E premte, 19.04.2024, 08:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Kthesat e Elsa Liles

E shtune, 24.11.2007, 05:59 PM


Nga Zefina Hasani

Elsa Lila
Se do te kishim shume shpejt ndonje lajm te ri nga Elsa Lila, e se ky lajm do te kishte lidhje me festivalin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, nuk qe e veshtire te merrej me mend, ndersa ajo u shfaq pak dite me pare duke zbritur shkallet e ketij televizioni. Por ndersa hamendesimi yne mund te shkonte deri tek ndonje ftese speciale drejtuar Elsa Liles per te qene e ftuara e nderit ne kete eveniment, ne zyrat e RTVSH-se ishte pergatitur nderkaq nje tjeter surprize. Jo vetem per ne, por edhe per Elsen vete.

Diten kur Edmond Zhulali i ka telefonuar per t’i percjelle ftesen ne emer te gjithe organizatoreve, edhe hamendesimi i saj deri tek ajo ftesa speciale per naten e fundit te festivalit- sic kishte ndodhur pese vjet me pare, kur kendoi “Moj e bukura more”- kishte mberritur. Nderkohe qe zeri ne telefon i kishte kumtuar nje tjeter lajm, ate qe s’ kishte per ta cuar kurre neper mend: te prezantonte Festivalin e RTVSH-se. Si? Me ke? Kujt i kishte shkuar nder mend se ajo mund te drejtonte nje festival te tille? Keto e shume pyetje te tjera Elsa Lila do te donte t’ia bente menjehere, aty ne telefon Edmond Zhulalit, por nuk harxhoi asnje impuls me shume. Do te kishte gjithe kohen qe do t’i duhej per t’u sqaruar per gjithcka po ndodhte. Ne canten e saj ajo kishte nderkaq bileten e prere per udhetimin e radhes (pak dite pas asaj telefonate) drejt Tiranes, ku duhej te vinte per disa pune te sajat personale. Nje koicidence e bukur kjo, qe i vlejti shume kete here. Duke u gjendur ketu Elsa Lila do te kishte mundesi te kuptonte me mire se cfare kerkohej kete here prej saj e keshtu do ta kishte me te lehte te vendoste se cfare duhej te bente, te pranonte apo jo. Gjithsesi, pasi takimit te pare me organizatoret e festivalit, u kerkoi atyre 4 dite kohe per te reflektuar. Dhe jo vetem per te reflektuar. “Nderkohe une isha shume e zene ne Itali me disa projekte te miat. Keshtu qe do te me duhej t’i nderprisja punet e nisura, ta bllokoja projektin per nje muaj e te riorganizohesha. E per kete duhej te koordinoja kohet, gjerat, telefonatat me bashkepunetoret qe ndodhen neper vende te ndryshme te Evropes e qe pastaj te mund te levizja pa problem per ne Tirane”. Kater dite i mjaftuan per t’i sistemuar te gjitha keto. Kur ketij afati i erdhi fundi, pergjigjen pozitive e dha ne telefon, nga Italia. Ndersa pas pak ditesh do te priste perseri bileten e udhetimit per ne Tirane, ku tashme ka nisur punen per te ndertuar dite pas dite profilin e saj te ri: ate te prezantueses se festivalit ne madh te dhjetorit ne RTVSH.

Po ia jep vetes gjithe kohen e duhur per kete mision te ri. I ka lene te gjitha angazhimet e saj ne Itali dhe ka mberritur ne Tirane per t’ia kushtuar plot nje muaj pergatitjeve per festivalin. A ka marre ndonje model nga Italia, per ta imituar ne skenen e festivalit shqiptar? Jo. Me shume se botes se spektakleve italiane ajo duket se po i referohet kujtimeve te femijerise se saj te hershme, pervojes personale te koheve kur prezantonte koncertet ne Pallatin e Pionierit. “Kjo nuk eshte eksperienca ime e pare ne prezantim- pohon Elsa duke qeshur. - Dikur, femije, une isha e regjistruar ne kursin e aktrimit ne Pallatin e Pionierit, ndaj shpesh here me kane besuar prezantimin e koncerteve qe organizoheshin. Sigurisht qe atehere ishte tjeter pergjegjesi nga kjo qe ndjej sot. Atehere isha thjesht nje femije qe u drejtohesha disa femijeve te tjere. Ndersa tani jam nje vajze e rritur qe do u drejtohem te rriturve dhe jo vetem. Megjithate, nuk e di pse ne gjithe keto dite u jam kthyer atyre koheve. Ndonese nuk e mbaj mend mire se si behej atehere kjo pune, pra prezantimi, por perpiqem te kujtoj sa me shume ”. Thjesht sa per te nxjerre nga subkoshienca emocionet e strukura qe nga ajo kohe, e sa per t’u ndjere disi komode me rolin e prezantueses. Pjesen tjeter te pergatitjeve duket se do t’ia lere me shume spontanitetit, ashtu sic ka bere gjithmone kur i kane kerkuar te beje dicka ndryshe nga kenga. Dhe nuk i ka dale aspak keq. Shkoi ne studion e Fadil Berishes ne Amerike- ne vitin 2003- per te realizuar fotografite e albumit te saj, por pas kesaj do te gjendej serish ne ate studio si fotomodelja qe duhet te pozonte per kataloget e firmave te ndryshme te modes. “Qendroja disa muaj me radhe, kthehesha pastaj ne Itali e pastaj shkoja prape ne Amerike. Kjo levizje zgjati pothuajse nje vit te tere, derisa u realizuan te gjitha fotografite”. Me pas? Do t’i kthehej perseri kenges, por nderkaq do ta terhiqnin ne nje tjeter eksperiment: ne boten e filmit. “Kane qene disa role te vogla ne disa filma, qe jane transmetuar kryesisht ne “Canale 5”. Duke qene se tashme jam e perfshire ne ambientet artistike, krahas kengetareve une njoh dhe aktore, producente te ndryshem te cilet me kane ftuar te angazhohem ne keto role te vogla”. Ftesa te ardhura krejt rastesisht, te cilat ajo i ka pranuar pa hezituar, sepse “Jane momente eksperimentimi qe te bejne te ndjehesh mire. Jane angazhime qe i marr persiper nxitur nga deshira per te provuar gjera te reja. Por asnjehere nuk jam joshur aq shume sa per t’u marre shume seriozisht, sepse une s’kam talent te jashtezakonshem as per aktrim e as per te qene modele. Talenti im eshte diku tjeter, tek kenga. Sekreti i nje artisti te vertete eshte te ndjeke ate talent qe ka me te vertete”. Elsa Lila duket e bindur kur e pohon kete. C’ka do te thote se nuk mund te ndodhe asnjehere qe ajo ta braktise apo ta kaloje ne plan te dyte kengen, per te rendur pas filmit apo studiove te fotografive. Kthesat e vogla qe ben here pas here jane thjesht prova te vogla qe e joshin per aq kohe sa zgjasin. Ndaj me te mbaruar festivalin ajo do te largohet nxitimthi per ne Itali, per te vijuar projektin e saj, te cilin iu desh ta bllokonte vetem per nje muaj. “Ia vlen kur e ben per festivalin nga i cili une kam dale. Nese s’do kishte qene ky festival, ndoshta une s’do te kisha bere asgje nga cfare kam bere ne gjithe keto kohe. Ndaj ndjej se duhet ta jap kaq kontribut. E vec kesaj, te prezantosh nje festival te tille eshte dicka qe rralle te ndodh ta besh ne jete. U tundova nga ftesa dhe pranova ta provoj per ta shtuar ne curiculumin tim kete eksperience, qe jam e bindur se do te mbetet nje kujtim i bukur ne jeten time artistike”. Duket qarte se nuk i vjen aspak keq pse iu desh te nderronte kaq shpejt axhenden e puneve te saj. Tashme eshte mesuar t’i marre mire kthesat ne cdo kohe e te mos humbase asgje nga gjithcka kerkon te beje.

Te provosh gjithcka

Pak kohe me pare, ne spektaklin “Taksi e rezervuar” Elsa Lila do t’i rrefente Rudina Magjistarit (e permes saj gjithe spektatoreve) aktivitetin e saj te fundit sportiv, ne boks. Jo per te mesuar vertet gjuajtjet me grushte, por thjesht per te provuar dicka te re. Deshira per t’u marre me gjera krejt te ndryshme nga njera-tjetra nuk ka te mbaruar. Ka mesuar mjaft mire skite, patinazhin, hipizmin dhe eshte nje notare shume e mire. “Pak vjet me pare jam stervitur me notaret e kombetares se te rinjve shqiptare ne pishinat e Tiranes. Qellova nje dite atje duke notuar per qejfin tim dhe ata me ftuan te stervitesha me ta. E qe atehere e ndjej veten nje notare te vertete”. E jo vetem kaq. “Tashme kam marre dhe nje diplome per zhytese. Kreva nje kurs te gjate intensive dhe dola shume mire. Cdo vit zhytem ne dete te ndryshem. Kam provuar dhe detin e Vlores kete vere qe shkoi, por ngaqe me mungonin pajisjet e duhura nuk e shijova dot tamam zhytjen. Veren tjeter do t’i marr me vete te gjitha pajisjet dhe do te zhytem perseri”. Deri atehere sigurisht qe do te kete provuar te tjera gjera.

Elsa ne kerkim te nje shtepie

Sapo mberrin ne Tirane destinacioni i vetem eshte shtepia e gjyshes. Atje i ka zbarkuar edhe kete here valixhet e saj. Por ndoshta per te mos qendruar shume gjate. Nuk e ka vendosur ende se ku do te akomodohet pergjate ketij nje muaji qe i duhet te rrije ne Tirane. Per nje gje eshte e sigurt: tek gjyshja nuk do mund te rrije dot. Sepse do ta kete nevoje te domosdoshme te jete sa me afer TVSH-se e Pallatit te Kongreseve. Keshtu qe ne keto dite te para, kur provat per festivalin nuk kane filluar ende intensivisht, Elsa po perpiqet te gjeje zgjidhjen me te mire. Pse jo ndonje shtepi me qira apo dhe ndonje dhome hoteli diku andej nga zona e TVSH-se.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora