyejve, por me një zë brilant si Aqif Çarçiu tepër i moshuar, por ende vital për këtë këngë. Isoja e këngëtarëve të ardhur nga Saranda dhe Delvina që garon me detin Jon, këtë vit kishte ardhur me grupe të ndara dhe secili prej tyre në një rreth kishin një garë të heshtur se cili të sillte vlera më të arrira.
Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folkorike ka në planin vjetor që të zhvillojë pesë festivale tipologjike muzikore që bartin folkorin e popullit tonë si ai e sazeve , të rapsodëve , të istrumentistëve popullorë etj .
Ky Festival që tashmë ka traditën vlonjate është një mbyllje e bukur që i bëhet kësaj pune artistike që ka në tërësinë evet MASIVIZIM, CILËSI , RISI, TRADITË, EMOCION . Festivali i kishte të gjithë elementët e isopolifonisë shqiptare si: elegjitë, këngët e trimave , këngët për ngjarje të rëndësishme historike duke përfshirë disa këngë të reja për Shpalljen e Pavarësisë, këngë të bukura lirike, motive kurbeti ku mund të shkëpusnim këngën e grupit të Sarandës “Dil moj vajza mërgimtare” të kënduar nga Leonora Xhuvani me hedhës drejtuesin e grupit Ardian Xhuvani, këngët e punës, këngët e dashurisë, elementët e humorit popullor, balada të bukura si ajo e Ymer Agës, etj
Siç tha edhe drejtuesja e jurisë së Festivalit Prof. Dr. Yllka Selimi që krahas personaliteteve të studimit të polifonisë së Mjeshtri Naxhi Kacaruho dhe poeti Bardhosh Gaçe , një risi të re solli këtë radhë edhe kostumografia e tij që ishte vlerësuan nga të gjithë grupet deri edhe tek grupi lab “Vëllazërimi” që kishte adhur për të përshëndetur festivalin nga Athina. ( atje edhe kanë nxjerrë dy disqe me këngë labe për publikun shqiptar të emigrantëve).
Ndërsa tekstet i ishin larguar ndjeshëm atij rrëfimi monoton të disa prej tyre në vite.
Një emocion të veçantë në ditët e festivalit solli edhe mirënjohja që Qendra e Kombëtare e Veprimtarive Folklorike kishte bërë për artistë të tij zhanri që sot nuk jetojnë më qor që një jetë të tërë mbi 40 ose 50 vjet kanë punuar, kanë kënduar që ajo isopolofonia e papërsërtishme shiqiptare të mbetej si një nuse e përjetshme .
U nis kjo mirënjohje me këngëtarin popullor gjirokastrit Xhevat Avdalli, traditën individuale të të cilit po e çon në të gjithë skenat e botës grupi “ Ergjëria “ i drejtuar nga Bajo Koli ku spikat virtuozi Arjan Shehu..
Një mirënjohje të veçantë u dha edhe për Artistin e Popullit Demir Zyko. Drejtuesi i Shoqatës Kulturore “Skrapari” premtoi se jehona e zërit të tij do të jetë e fuqishme edhe neë breza të tjerë. E tregoi artistikisht këtë edhe kënga për Demir Zykon që ky grup kishte përgatitur për të ku ndër të tjera thuhej
Përtej Urës së Qabesë
Xha Demiri po këndon
mali Tomor po e dëgjon.
Grupi i Himarës pati vlerësim të dyfishtë në këtë Festival. Ai u vlerësua me çmimin e tretë , por këngtëari popullor i kësaj treve tepër vitale për polifoninë e saj. Neço Muka mori edhe një Mirënjohjje për tërë atë jetë artistike në shërbim të këngës himariote.
Regjisorit dhe koreografit të talemtuar Guri Gjeçi i ra radha e nderit që të merte në duar një mirënjohje për një tjetër MAL të isopilofonisë labe si është ai i valltarit të shquar nga Vranishti Arap Çeloleskaj që për 40 vjet kontribuoi për vallen e labërisë të Vranishtit.
Një ide e bukur dhe vlerësuesë për të gjithë sidomos artdashësit e shumtë që kishin mbushur si rrallëherë tjetër sallën e teatrit “Petro Marko” të qytetit ishte edhe një Çmim i veçantë që bashkia e qytetit e kishte akorduar me emrin e njërit prej muzikantëve , studiuesve më të shquar të këngës vlonjate, të isos të saj monumentale Haxhi Dalipi”. Këtë Çmim të ri për herë të parë e meritoi grupi polofonik i Gjirokastrës. Përshëndetja e grupit folkorik të ardhur nga Tropoja me këngën “ N’Dradani bien tupanat” me një pjesë në çifteli që sillte të gjallë në kujtesë një tjetër kolos të këngës dhe artit tonë kombëtar si Ndue Shyti krijoi simbolikisht edhe një bashkim muzikor dhe shpirtëror mes polifonisë labe, toske me atë të Veriut të Shqipërisë. Pasi do të rreshtonim fituesit e Festivalit që ishin grupi “ Ergjëria” (Çmimi i parë) të grave të Kolonjës (Çmimi i dytë) dhe i Himarës (Çmimi i tretë), nga lista e diplomantëve të shquar të tij do të veçonim Behar Haskaj, Shaban Zeneli, grupin çam të Fierit, Haki Kapaj, Rajmonda Ago, Nesim Mema, Arben Veliu, Zhaneta Sako, burrat e Belshit, grupin e Urës Vajgurore , Berat
Mes festivalistëve të binte në sy edhe çifti legjendar i polifonisë shqiptare që ka rreth 50 vjet që ngjitet në skenat e festivaleve të tilla Ishte i mirënjohuri Ali Kondi dhe bashkëshortes Mukadëz Kondi që kënduan një këngë dashurie të mrekullueshme Syrin tënd të zi ma ke as ma jep ta bëj filxhan.
Tek linim pas një mal me iso të pambaruara të isopolifonisë Shqiptare na vinte në mendje të paktën dy ngjarje- lapiadarë, të cilëat futen në atë vlerësim jo zyrtar që ka kjo pasuri e gjithë kulturës shqiptare dhe e mbarë njëerëzimit që nga viti 2005. Drejtyesi i grupit fitues të Gjrokastrës na tregon se, kur në fillim të viteve 90 ishin në një konkurrim mes ansambleve muzikore nga e gjithë bota, i ndodhi një çudi e vërtetë nga ato që nuk besohet shpejt por që kanë ndodhur vërtet.
Kur mbaruaan së kënduari këngën mjeshtërore “Laj fustanë e tim zot’ në skenë nuk u ngjitën njerëz me lule, nuk u ngjitën njerëz për t’i përqafuar e për t’i uruar, por një grup studiuesish, me ca aparate në duar që ….i kontrollonin publikisht të gjithë artistët në trupat e tyre se mos kishin të fshehur aparate që mund të prodhonin atë zë që ata nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë (dhe as që do ta dëgjonin nga ndonjë artist i një kombi tjetër). Mrekullia e polifoninsë kishte bërë çudinë e rastit. Do të përsëritej një gjë e tillë më 1999 ku ky grup u ftua në një konkurrim në Beograd. Lufta sapo kishte mbaruar. Shumë njerëz iu sugjeruan që të mos shkonin. Ata shkuan e kënduan. Si dinin ata që një jetë ishin rritur e kishin kënduar këtë mrekulli. Në mes të shfaqjes, kur këngët dhe isoja e saj ia kalonte atij det njerëzish që i ndiqte, katër gra serbe me fëmijët e tyre – foshnja dolën nga salla e u drejtuan në skenë. të gjithë po shikonin të habitur se ç’po ndodhte. Të gjithë fëmijët që kishin në duart e tyre ia dhanë secilit këngtëar Donin t’i bekonin edhe me këtë këngë – perlë. Dhe këngëtarët gjirokastrtitë që mund të ishin edhe vlonjatë, edhe çamë, edhe skraparas kënduan për disa çaste ….me fëmijët e nënave serbe në duar.
…….Drejtori artistik i Festivalit të Isopolifonisë Shqiptare, Esat Ruka, një artist virtuoz në këngën epike të Veriut por edhe të krahinave të tjera nuk e ka të lehtë që të shprehë emocionin për suksesin e saj. Përkrah Zëvendësministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sporteve Zotit Ekrem Spahia, prefektit të prefekturës së Vlorës Xhevahir Rexhepi dhe të kryetarit të Qaarkut Vlorë, zotit Agron Sharra, përshëndet nga zemra artistët, bashkinë e Vlorës për kushte e krijuara në këtë ngarkesë detyrash për një jubile festiv. Ndërkohë që nuk harron të përmendë se kënga e tyre është shprehje e identitetit të kombit shqiptar.
I emocionuar si organizator artistik, si artist, si shqiptar mediton për pesë festivalet që e presin këtë Qendër për vitin 2008. Patjetër që do të jenë më të mira. Midis tyre do të ngrihet sërish si një mal i lartë me iso ky festival që vitin e ardhshëm do të shënojë Edicionin e tij të Tetë, me atë motiv shumë domethënës të këngës së grupit të Vlorës ku thuhet
E duam polifoninë
le t’ia lërë koha kohës
sa në Vlorë e në Smokthinë
iso mban ky Lumë i Vlorës
Një motiv që grupi lab “Vëllazërimi” nga Athina e kishte stisur kështu “ Mos ma vrisni këngën labe”.
Vlorë, më 25, 26 Nëntor 2007